“Amerika” e Bashës, 11 vjet më pas

March 21, 2016 18:48

“Amerika” e Bashës, 11 vjet më pas

Ndërsa po rrekej të vinte në pushtet 11 vjet më parë, përmes ndihmës së një kompanie lobimi e fushatash amerikane si BG&R, Sali Berishës ndoshta nuk do t’ja merrte mendja se disa vite më vonë, në Uashington nuk do të vinte ai pa Lulzim Bashën, por ky i fundit pa të.

Sërish për të lidhur një kontratë lobimi, këtë herë me grupin Podesta, sërish me PD-në në opozitë, por jo me shpresën e madhe të 2005-s se fitorja elektorale do të ishte e prekshme.

Mero Baze përshkruan bisedat dhe kulisat që sollën në skenë “yllin politik” të Bashës në 2005-n, dhe në prapaskenë “yllin financiar” të Damir Fazlliçit, i cili, për të qenë të qartë, nuk është se ishte çelësi magjik që solli fitoren elektorale të 2005-s, as ai e as kompania amerikane.

Ai ishte në fakt njeriu kyç që do bënte e do pastronte para me rastin e fitores së pritshme pas 8 vitesh qeverisjeje të socialistëve, dhe pas përçarjes së të majtës.

Sot Fazlliç është në krizë. Shtamba e tij vajti disa herë në kroin e parave shqiptare dhe këtë herë është thyer. A është takuar Basha me Damirin këtë herë në ndonjë cep salle në SHBA, për të qarë hallet? Apo ky ishte udhëtimi i gjetjes së një Fazlliçi tjetër? Pra, a e ka gjetur sërish Basha “Amerikën”?

Historia jonë ka treguar se sa herë harrojmë, aq herë na përsëritet. “Lideri” i dekriminalizimit Basha, dhe Berisha duke lëvizur fijet në hije, do të na shfaqen gjithnjë të pastër, sa herë të harrojmë se çfarë kanë bërë me Fazlliçin, apo edhe, nën dritën e detajeve të reja, se cilët janë vëllezërit Osmani, bosat e “malavitës” se Hamburgut me të cilët kupola e PD-së ka bashkëpunuar. / DITA

March 21, 2016 18:48
Komento

4 Komente

  1. kris 1 March 21, 22:49

    Na duhen lider te pasur ,me miq te fuqishem nderkombetare dhe mundesisht me grua jashte krevatit.
    Luli i ploteson te gjitha.

    Reply to this comment
  2. Wow March 22, 01:20

    KETA JA NXOREN BOJEN JO VETEM VETES POR EDHE PEKRAHESVE TE TYRE.
    ESHTE KOHE E HUMBUR TE MERESH ME ATA….

    Reply to this comment
  3. ÀAAAAAASSSSSAAAAA March 22, 14:29

    UN DO TE THOSHA QE LULI VETE I PLOTESON KUSHTET BRENDA KREVATIT,,, LULI DHE JEP DHE MER,,, PRA NUK KA NEVOJE PER GRUA JASHT KREVATIT,,,,PER MUA LULKA I PLOTESON KUSHTET VETE, PA NDIHMEN E GRUAS,,,,

    Reply to this comment
  4. Mark uk March 23, 09:19

    Mero Baze kur ishte i ri paditi te jatin si e kishte komunist se ka vjedhur pasurin e perbashket.Partia e arrestoj te jatin duke e denuar edhe me burk,kurse Mero mori nje flet lavderimi.Tre here e kan rrahur ne demkraci,vetem se nuk mund te rrine pa fute hunden kudo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*