Ç’do bëjë “Shqipëria antikomuniste” pas hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Kubë?

Arben Duka August 16, 2015 19:52

Ç’do bëjë “Shqipëria antikomuniste” pas hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Kubë?

Sali antikomunisti,
për t’i kryer krejt themelin,
i preu diplomatiket,
me Kubën dhe me Fidelin!

Sala tha se komunistët,
më s’i donte vendi im,
po me Kinën Komuniste,
s’e pati këtë guxim!

Mendonte i Marri ynë,
se Kubës shumë punë i hapi,
po Kastros për Shqipërinë,
as që i pëlciste trapi

Salë Berisha-Presidenti,
ose Turpi i Republikës,
i preu këto marrëdhënie,
që t’i mburrej Amerikës!

Një shtet vërtetë mund t’i presë,
marrëdhëniet diplomatike,
vetëm kur me shtetin tjetër,
ka probleme shumë kritike!

Kubë e vogël-tridhjetë vjet,
bllokadës i kish qëndruar,
ndaj qe bërë në Planet,
një vend për t’u admiruar!

Dhe në kohën e Enverit,
lidhjet s’qenë si përpara,
po këtu gjithkush e njihte,
Komandantin Çe Gevara!

Amerika-politikës,
i bëri një korrigjim,
bllokadën kontinentale,
e konsideroi si gabim!

Bllokada 60 vjeçare,
dje pati tamam një fund,
po Fideli nga parimet,
për asnjë sekondë s’u tund!

Nuk do të pyes akoma,
se ç’bëri një faqezi,
por pyes këta të sotmit,
ç’qëndrim do të mbajnë tani?!

Mund të mbyllej ambasada,
për arsye financiare,
po lidhjet diplomatike,
nuk mund të ndërpriten fare!

Për qejfin e Amerikës,
ky idioti mori hak,
dhe neve na katandisi,
si shtetin më qesharak!

Kubë e vogël e Fidelit,
mbase s’është kaq madhështore,
po është shtet me dinjitet,
dhe me shtyllë kurrizore!

Sot që vendi ynë s’drejtohet,
nga falanga fanatike,
dua të kemi me Kubën,
marrëdhënie diplomatike!

Marrëdhëniet diplomatike,
me ligj mbrohen sigurisht,
ndaj ai që i ka prishur,
duhet ndjekur penalisht!

Mbase sot ky propozim,
mund t’ju duket si skandal,
po mua më jep të drejtë,
kush e njeh Kodin Penal!

Arben Duka August 16, 2015 19:52
Komento

21 Komente

  1. philadelphia August 16, 12:36

    Si gjithmone brilante

    Reply to this comment
  2. tomsojeri August 16, 13:11

    Arben ! Mendja dhe pena yte na ben te ndjehemi krenar sepse burreria dhe politika ne Shqiperi eshte ber nje leck qe as per te pastruar nuk vlen, se me shum ndot atje ku prek ! Vargjet e tua jan ngushellimi i shqiptareve te dhunuar ,te genjyer ,te poshteruar e te zhgenjyer !Shum te verteta jan shkruar kohet e fundit e shum deshmitar po thon fjalen e tyre ,por per fat te keq Shqiperis i ka humbur “shtylla kurizore”!Demokracia ,aq shum e desheruar dhe enderuar , solli ne “dallgen” e par te saj, llumin me te qelbur e me shkaterues ashtu si cunami vrases e sla gje ne kemb ! “Balt” e saj akoma neper kembet tona ! Shpesh pyes ,pyes edhe veten “kush vall do e pastroj kte llum”?Nuk gjej pergjigje se zhgenjimi i ka zen vendin shpreses ,se tradhetia nuk ndeshkohet ,se shqiptaret me te leht e gjejn te vrapojn jasht ktij “gardhi”, se te ndergjegjesohen per te flakur krimin ,tradhtin e pabesin ,sepse nje pakic banditesh te pasur tashme, ka nenshtruar miliona e po i shfrytezon paturpesisht ! Ky komb do disa Arben ,do nje prijes qe te dal nga zhgenjimi ,do nje jeri qe nuk i ka ndyer duart ne “mjaltin”e fitimit e jo nje mafjoz qe nuk guxon te ngas mafjozet, qe kan uzurpuar shtetin !Shkruaj o poet ,shkruaj, se vargjet e tua kan vleren e se vertetes e jan “drita” qe mungon !Pena yte “gervish” plag te vjetra e te reja ………

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 16, 13:49

    Cudia me e madhe e ketyre 25 viteve “demokraci”? Ajo qe Saliut ende nuk i ka hyre gjemb ne kembe! Dhe sa kohe do pritet?

    Reply to this comment
  4. iliri tjeter August 16, 15:10

    1. Nuk eshte e vertete qe Kuba nuk ka ndryshuar ne parimet e saj. Ka ndryshuar,dhe ka ndryshuar shume prej tyre.
    2. Amerika e ka korigjuar gabimin ne mardheniet me Kuben. Edhe Shqiperia,pa bejtexhiun, mund fare lehte dhe pa asnje problem te rivendose mardheniet diplomatika me Kuben.
    3. MARDHENIET DIPLOMATIKE MES SHTETEVE GJITHMONE VAREN NGA KONJUKTURAT POLITIKE TE KOHES!

    Reply to this comment
  5. zoti August 16, 15:11

    Prisni prisni te denohet kemi koh dhe na njemij vjet.

    Reply to this comment
  6. veterani August 16, 19:30

    Te lumt mendjia dhe pena, o Ben Duka, por sa te jete kjo kaste politike, majtas e djathtas, as mos te te genjeje mendia se do denohen ndonje krim antipopullor e antikombetar. Vetem etiketat i dallojne, nje PD e nje PS por jane nje.

    Reply to this comment
  7. prenga August 16, 20:38

    Fideli u shpreh para 25 vjetesh per ngjarjet ne Shqiperi; ” Alise i rrane breket”
    Ky i hoqi vete tani apo çfare?
    Por nje gje dihet se si Saliu, edhe Edi jane antikapitaliste te betuar
    Ky eshte fakt qe se hedh dot poshte njeri

    Reply to this comment
  8. LABI August 16, 22:35

    I madhi poety yne,
    kohe te nxehta po kalojme,
    dhe eshte vetem vargu yt,
    me te trurin ne freskojme!

    C’tu kujtua tamam sot,
    Kuba e vogel e Fidelit?
    qe qendron kollos me kembe,
    e larte sa te kap diellin!

    Po aman poeti yne
    mendje ndritur ku te shkoi
    te krahasosh Fidel profetin,
    me nje djalle te dale nga proi!

    Amerika u hoq kapo
    por ne fakt pa mend punoi,
    pa kuptuar leshoi frenat,
    qe vet Kina ta drejtoi!

    Sali djalli poshtesia,
    qe i lumte marifeti,
    e xhiroi dhe Ameriken,
    sa e quajti “burre shteti”!

    E tani ka ardhur koha,
    me referendum mileti,
    o ta gjykojme per krime,
    o ta gradojme “burre shteti”

    Ne se kriminel i themi,
    me Kuben kush na shkateroi,
    po probleme do ta kemi…
    Aarvizuja a do pranoje?!

    Reply to this comment
  9. LABI August 16, 22:58

    I madhi poety yne,
    kohe te nxehta po kalojme,
    dhe eshte vetem vargu yt,
    me te trurin ne freskojme!

    C’tu kujtua tamam sot,
    Kuba e vogel e Fidelit?
    qe qendron kollos me kembe,
    e larte sa te kap diellin!

    Po aman poeti yne
    mendje ndritur ku te shkoi
    te krahasosh Fidel profetin,
    me nje djalle te dale nga proi!

    Amerika u hoq kapo
    por ne fakt pa mend punoi,
    pa kuptuar leshoi frenat,
    qe vet Kina ta drejtoi!

    Sali djalli poshtesia,
    qe i lumte marifeti,
    e xhiroi dhe Ameriken,
    sa e quajti “burre shteti”!

    E tani ka ardhur koha,
    me referendum mileti,
    o ta gjykojme per krime,
    o ta gradojme “burre shteti”

    Ne se kriminel i themi,
    me Kuben kush na shkateroi,
    po probleme do ta kemi…
    Aarvizuja po s’ pranoi?!

    Reply to this comment
  10. plakumarre August 17, 04:34

    Sakte cdo varg kuptimplote!

    Reply to this comment
  11. Gramoz&favenid August 17, 05:48

    Shqiperia duhet ti lirojn ndertesen qe ka patur ambasada kubaneze ne rrugen e DURRSIT aty afer ka qen dhe Kafa bare apo pastceri HAVNA.Keshtu mbyllet ky gabime.
    Por menjher dhe Kuba ete nderuarit Presidentit Kastrose duhet te njoh Republiken e vogel te KOSOVES:
    Ska gje edhe ajo(Kosova) esht shqiptare.
    Kuba po te dojn te len nje ambasador per shqiperin e kosoven nuk prishe pune ose ne nivel legatshe.Eh ne kohen e krizes KUBA drgon S H E Q E R Nga Kallami (Sheqer i bardh si debora -bora)nga kallami ne shqiperi.shpetoi jet njerzishe hainim buke e caje(me sheqer Kubanez) ,ne mengjese e knaqeshime.

    Por i lutemi Presidentit te nderuar Mr.Raul Kastro ta njoh sa me shpejt kosoven/
    Dashamirsi i Kubes dhe i popullit kubanez
    Kam pataur shok e shoqe ne shkolle jane njerz shume te mire te dashur te respektushem.puntore.
    Me gjihse jo te pasur por kan shpirte bardhesi dh jan gazmore ne jeten e tyre si komunitet.

    Besojm se do te degjohet Zeri i te dy shqipeve :1:shqiperise 2.Kosoves ne Kuben e KARAIBEVE.

    Reply to this comment
  12. intelektuali August 17, 10:12

    Naim Frasheri kishte shkruar per shqyptaret dru me pre nga Stamobolli i Sulltanit:

    PUNE, PUNE NATE E DITE
    QE TE SHOHIM PAKEZ DRITE!

    Shqyptaret dru me pre te Enver Hoxhes i u pergjegjen Naimit me vargjet:

    O NAIM TE VIJE VETE
    TE SHIQOJE TURNIN E TRETE!

    Keshtu duhet t’i pergjigjen kubanezet e Fidelit poetit enverist shqyptar dru me pre Arben Duka qe qan me lote bolshevikesh per kriminelin komunist Fidel Kastro dhe per katilin vrastar Ce Guevara qe Fideli e likuidoi me doren e vete njesoj si Enveri shoket e tij:

    O DUKE POETI PO SHKO DHE PROVOJE VETE
    KUBEN SOCIALISTE TE FIDELIT PER IBRET
    QE PARA FIDELIT ISHTE PERLA E KARAIBEVE
    TANI ESHTE BERE SI BORDELLO E GARIBAVE

    Reply to this comment
  13. iliri tjeter August 17, 11:56

    Vazhdim I komentit te mepareshem:
    4. Po tani qe I paskerkemi te prishura mardheniet me Kuben komuniste, si do t’i beje halli Shqiperise? Keq e ne keq do te shkojne punet e Shqiperise tani qe nuk kemi mardhenie diplomatike me Kuben, me vendin ku nuk reshtin anijet me te ikur prej saj, sepse aty ne Kube varferia dhe tallonat e ushqimeve jane ulur kembekryq prej vitit 1959.
    Shkruaj o bejtexhi shkruaj per fatkeqesine e Shqiperise qe nuk ka mardhenie diplomatike me Kuben e varfer socialiste.
    ( nuk thua shyqyr qe do te mos harxhohen leke per nje ambasade koti?!?!?!

    Reply to this comment
  14. nostradamus August 17, 12:23

    Kerrma Berishovic i duhet hedh qenve te terbuar…..!!!

    Reply to this comment
  15. Ballisti. August 17, 14:04

    Se ç’eshte nje gomar,
    nje injorant,intelektual,
    per Sali-karraduzen vdes,
    per shpellaristin e pabese.

    Me yrysh si kali ne leme,
    Salikarraduza ka lene nam,
    per te ndrequr ca fasada,
    hap e mbyll ca ambasada.

    Kryedordoleci i Albanistanit,
    don t’i prije vetem karvanit,
    nga servilizmi per Ameriken,
    Kuba e Fidelit i ndjell friken.

    Por ky komunist i terbuar,
    qe don te hiqet i ndryshuar,
    prishet me Kuben e vogel,
    Kines i sillet prapa si gogel.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 17, 20:58

      O BALLIST FALLCO SPIUN BOLSHEVIKU
      PO FIDEL KRIMINELI KA RENE NGA FIKU
      BOLL ME BEJTET ENVERISTE PREJ MIKU
      QE I RECITONTE PARTIA SI MATRAPIKU

      SHKO O BALLIST TEK KUBA E FIDELIT
      QE TE SHIKOSH SHQYPNINE E ENVERIT

      Reply to this comment
  16. petrika August 17, 14:07

    Sali Berisha vetem politikan nuk eshte,por cdo gje tjeter eshte.Do thoni ju po mbi 20 vjet qe ka bere politike,si e shpegon?Une e shpegoj me faktin qe ai ,gjate gjithe kohes qe ka qendruar ne politike ,urdherat,porosite dhe udhezimet i merrte nga Beogradi dhe Athina,pra nuk ka qeverisur vete.

    Reply to this comment
  17. zotnia r August 17, 16:33

    bukur

    Reply to this comment
  18. toni August 17, 18:59

    po ti me dordolec dhe amerika te njejten gje beri kubes i vuri embargu kines i hapi portat. po tani o dordolec qe rusia na ktheu embargon mbrapsh se ne i vume si puna amerikes embargo me lal piktorin si do ja bejme

    Reply to this comment
  19. Ballisti. August 18, 08:05

    I vetequajturi intelektual eshte veçse gomar
    qe sheh Saliun e baterdisur hipur ne mullar,
    Sali shpellarakun,shpifesin, hajdutin,vrastar,
    qe zgerdhihet persiper inetektualit qe ha bar.

    Intelektuali fallso nuk e do kurre te verteteten,
    prandaj ai do ballisto-komunistet e genjeshtert,
    kjo sere nuk e ka kuptuar se si ka levizur rrota.
    dhe me karavidhet e kombit qeshet tere bota.

    Reply to this comment
  20. Gramoz&favenid August 19, 16:55

    shume fjalor i ndyte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*