“Në Shqipëri sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit”

May 17, 2019 13:45

“Në Shqipëri sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit”

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka folur për herë të parë, pasi sulmit që iu bë banesës së tij, ku të rinjtë e forumeve politike shkruan në murin e pallatit të tij “Turp për ju”.

I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, Borchardt ka folur dhe për politikanët e sotëm shqiptar.

Sipas tij politikanët shqiptarë mjerisht që nga koha e regjimit diktatorial dhe deri më sot përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin si “armiku të popullit” dhe me këtë po i shkaktojnë një dëm shoqërisë.

“Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.”

Fjala e plotë e ambasadorit të OSBE

Kur Genta më ftoi për të folur sot këtu, mendova për konceptin e armikut të popullit dhe u përpoqa të bëja një kërkim se nga rridhte ky koncept, cila është historia e tij, cila është ideologjia pas tij dhe, veçanërisht sërish gjatë ditëve të fundit, mendova për hijet e tij të gjata.

Përmendja e parë e “hostis publicus,” armikut publik, i referohet perandorit Neron dhe u përdor nga Senati Romak kundër tij. Shekspiri e rimerr termin në fillim të shekullit XVII në dramën e tij që bën fjalë për fatin e gjeneralit romak Koriolanus, i cili luajti rol në historinë e hershme të Republikës Romake.

Në dijeninë time – hera e parë që termi u përdor në kuptimin e sotëm, si armë në duart e demagogëve dhe diktatorëve, pjesë e pseudojustifikimeve të sundimit totalitar, ishte gjatë revolucionit francez. Në vitin 1792, Robespieri deklaroi se “qeveria revolucionare ka si detyrim ndaj qytetarëve të mirë të gjithë mbrojtjen e shtetit – ajo nuk u detyrohet asgjë armiqve të popullit, përveç vdekjes”. Ne të gjithë e dimë sa njerëz vdiqën në gijotinë gjatë rrjedhës së mëtejshme të revolucionit ose gjatë masakrave në Vendee dhe në shumë raste të tjera që lidhen me Regjimin e Terrorit, siç u quajt më vonë kjo periudhë e revolucionit francez.

Në atë kohë, ishte zhvilluar një ideologji, e cila u përdor për të justifikuar këto mizori. Veçanërisht, idetë e Jean-Jacques Rousseau u përdorën si themel për idenë totalitare të një “vullneti të përgjithshëm”, që e lejon ligjvënësin të pretendojë se mishëron vullnetin e popullit dhe idenë, po aq totalitare, se ekziston një e vërtetë politike absolute dhe e përsosur që mund dhe duhet të përdoret për të riformatuar shoqërinë dhe që legjitimon ushtrimin e pakontrolluar të pushtetit. Kjo e lejoi Robespierin dhe dishepujt e tij të formonin diktaturën e parë totalitare në kohët moderne dhe të përpiqeshin për të formësuar një shoqëri të tërë sipas vizionit të tyre. Këtu nënkuptohej shfarosja fizike e “kundërrevolucionarëve” dhe gjithë atyre që konsideroheshin si të paintegrueshëm në shoqërinë e ardhshme të përsosur, pra “armiqve të popullit.”

Nuk është çudi që Hitleri, Lenini, Mao dhe Pol Poti e admironin Robespierin dhe u bazuan në konceptin e tij për luftën kundër armiqve të deklaruar të popullit: Hitleri me hebrenjtë, Lenini me borgjezinë dhe menshevikët e kështu me radhë. Unë nuk e di nëse Enver Hoxha e përmendte Robespierin, por ai vepronte sipas mësimeve të tij.

Të gjithë këta e bazonin legjitimitetin e pushtetit të tyre në një identifikim pothuajse mitik të udhëheqësit me njerëzit, në një udhëheqës/fyhrer, i cili mishëronte “vullnetin e përgjithshëm” të popullit dhe nuk kishte nevojë për ndonjë legjitimim tjetër të pushtetit – sigurisht jo e jo për një legjitimim aq të rëndomtë si ai që vjen nga kutia e votimit.

Në fillim të shekullit XX, koncepti i armikut të popullit ishte futur tashmë edhe në art: shkrimtari norvegjez Henrik Ibsen shkroi dramën tejet të zymtë me të njëjtin titull, ku përshkruhej përdorimi i termit për të frikësuar, izoluar dhe përdorur mjete represive kundër atyre që mendojnë ndryshe.

Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.

Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.

Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.

Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.

Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.

Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet – janë përgjigjet e tij thelbësore.

Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore.

Ne, si Prezencë e OSBE-së, jemi këtu për ta ndihmuar Shqipërinë që të vijojë të ecë në këtë rrugë.

May 17, 2019 13:45
Komento

19 Komente

  1. Enver Hoxha May 17, 14:15

    Ku e gjejne bazen morale keta bije kurvash qe as nje shekull me pare kane vrare dhjetera milione njerez mu ne mes te Europes, per te dhene leksione civilizimi, dhe kujt pa, Shqiptareve, qe nuk u treguan hakmarres as ndaj aleateve te ketyre fashiste?

    Se mos ishte Hitleri qe i beri krimet me doren e tij. Farefisi, komshinjte, kultura prej nga vjen ky Borchardt i krijoi. E kane gjetur Shqiptarin te shtrire pa ndjenja dhe vijne e vjedhin vrere.

    Reply to this comment
    • Gjuha e urrejtjes May 17, 22:52

      Me kete logjike edhe ne shqiptaret nuk duhet te kemi kurajo per te folur, pasi u beme nje me regjimin komunist. Enver Hoxha nuk i kreu i vetem krimet e komunizmit dhe ne e mbeshtetem ate. Me rregullat e logjikes se thjeshte del qe edhe komentshkruesi eshte bir.. Mjaft i ceket ky koment! Thellohuni, thellohuni!

      Reply to this comment
  2. intelektuali May 17, 14:43

    IKU PER LESH EDHE BORCHARDI I OSBE-SE

    dhe:

    Filloi me dacibao filozofike te Kohes se Qepes te Hitlerit dhe Enverit si Fatos Tarifa,

    por:

    Ne, shqyptaret nuk kemi harruar raportin tejet pragmatik ka kurfare fillozofoi llafoqyli me Nerone, Hitlere dhe Envere, raport i te OSBE-se antifollozofike do kohe me pare qe kishte zbuluar Hajnine Makaber Pushtetare te Mafies enveriste ne vendin tone:

    http://www.panorama.com.al/raporti-sekret-i-osbe-ja-lidhjet-kriminale-te-rames-metes-dhe-berishes/

    dhe:

    Ne vend qe te hetohet dhe investigohet nga Prokuroria e Lokes se Edvinit, Arta Marku eshte mbyllur me 7 pale dryne ne kasaforta sekrete si “djalli ne shishe”,

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit vetem sepse deshen qe shqypnia te mos behej vasale e Jugosllavise Komuniste dhe e Lindjes Bolshevike, por pjese e Botes Demokratike Perendimore, ashtu sic po kerkon te behet sot pas pilafit, me llapen enveriste jashte dhe me bythen komuniste te nderur, pra ne te themi o ambasadori i OSBE-se Bernd Borchardt:

    SHAME ON YOU BORCHARD!

    Qe i del ne mbrojtje dhe perkrah nje gangster te korrupuar dhe hajdut si Edi Rama qe e ka babane nje kriminel vrastar te Enverit qe ishte me i keq se Hitleri juaj, qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident, antikomunist ne vitin 1988, kur ne Gjermanine Lindore, DDR popullsia ishte ngritur ne kembe per te rezuar pushtetin kriminal sovjetik te STAS-it me kriminelin Honecker ne krye,

    SI NJE REZIL I SHQYPNISE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE.

    Reply to this comment
    • Bregu May 17, 17:44

      Ja i zgjidhi punet Borchard,Mire e keni Ramen , Lulin dhe Moniken,e sigurtre drejt Europes ! Keta kane 30vjet qe mbajne karriget,ky flet per sistemin demokratik,Shqiptaret nuk jane aq budallej mor zotni, ATA NUK JANE ARMIQ ME NJERI TJETRIN,ATA JANE VAGABONDE QE NDAJNE PUSHTETIN MBRAPA SKENE,JANE BASHKE PER TE RRJEPUR KETE POPULL FATKEQ
      TURP PER KEDO QE LEGJITIMON KETA MAFJOZE.

      Reply to this comment
    • Intelektuali Nastradin May 17, 19:57

      @intelektuHALES se blogut,
      Te dhitesh se qeshuri kur nje mytyber blogu, nje fosil I mbetur i antikombtarizmit vetequhet intelektual properendimor. O tempora o mores.
      Ti je nje dythundrak ripertypes qe tagjine e SHQUP-it e vjell blogjeve duke u bere shembelltyra me e pahonepsshme e llumit dhe zhulit taleban. Sic thshte Brechti i madh”Barku qe ju polli ende nuk eshte shterpezuar”

      Reply to this comment
      • intelektuali May 17, 22:36

        O Kafshe Prehistorike, o Derr i Fermes se Enverit

        PER CILIN SHQUP TE SATEME E KE FJALEN O IDIOT ABSOLUT?

        qe:

        Nuk merr mundimin te lexosh intelektualin per materialin demaskues te OSBE-se qe Mafia e Kuqe me pushtet e ka mbyllur ne kasaforte me 7 dryne, por jashteqit ne kete forum te nerum te gazetes DITA llogje idiotesh duke cituar komunistin Bertold Brechtin, ja cfare shkruan enciklopedia ne internet per komunistin tend famoz:

        “…Pas luftës, Brecht i u ndalua hyrja ne SHBA, sepse qe në vitin 1942 eshte cilesuar nge autoritetet amerikane si një armik i huaj dhe është monitoruar nga FBI, madje ka qenë nën dyshimin se si një anëtar i Partisë Komuniste ishte duke organizuar veprime terroriste ne territorin e SHBA, Brecht u intervistua më 30 tetor 1947 nga ana e Komisionit për Veprimtari Antiamerikane. Çështja nëse ai kishte qenë ndonjëherë pjese e nonje celule terroriste si antar i Partisë Komuniste gjermane ose është ende i pranishëm dhe aktiv ne kete veprimtari, Brecht i eshte përgjigjur vetem me “jo” dhe ka shtuar se ai nuk ishte nderkohe anëtar i Partisë Komuniste në Gjermani. Një ditë më vonë, ai udhëtoi për në Paris dhe menjëherë pas kësaj më 5 nëntor në Cyrih. Atje qëndroi për një vit, meqë nga Zvicra ishte vendi i vetëm për të cilin ai kishte marrë një leje qëndrimi, Bertold Brecht i ndalohej hyrja në Gjermaninë Perëndimore ne Zonen Amerikane e Okupimit…”

        HE MO BOLE PO BARKU QE JU KA PJELLUR JU O KAFSHE TE FERMES SE ENVERIT A KA SHTERPEZUAR?

        apo:

        Vazhdon te pjelle akoma Dinosaure Prehistorike te Partise se Punes?

        Reply to this comment
  3. good May 17, 14:45

    Z.Ambasador, respekt për punë tuaj në përgjithësi. Përveç të tjerash më ra në sy togfjalëshi:
    Përmendja e parë e “hostis publicus,” armikut publik, i referohet perandorit Neron dhe u përdor nga Senati Romak kundër tij.
    Në filmin hollivudian për këtë “hostis publicus,” armikut publik, sfondi i flamurit të tij ngjyrë mavi.
    E lehtë për ta kapur se cili e ndryshoi ngjyrën dhe fasadat këtu tek ne në mavi.
    Nje psikolog dhe i thjeshte do të deduktone diçka.
    Paç shendet

    Reply to this comment
  4. demo May 17, 15:06

    E moret vesh or gazetare katundare,or fasada botoksi, cfare eshte nje pergjigje prej qytetari EVROPIAN?,Gjithe kulture,qe ja zbulon petet historike mekanizmit banditesk te pushtetit te malokut Sali Berisha,si ne pushtet,edhe ne opozite.Zoti Borchardt jep dhe nje retrospektive historike,duke zbuluar edhe sekretin e regjimit te terrorit Enverist,pa e jetuar ate.
    Sa konkret ,sa kulturedhe sa i thjeshte eshte nje intelektual evropian!
    Lloqamanat ,mbeturinat e Llumit te proletariatit qe kemi ketu,na shiten si filozofe,nuk i mbajne 40 gomare,i mbushin paravollat e tyre me emra evropianesh per tu shitur ERUDITE,(tip Tarifa,Zeqo etj),por asnjehere nuk vene gishtin ne plage si z. Borchardt.
    Kur ishte ambasador i Gjermanise,,ne nje takim ne UT me studente dhe pedagoge,e pyeta gjermanisht z.Borchardt:-Perse nuk pranohet Shqiperia ne BE.
    Mu pergjigj troc si nje gjerman i vertete:-Sepse nuk do populli gjerman.
    Populli gjerman na ka duruar shume.

    Reply to this comment
  5. agon May 17, 15:30

    Borchardt po thote vetem nje te vertet nuk ka rendesi nga vjen e nga shkon rendesi ka ajo qe thote(FAKTET) per ke eshte mesuar te eci me opinion seshte e lehte per tu kuptur e jo me per tu pranuar e bere menyre jetese…

    Reply to this comment
  6. Nga fitorja ne fitore "demokratike" May 17, 15:33

    Ju jeni te paret qe i mitizoni “vlerat” e liderave Shqipetar,te favorizuajt tuaj jane.Te “zgjedhur” gjoja nga vullneti i popullit.
    Ju thoni keni ardhur per te ndihmuar cilet ? Edi Ramen,Sali Berishen,Ilir Meten ? Faleminderit shume per “kontributin e pa cmueshem”qe po i jepni popullit ne bashkepunim me kondrapartet tuaj te lart permendur.

    Reply to this comment
  7. info analitike May 17, 18:53

    Shoku Borchi ju kujt i sherbeni, diktatorit apo qytetarve? Pervec shembujve qe keni sjelle mos harroni edhe Knut Hamsunin i cili ne idealizmin e tij nacionalist u be mbeshtetes i Hitlerit. Ju kujtohen se si reaguan norvegjezet ndaj tij ne ate kohe? Ja perse ndoshta eshte mire te vleresoni nese qendrimet tuaja pro qeveritare i pergjigjen pozicionit qe keni. Kujtoj qe edhe gjate protestave te studenteve ju heshtet bashke me Vllahutinin.

    Reply to this comment
  8. info analitike May 17, 18:54

    Shoku Borchi ju kujt i sherbeni, diktatorit apo qytetarve? Pervec shembujve qe keni sjelle mos harroni edhe Knut Hamsunin i cili ne idealizmin e tij nacionalist u be mbeshtetes i Hitlerit. Ju kujtohen se si reaguan norvegjezet ndaj tij ne ate kohe? Ja perse ndoshta eshte mire te vleresoni nese qendrimet tuaja pro qeveritare i pergjigjen pozicionit qe keni. Kujtoj qe edhe gjate protestave te studenteve ju heshtet.

    Reply to this comment
  9. xxx May 17, 19:15

    budalla lulzimi ama mire ia ka bere ky surrat e ka kerkuar vete
    nje turi me ramen paska

    Reply to this comment
  10. Deshmitar y May 17, 19:20

    ku I kupton malokeria kto. Po e kundershtove malokerine do te vras thote.
    30 vjet digj, vidh,vshkaterro, rrembe

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta May 17, 19:52

    Ajo qe ndodhi me Ambasadorin e OSBE eshte dhunim Banese dhe kercenim i banoreve te saj, prandaj ,nese ,pamvaresisht e kerkon apo jo banori i kercenuar , qeveria te vere perpara pergjegjesise ligjore dhunusit dhe kercenusit !

    Reply to this comment
  12. Arben May 17, 21:34

    Nga fitorja ne fitorje,

    ca jane keto muhabete, lideri yne eshte i nivelit botror

    Reply to this comment
  13. XXX May 17, 22:50

    Nje keshille njerezore per INTEL -MUTIN– Lere me kaq se e e bere mutin mullar e te del te hash per gjithe jeten tende. Kurse ketij ambasadorit i jap si nkeshille qe te bej punen e tij por TE MOS KRUHET ME ENVERIN sepse ENVERI qe ne barikade me ato qe i thyen dhembet FYHRERIT TE TIJ TE LAVDISHEM!

    Reply to this comment
  14. Tani May 18, 01:25

    Filozofi dhe llogjike e shprehur me kulture.Cfare ndryshimi nga analet shqiptare te bllogjeve,mediave dhe me nder me thene partive.

    Reply to this comment
  15. ETHEM LALAJ May 18, 10:07

    TE LUMT Z.AMBASADOR.POR KUJT I THUA.JANE 30 % E NJERZVE QE SHKOJNE PAS SALIUT I DERGUAR NGA BEOGRADI E MOSKA PER TE DJEGUR SHQIPERINE.
    -TE GJITHA ATO QE SHKRUANI PER ATE VEMJE JANE.POR JU SI GJITGE TE TJERET DUHET TE FLISNI ME TROÇ.
    -75-80 % E POPULLIT E DI MIRE SE AI PO MBAN PENG VENDIN DHE PD.POR ÇTE BEJE..!?
    -NDIHMOENI KM RAMA TE BEJ SHTET SIKURSE PO E NDIHMONI PER REFORMEN NE DREJTESI,ETJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim