Ambasadorja e SHBA takim me kryetarin e Kuvendit, ja për çfarë biseduan

June 29, 2020 11:25

Ambasadorja e SHBA takim me kryetarin e Kuvendit, ja për çfarë biseduan

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin në Kryesi pas opinionit të Venecias dhe rekomandimeve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe për përfundimin e afatit të Reformës Zgjedhore për votimin e draftit final të dalë nga Këshillit Politik.

Kim dhe Ruçi kanë diskutuar për përshpejtimin e plotësimit të vakancave dhe funksionalitetin sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë.

Nga ana tjetër Ruçi ka siguruar Kim se Kuvendi është ia angazhuar plotësisht për suksesin e dy reformave, asaj Zgjedhore dhe në Drejtësi.

Yuri Kim ka filluar takimet nga Ruçi, i cili sot ka një ftesë për t’u takuar me Metën pikërisht për të adresuar rekomadimet.

Nga ana tjetër ambasadorja amerikane kërkon që Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet brenda 2020 ndërsa palët institucionale të ulen në dialog para se të vendosin për vakancat në mënyrë që mos ketë konflikt siç ndodhi dhjetorin e kaluar.

Njoftimi nga Kuvendi

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe përshpejtimin e plotësimit dhe bërjes funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje se Kuvendi është maksimalisht i ngazhuar për suksesin e reformës në drejtësi, të reformës zgjedhore dhe realizimin e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë, si kushte thelbësore për të nxitur e mbështetur progresin e Shqipërisë, konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

 

j.l./ dita

June 29, 2020 11:25
Komento

2 Komente

  1. miku June 29, 16:31

    Te lumte zonja Kim, ke vajtur tamam atje ku duhet.Ke vajtur tek Sekretari pare i PPSH, prit se ai do ti zgjidhi gjerat e vendit tone.Zonja Kim, po ke vajtur per tu bere antare partie, je ne vendin e duhur.Kujto zonja Kim, kur gjyshrit e tu ishin antaret e partise se gjyshit, Kim jr.

    Reply to this comment
  2. Adih June 29, 20:24

    Ne populli zonja Amb e nderuar KIM ,pritem me shme interes reformen zgjedhore SISTEMIN MAZHORITAR ME LISTA TE HAPURA . per interesat tona , e per tu shkeputur perfundimisht e pergjithmone , nga kthetrat e ish pinjolleve komuniste e sigurimsat te diktatures .Ne populli jemi shokuar ,prandaj beni mire mos i llastoni keta bandite .Banda e PPSH e ndare ne tre pjese PS, PD e LSI ,e fitoi per interesat e tyre kete beteje .pritem me shume nga ju z Kim .Por u zhgenjyem .Prandaj…??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim