Ambasadori rumun: Konsensus politik për reformën në drejtësi

December 12, 2015 18:03

Ambasadori rumun: Konsensus politik për reformën në drejtësi

Ambasadori rumun në Tiranë, Nicanor Tekulesku, nga Korça ka theksuar domosdoshmërinë e konsensusit politik në Shqipëri, si një nevojë për reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë.

Edhe pse është shprehur me optimizëm për tendencën pozitive në reformat e tjera, diplomati rumun e ka konsideruar këtë një proces të vështirë në themel të të cilit mbetet lufta ndaj korrupsionit. “Është e qartë që Shqipëria po bën përparime në reformën në drejtësi. Ky është një aspekt që është parë nga shtetet e KE, por edhe nga faktorë të tjerë në rajon.

Është e qartë që kushtëzohet nga kjo reformë rruga për t’u anëtarësuar në BE. Edhe në reforma të tjera tendenca është pozitive. Procesi është mjaft i vështirë dhe këtë e thotë një përfaqësues i një shteti i cili e ka kaluar këtë periudhë tranzicioni dhe ende po lufton e po bën përpjekje të mëdha për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe për të luftuar sistemin e korrupsionit.

Jam i bindur se Shqipëria do ta kalojë me sukses këtë proces dhe për mendimin tim është shumë i domosdoshëm konsensusi politik. Gjithashtu flas nga përvoja e Rumanisë. Duhet që shoqëria civile të përforcohet dhe ta shtyjë e ta forcojë këtë proces drejt përfundimit”, deklaroi Tekulesku.

Ambasadori rumun këto deklarata i ka bërë teksa ka qenë prezent në qytetin e Korçës, ku është përuruar Qendra Kulturore Rumune, si dhe janë shpërmdarë çertifikatat për studentët që kanë ndjekur mësimin e gjuhës rumune në universitetin “Fan Noli” në Korçë, ku edhe ka vlerësuar bashkëpunimin kulturor dhe ekonomik mes dy vendeve.

December 12, 2015 18:03
Komento

1 Koment

  1. xp December 12, 18:10

    dy jane reformat kryesore ne shqiperi:

    1-te shkrihet republika ambasdoriale qe eshte formuar nga rajersoni ne 1991-2 dhe vazhdon dhe sot.

    2-te denohen krimet e sali-elezbiberishes.1991-2013 e ne vazhdim

    ne te kunderten dalin realitet fajlet e enverhoxhes ne 1984 ku tha qe mos e lini shqiperine ta shkele derri dhe dosat…

    keto qe thone keta ambasadore si ky rumuni apo ca helmuter te tjere jane tallje makabre..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*