Ambasadori turk në Tiranë: Kujdes nga organizata FETO e Gulen

July 14, 2017 16:27

Ambasadori turk në Tiranë: Kujdes nga organizata FETO e Gulen

Në përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, ambasadori i këtij vendi në Tiranë, Hidayet Bayraktar theksoi rrezikshmërinë e madhe të organizatës “FETO”, e cila është bërë përgjegjëse nga Ankaraja zyrtare për ngjarjet e 15 korrikut të vitit 2016.

Ambasadori Bayraktar u ndal edhe te shtrirja e organizatës së drejtuar nga Fethullah Gulen, edhe në Shqipëri.

“Presidenti ynë Erdogan, edhe në intervistën e dhënë për Top Channel e ka theksuar që pala shqiptare duhet të jetë e kujdesshme në këtë gjë. Sigurisht që ne, duke qenë një aleat strategjik me Shqipërinë, dëshirojmë që në një vend mik si Shqipëria të mos ndodhë e të mos përsëriten ato që ndodhën në Turqi, më 15 korrik 2016. Ne thjesht e paralajmërojmë dhe rekomandojmë në mënyrë vëllazërore dhe miqësore, që në Shqipëri të mos përsëriten ngjarje të hidhura, siç ndodhën në Turqi”, tha ambasadori Hidayet Bayraktar.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për largimin e kësaj organizate nga vendi ynë.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin me funksionarë të sigurisë, policisë dhe gjyqësorit, e jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim. Kjo çështje trajtohet edhe në nivelet më të larta. Edhe Ambasada jonë e shpreh këtë çështje në institucionet shqiptare, edhe ministritë përkatëse kanë një bashkëpunim në këtë fushë, ka edhe shkëmbim informacioni. Ashtu siç ‘FETO’-n po e pastrojmë nga Turqia, ashtu dalëngadalë ajo do të pastrohet nga të gjitha vendet e tjera të botës. Ne kemi një bashkëpunim dhe nuk dëshirojmë që FETO të ketë bazën e vet edhe këtu në Shqipëri”, tha më tej ambasadori turk.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë rikonfirmoi edhe njëherë atë që deklaroi presidenti Erdogan në emisionin “Top Story”, se shumë shpejt në Shqipëri do të nisin aktivitetin e tyre shkollat e Fondacionit “Maarif”, të cilat janë të mbështetura nga qeveria e Turqisë./tch

July 14, 2017 16:27
Komento

3 Komente

  1. anticensurë25642654 July 14, 17:36

    “Ambasadori i Turqisë në Tiranë rikonfirmoi edhe njëherë atë që deklaroi presidenti Erdogan në emisionin “Top Story”, se shumë shpejt në Shqipëri do të nisin aktivitetin e tyre shkollat e Fondacionit “Maarif”, të cilat janë të mbështetura nga qeveria e Turqisë./tch”
    nuk na mjaftojnë shkollat “e ujit nën rrogoz”gylen,por tashti paskavendosur sulltani të na edukojë me shkollat e tij!?
    tashti fillon e ejep urdhëra e deklarat sulltani sikur të ishte në turqi?!
    jashtë qënër turq!!
    hap sytë popull se turku po rikëthehet në vëndin e krimit!

    Reply to this comment
  2. Spathiati July 15, 14:20

    Asnje koment nga turkoshaket e albanistanit per nderhyrjen e Gjylenisteve dhe te Erdoganisteve islamik turq, ne shqiperi.
    Ptu, far e keqe!

    Reply to this comment
  3. Crusader July 15, 18:42

    Edhe ky surrat eshte mangut tani. Pak halle ka Shqiperia, por duhet te merret edhe me filmat Turq te Erdoganit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim