Ambasadorja franceze: Parisi po konsultohet me Berlinin

October 9, 2019 19:06

Ambasadorja franceze: Parisi po konsultohet me Berlinin

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak është shprehur se Franca po konsultohet me Gjermaninë nëse Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat për anëtarësim në BE.

E pyetur se cili do të jetë qëndrimi i vendit të saj, një prej fuqive kryesore në BE, ambsadorja Vasak tha: “Nuk jam në gjendje të përgjigjem. Autoritet shqiptare e dine që vendimi do të merret nga autoritet më të larta, në kthim nga Njo Jorku zoti Rama na nderoi me pjesëmarrjen e tij te homazhet për Zhak Shirak.

Në Shqipëri e dinë të gjithë se për vendime kaq të rëndësishme zyrtare ka konsultime të gjata. Unë nuk jam në gjendje t’ju them këtë gjë pasi konsultimet vazhdojnë, mes palëve me njeri tjetrin dhe ata janë konsultime të gjata dmth në Gjermani”.

Franca zyrtare deri me tani nuk ka dhënë as një sinjal në lidhje me qëndrim që do të mbajë në tetor, ndërsa më parë presidenti Macron është shprehur se përpara zgjerimit Europa ka nevojë për reformim.

Nga ana tjetër, konsultimi i Parisit me Berlinin është shpresplotë për Shqipërinë, pasi Merkel vendosi të japë dritën jeshile për negociatat.

Ndërkohë, edhe Holanda nuk ka vendosur përfundimisht por ka lënë një mundësi të hapur për Shqipërinë./ V+

e.ll./dita

October 9, 2019 19:06
Komento

1 Koment

  1. Arben October 10, 07:17

    Pirdh o pirdh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*