Amerika mbështet Kosovën për ushtrinë dhe anëtarësimin në Interpol

November 14, 2018 20:12

Amerika mbështet Kosovën për ushtrinë dhe anëtarësimin në Interpol

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në përkrahje Kosovës në diskutimin që u mbajt sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Jonathan Cohen, rikujtoi edhe njëherë se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri, ku edhe bëri thirrje që të eliminohet retorika e ashpër në lidhje me këtë çështje.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, u tha nga përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë, përcjell lajmi.net.

Në fjalimin e tij, ai inkurajoi po ashtu që të gjitha vendet të përkrahin edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

 

v.l/ Dita

November 14, 2018 20:12
Komento

4 Komente

  1. demo November 14, 21:25

    Edhe njehere faleminderit,mirenjohje,jua shperblefshim Amerikes me mirenjohje dhe sherbim ne dobi te amerikes demokratike,qe mbron te dobetit kudo ne bote,qe i eshte gjendur ne halle dhe veshtiresi popullit shqiptar.
    Mos i shih o zot ata qen te terbuar shpellare grabitqare qe kane vjedhur tokat tona dhe djegin flamurin amerikan,.Ata jane Isis,salist,qen te terbuar qe zbriti maloku nga shpellat.Kane ardhur nga pick e malokes,kane grabitur tokat e pronareve pa paguar dhe sot terbohen kunder flamurit amerikan.Ata jane njesoj si
    jorgo kacifas,duan plumbin ballit,me gjithe partine e helaqeve kurvave dhe horrave,partia e rrugacerise azem katunarit dhe sali malokut.

    Reply to this comment
  2. Iliria e bashkuar November 15, 00:16

    Merci beaucoup Amerika

    Reply to this comment
  3. Bardhari November 15, 06:18

    Faleminderit SHBA.

    Reply to this comment
  4. Dulla November 15, 12:50

    God bless the United States !
    Kam thene me kohe dhe e perseris prape, shqiptaret duhet ti bejne topin ne koke europes dhe te drejtohen 100% nga US of A !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim