Ambasadori ynë në Paris thërret Holond e Sarkozi: Kriza juaj na shqetëson!

January 11, 2016 17:38

Ambasadori ynë në Paris thërret Holond e Sarkozi: Kriza juaj na shqetëson!

Ambasadori shqiptar në Paris, z.Dritan Tola, pasi ka ndjekur nga lozha punimet e trazuara të parlamentit francez, ka thirrur këto ditë në takime të veçanta presidentin Holond, kryeministrin Vals dhe shefin e opozitës, Nikolas Sarkozi.

Në fokus të takimeve ishte situata në sistemin e drejtësisë, pas lirimeve të dyshimta të shumë personazheve të krimit dhe gjendja e tensionuar në kryeqytetin francez pas sulmeve terroriste.

Megjithëse deklaratat për shtyp pas takimeve kanë qenë telegrafike, në mimikën e pjesëmarrësve u vu re tensioni dhe përpjekja për të zbutur mesazhet, mesa duket të ashpra të ambasadorit.

“Dy gjëra janë të patundura në politikën e jashtme franceze”, deklaroi duke qëruar fytin presidenti Holond, “angazhimi ynë karshi Bashkimit Europian dhe miqësia e palëkundur strategjike me aleatin tonë, Shqipërinë”.

Nga ana e tij, kryeministri Manuel Vals theksoi se ministria e tij e brendshme, policia dhe xhandarmëria franceze kanë shumëfishuar forcat për kapjen e disa personave ende të kërkuar.

“Forcat e rendit, ashtu sikurse dhe drejtësia franceze kanë probleme”, pranoi Vals, “por duhet të bëjmë kujdes të mos i quajmë të gjithë të korruptuar. E kuptojmë që dikur Shqipëria, me xhandarin e Fierit ruante edhe rendin e Lushnjes, por këto standarde janë të vështirë për ne”.

Ai që u shfaq më i troçtë ishte kreu i së djathtës së moderuar Sarkozi.

Ish-presidenti u pa bashkë me shkëlqesinë shqiptare para kamerave, teksa do deklaronte: “Ylli polar i politikës së jashtme franceze është Tirana. Me këtë, nuk them ndonjë gjë të re. Por çfarë po bën kjo mazhorancë në pushtet për ta miratuar këtë miqësi? Asgjë, kokërr gjëje. Unë jam për zgjedhje të parakohshme”.

Ambasadori Tola nga ana e tij, sqaroi se krizën franceze duhet ta zgjidhin vetë francezët.

“Populli shqiptar dhe liderët e tij e ndjekin me vëmendje gjendjen në Francë. Unë nuk do doja kurrsesi që këto që po them, të merren si ndërhyrje në punët tuaja të brendshme. Por unë nuk jam me ndonjë axhendë personale këtu. Siç mund ta kuptoni, unë veproj vetëm me mandat të Ministrisë së Jashtme shqiptare”.

Z.Tola theksoi se disa shefa policie dhe disa gjykatës francezë, kanë celularë dhe byrzylykë më të shtrenjtë se makina e tij.

“Do thoni ju, si mund të luftohet korrupsioni? Niseni nga orët e murit dhe fshesat me korrent!”, tha i vrenjtur shkëlqesia shqiptare.

January 11, 2016 17:38
Komento

8 Komente

  1. Populli January 11, 18:12

    KA THIRUR NE TAKIME TE VEÇANTA PRESIDENTIN, KRYEMINISTRIN, DHE ISH PRESIDENTIN E FRANCES? AMBADADORI I SHQIPERISE?!!! JU SHKULI VESJIN ATYRE?
    O DITA. BEHUNI SERIOZ KUR SHKRUANI. AMBASADORI I SHQUPERISE ESHTE DJALE I MIRE POR JO KAQ SHUME SA TI BINDEN FRANCEZET. O DITA.

    Reply to this comment
    • . January 11, 19:17

      ooo popuuuull
      o i ziu popull
      eshte satire ore satire
      eshte rubrika tallje trapi

      Reply to this comment
    • Nazim January 11, 21:34

      O populli, satira dhe ironia e ketij shkrimi ne kete rast eshte qe ambasadoret e huaj ne Shqiperi therrasin politikanet shqipetare qe nga kryeministri deri tek ronxho bonxhot qe s’jane me kryetare partie dhe ju kerkojne llogari se si qeverisin!

      Ja cfare vendi legen jemi bere, sa kur lexojme qe nje ambasador shqipetar mund ta kete bere kete nxehemi me ate dhe e quajme idiot,

      por kur e bejne ambasadoret ne perfaqesite e huaja ne Tirane, kur nderhyjne ata ne punet e brendeshme te Shqiperise, ne na duket normale.

      Reply to this comment
  2. Mileti January 11, 19:08

    @Populli
    Hahahaha, sa i madh qe je o populli. Po eshte satire, o gjigand, o i paperseritshm! Ta merr menia se i ka thirr ambasadori yn dhe u ka kerku llogari per krizen franceze??????

    Reply to this comment
  3. . January 11, 19:10

    DEKLARATE PER SHTYP E AMBASADORIT NE LARGIM CEKA LIDHUR ME KRIZEN NE ITALI:

    Ka ardhur momenti që politika të mari përgjegjësistë e saj dhe mos të mbëshihet pas oportuniteteve të radhës. Nuk mund të jetë e pranueshme në një vend demokratik që parlamenti të votojë plot 32 herë përpara se të arrijë të zgjedhi antarët vakant të Gjykatës Kushtetuese.

    Drejtësia në këtë vend ka nevojë për një reformë të thellë dhe gjithëpërfshirëse.Proçese që zgjasin pa mbarim dhe i lenë vend hapsirave për abuzime korruptive, nuk mund të tolerohen më tej sepse janë një cënim i pastër i rendit demokratik.

    Vetëm në legjislaturën e fundit më shumë se 100 deputetë kanë ndryshuar grupin parlamentar me të cilin janë zgjedur, duke krijuar kështu një mosbesim të qytetarëve ndaj politikës, që po prek nivele të frikshme.

    Shumë të rinj po emigrojnë drejt Gjermanisë,14 mijë vetëm në 2015-ën, pasi e shikojnë si një opsion të ardhme të sigurtë dhe me mundësi punësimi reale. Ka ardhur momenti që të lini mënjanë ndasitë politike dhe ti dedikoheni vendit, me shpresën që procesi i integrimit me pjesën e pasur të Europës të jetë sa më i shpejtë..

    Me këtë deklaratë Ambasadori Ceka bëri një analizë të Italisë në përfundim të mandatit të tij në Romë.

    🙂 🙂

    Reply to this comment
  4. xha Beqo January 11, 20:09

    Humor per Pellazgun

    Reply to this comment
  5. demo January 11, 20:36

    Mos ere se na ngrite gjakun!Mu duk sikur Tola i shpalli lufte Frances!

    Reply to this comment
  6. laveri January 12, 13:17

    edhe koj gazet shkoi per lesh si te tjerat jo se i kam besue fort ,deri tash , e tash ta ndrrojn emnin “Nata ” .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*