American Music Awards, triumfon Taylor Swift me tre statuja çmimesh, përkujtohet diva e soul-it, Aretha Franklin (foto)

October 10, 2018 20:07

American Music Awards, triumfon Taylor Swift me tre statuja çmimesh, përkujtohet diva e soul-it, Aretha Franklin (foto)

Askush më parë nuk kishte fituar kaq çmime sa ajo. Ylli i muzikës pop ka fituar festivalin muzikor amerikan AMA të mbajtur në Los Angeles.  Taylor Swift ka çuar në shtëpi tri statuja, mes të cilave ajo si “Artistja e Vitit”. Dy çmimet e tjera ishin ai për albumin dhe turin më të mirë pop/rock. Askush nuk kishte fituar kaq çmime nga AMA, e themeluar në 1973 nga Netëork ABC dhe që i vlerësojnë artistët nga televotimi publik.

Në një mbrëmje yjesh, që nga Jennifer Lopez te Mariah Carey, nga Lenny Kravitz te Rita Ora, çmimet janë shpërndarë tek artistët të cilët kanë fituar audiencën e re të çmimeve më mirë se të tjerët: Camilla Cabello është artistja e re e vitit, e cila fitoi një piramidë të dytë prej kristali për këngën më të mirë pop/rock me “Havana”, Carrie Underwood ka fituar statujën për artistin më të mirë country ndërsa të njëjtin çmim, këtë herë për meshkujt e ka fituar Kane Broën. Post Malone është artisti më i mirë rok/pop ndërsa kategoria për albumin më të mirë soul/R&B është fituar, pas vdekjes, nga XXXTentacion, reperi 20-vjeçar i vrarë korrikun e shkuar në një shkëmbim zjarri në Florida. Tërheqjen e çmimit e mori nëna e tij, me zë emocionues për të falënderuar shfaqjen.

Performanca të shumta gjatë mbrëmjes u bënë nga Taylor Swift, e cila hapi spektaklin, Camilla Cabello e cila interpretoi dy herë, ndërsa Jennifer Lopez erdhi me një homazh muzikor për nder të mbretëreshës së soul-it, Aretha Franklin: Gladys Knight këndoi “Amazing Grace” ndërsa kalonin foto të Franklin, më pas këngëtarja Donnie McClurkin këndoi “Climbing Higher Mountains” përpara se të ndërhynte CeCe Winans, i cili u shoqërua nga një kor ungjillor.

Burimi: www.tgcom24.mediaset.it

Përgatiti L. Veizi/ DITA

 

October 10, 2018 20:07
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu October 11, 01:08

    Nje nate e rremujshme, e cila vertitej vetem ne 5-6 kengetar e asgje me shume, nuk ke se cfare te mbash mend.
    Desh zoti qe nuk hoqen edhe breket, per te mos i lene me vend imagjinates.
    Tre here u nominua Ed Sheeran dhe padrejtesish nuk iu dha asnje cmim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*