Ambra uron ministrin Erion Veliaj

September 13, 2014 14:40

Ambra uron ministrin Erion Veliaj

Ambra Meda, vajza 17 vjeçare e cila para pak kohësh zgjoi ndërgjegjësimin qytetar për shkak të sëmundjes së saj të rrallë me të cilën u përball në një moshë fare të vogël, mundi të shërohej falë ndihmës së shumë njerëzve që dhuruan para për operacionin e saj të vështirë në Gjermani.

Sot ajo nuk i ka harruar emrat e atyre që dhuruan për të. Njërit prej tyre, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili një vit më parë iu bashkua kauzës në ndihmë të Ambrës dhe rrogën e parë si ministër e dhuroi për operacionin e saj, Ambra i ka bërë një urim të veçantë në Instagram.

“Ndonëse me vonesë, por nuk mund të rrija pa uruar një çift të tillë. Pavarësisht se nuk njihemi personalisht, do doja që sot ministrin ta uroja si një mik, dhe jo pa arsye, pasi ai ishte ndër të parët që m’u gjenden pranë në momentet e mia të vështira. Ajola dhe Erion, ju uroj një jetë si në kornizat e kësaj fotoje, ku lumturia pasqyrohet kaq mrekullisht në sytë tuaj! Siç themi dhe ne shqiptarët me një cun, ishalla!”, i shkruan Ambra ministrit Veliaj në njërën nga fotot e dasmës të postuara në Instagram.

 

September 13, 2014 14:40
Komento

2 Komente

  1. Genti Fier September 13, 14:58

    Shume e vecante kur njereyit tregojne mirenjohje. Bravo

    Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit September 13, 19:43

    Bravo Ambra, urimi yt eshte i vecante, qe hedh me neveri poshte cdo ndjenje hakmarrese, qe sot po ben Saliu me zedheneset e veta qe u trembet edhe femija ne bark, kur degjojne sharjet e cecenit nga vucidoli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim