Ambasadori shqiptar në Britani debaton me ministrin e jashtëm grek

June 11, 2015 18:13

Ambasadori shqiptar në Britani debaton me ministrin e jashtëm grek

Ambasadori Shqiptar në Britaninë e Madhe, Mal Berisha debatoi me Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias në një takim të këtij të fundit në Universitetin Oxford, me datë n 10 qershor 2015. Ministri grek po prezantonte politikën e jashtme greke. Gjatë bisedës ai hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë kur tha:

“…Këto plane janë të njëjta me – dhe po aq kontra – produktive sa – planet e atyre që ëndërrojnë për një Shqipëri të madhe dhe prodhojnë harta (të një Shqipërie të Madhe) e cila përfshin pjesë të Greqisë së  Veriut dhe ishujve në Detin Jon. Në vecanti, partneri i ri në qeveri partia PDIU e cila është “pasardhëse” e partive naziste nga koha kur rajoni ishte në pushtimin nazist” i dëmtojnë mardhenjet tona”. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin mbi,  sic tha ai “shkeljen e të drejtave të minoritetit grek indogjen në Shqipëri”. Pastaj ai u ndal tek mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sic e cilësoi ai, nga ana e Shqipërisë. Kotzias shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë faktin se Greqia vazhdon të jetë burim të ardhurash monetare nga emigrantët shqiptar që punojnë në Greqi dhe se iu është  dhënë  e drejta e shtetësisë  fëmijëve të  emigrantëve të lindur në Greqi. Biseda e tij u bë në një sfond me një hartë të vjetër të Europës.

Ambasadori shqiptar Mal Berisha ndërhyri menjëherë  dhe i  kujtoi atij se harta me të cilën po ilustronte bisedën ishte një hartë gjeopolitike të cilës i mungonin dy vende të Ballkanit – Kosova dhe Mali i Zi.

Më tej ai shtoi  se në Shqipëri nuk ka patur kurrë dhe as që ka parti naziste. Një parti e tillë dihet se ekziston në Greqi dhe sipas medjave greke ajo është antare e parlamentit  grek. Nëse bëhet fjalë për nënkryetarin e parlamentit shqiptar, ai nuk ka asnjë lidhje me nazizmin dhe në Shqipëri nuk ka as një parti ekstremiste as të djathtë as të majtë. E drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur në Shqipëri garantohet me Kushtetutë dhe Parlamenti Shqiptar është  një  organ Sovran. Ndërkohë asnjë organizatë ndërkombëtare nuk ka përmendur ndonjëherë praninë e partive ekstremiste në Shqipëri.

Sa i takon trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri, Ambasadori shqiptar i tha Ministrit Grek se ata gëzojnë tëra të drejtat sipas kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Shqiptarët, trajtimin njerëzor të grupeve tjera etnike  e kanë në traditën e tyre. Po ashtu ai iu drejtua audiencës se Shqipëria është shembulli më unik në Europë në mënyrën se si i trajtoi hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit duke  e trefishuar popullsinë e tyre, pa humbur asnjë jetë, në një kohë kur në tërë Europën numri i tyre u reduktua për shkak të bashkëpunimit të vendeve ku ishin ata me nazistët. Sa iu takon emigrantëve shqiptar, Ambasadori tha se është e vërtetë që ata kanë sjellë të ardhura në Shqipëri, por janë po ata që në 25 vjet kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Greqinë.

June 11, 2015 18:13
Komento

4 Komente

  1. myzeqeja e vogel June 11, 19:09

    Mali kaq i zgjuar? Jalla

    Reply to this comment
  2. niazi June 11, 21:32

    Perfaqsues dinjitoz i shtetit .pavarsisht forces politike qe e ka zgjedhur dhe perfaqson…te mrosh dinjitetin eshte detyre dhe pergjegjsi e te gjithve te majte e te djathte…pergezime…

    Reply to this comment
  3. veterani June 12, 20:32

    PMVARSISHT KONSIDERATAVE TE MIA APO TE DIKUJT TJETER :BRAVO MAL KESHTU DUHET PERGJIGJUR DHE SQARUAR OPINIONI KUDO DHE KUSHDO QOFTE AI QE DENIGRON APO SHAN SHQIPTARET DHE SHQIPERINE

    Reply to this comment
  4. loni June 13, 07:23

    Nga emri vetekuptohet se ciles parti i perket. Megjithate, brravo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*