Ambasadorja greke: Nuk e përjashtojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Greqia nuk e përjashton mundësinë që ta njohë Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran. Kështu ka deklaruar shefja e zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.
“Unë nuk hezitoj të them që ne ofrojmë ndihmë teknike për çdo gjë që nevojitet. Fjalët që përdoren ne marrëveshje e në kompromise, ne mund të ndihmojmë. Ne nuk negociojmë në mesin e këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por mund të ndihmojmë në gjetjen e kompromiseve”, theksoi diplomatja greke, Konstantina Athanassiadou, që është në rolin e ambasadores së Greqisë në Kosovë.
Diplomatja greke tha se që nga prilli, në mision e diplomatik e kanë edhe sistemin e plotë të vizave, që sipas saj, kjo që tregon edhe një qëndrim të Greqisë ndaj Kosovës.
“Kosova ka një perspektivë të qartë euroatlantike, ne e përkrahim perspektivën evropiane të saj. Kosova është vend fqinjë i yni janë të mirëseardhur turistët”, tha Athanassiadou.
Ndonese jeni shume shume vone,
nuk beni keq te na njihni,
perpara se te gjendeni jashte…Europes!
Mbase e keni degjuar: Serbia e ka kusht pranimi ne BE,
ju e keni kusht per te mos u nxjerre qe andej!
Hajde, nxitoni pra!
Kujdes nga “dhuratat” e ketyre bizantineve. Me siguri do te kerkojne detin nga Shqiperia.
kali i trojes u rri mire dhe e dhuroni kur ju intereson