Ambasadori Norman takon Metën: Avancimi i reformës në drejtësi, kyç për sundimin e ligjit

September 7, 2016 15:17

Ambasadori Norman takon Metën: Avancimi i reformës në drejtësi, kyç për sundimin e ligjit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të mërkurën ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.
Kryeparlamentari, pasi vlerësoi marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Kuvendi i Shqipërisë dëshiron intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes dy vendeve, duke vlerësuar investimin afatgjatë të Britanisë së Madhe në të gjithë vendet e rajonit tonë.

Në këtë kuadër, u vlerësuan shkëmbimet ndërparlamentare si tepër të rëndësishme për cilësinë e bashkëpunimit dypalësh.
Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë që ekziston mes dy vendeve në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme ku kryetari Meta vlerësoi mbështetjen domethënëse britanike.

“Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, dhe intensifikimi i këtij bashkëpunimi, do të rrisë edhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj investitorëve britanikë në të ardhmen”, nënvizoi Meta.

Meta-Norman (2).Ambasadori Norman shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi prioritetet e Ambasadës në funksion të bashkëpunimit dypalësh.

Ai theksoi se Shqipëria luan një rol tradicional tepër pozitiv në rajon, i cili vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe në këtë drejtim, qeveria dhe parlamenti britanik mbeten të përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit.

Në përfundim kryetari Meta dhe ambasadori Norman biseduan edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, ku theksi i veçantë u vendos mbi avancimin e reformës në fushën e drejtësisë, si kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe për rritjen e kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

September 7, 2016 15:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*