Amerikanët flasin troç: Nuk japim para pa FBI këtu

August 9, 2016 10:02

Amerikanët flasin troç: Nuk japim para pa FBI këtu

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të ekspertëve të FBI dhe të drejtësisë penale, kërkojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, në të kundër do të anulojnë ndihmën financiare për themelimin dhe funksionin e strukturës së frikshme hetimore, e cila do të godasë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri.

Paralajmërimi është artikuluar nga John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, në datën 13 korrik, raporton shqiptarja.com. Drafti për institucionet antikorrupsion parashikon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për funksionimin, trajnimin dhe mbikëqyrjen e Byrosë së Hetimit.

Ky komision rrit besueshmërinë mbi Byronë e Hetimit, ndërsa shton edhe pritshmëritë, për hetimin e pushtetarëve të korruptuar, nën shembullin e Kroacisë.

Por, anëtarë të komisionit kanë hedhur idenë e miratimit të një marrëveshje të re, me qëllim që ky parashikim të jetë në përputhje me Kushtetutën. Ndërkaq, John Smibert, ka pohuar se senati i SHBA nuk mund të miratojë një marrëveshje të re për këtë çështje, ndërsa ka paralajmëruar se FBI nuk jep paratë pa qenë e pranishme këtu.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë.

Ju, nëse doni një marrëveshje ndërkombëtare vetëm nga kjo e kaluar, e miratuar nga senati në SHBA, kjo gjë nuk ndodh. Nëse ju i doni paratë nga FBI-ja, që të jenë këtu të pranishme, dhe FBI-ja të ofrojë ndihmën e saj, atëherë hapja e këtij procesi është e nevojshme dhe pjesë e këtyre marrëveshjeve dypalëshe, janë të nënshkruara mes Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë”, ka deklaruar Smibert.

Komisioni i Pavarur i Rishikimit
Drafti për institucionet që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, parashikon ngritjen e Komisionit të Pavarur të Rishikimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky komision përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Çdo mision cakton përfaqësuesit, të cilët japin udhëzime dhe këshilla ekspertësh për një funksionim më të mirë dhe për zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë respektimin e ligjeve në fuqi.

Aksesi
Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë akses edhe në bazat e të dhënave me interes të institucioneve të tjera, si dhe do të ketë kapacitetin e pavarur për të ekzekutuar urdhra përgjimi të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme e të lëshuara nga një gjykatë.

Oficeri Përgjegjës duhet të kryejë edhe mbikëqyrjen e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personave të tjerë, me pëlqimin e tyre, si pjesë e mbikëqyrjes periodike të telekomunikimeve të tyre. Kjo kërkon edhe një ndryshim të ligjit për përgjimet, ndryshim i cili gjithashtu është hartuar tashmë.

August 9, 2016 10:02
Komento

6 Komente

  1. Aureli August 9, 10:48

    Po e dredhin bythen edhe socialistet! jane te korruptuar deri ne fyt te dy palet.

    Reply to this comment
  2. Drejtesi e paguar August 9, 16:40

    Qe rrota e drejtesise te filloje te rrokulliset “duhet graso”, zoterinj.

    Koran, sa me shume koran!

    Reply to this comment
  3. dj August 9, 18:05

    Ore popull budalla,po nuk po kuptoni cfare behet?Nuk ndjekin ata qe muaren parate dhe ti cojne ne vend,por meren pune te dores se dyte.Kjo eshte per te humbur gjurmet e hajduteve te vertete qe jane mafia qeveritare dhe me kete menyre do I vjedhin te gjitha,Ju rregjistroini.Po ngrihu o popull,mos I mbani sehire keto qelbesira.

    Reply to this comment
  4. Dielli August 9, 23:13

    Vertet qe Shqiperia i ka te domosdoshme halete,pra WC-t,por ne vendin ku dhitet dhe Jo ne guzhine e dhoma pritje,sikurse po vazhdohet sot e kesaj dite me halete e politikes shqiptare ne krye te tre pushteteve.Turp,por me Turp eshte per ato palo intelektuale e ish te denuar politik qe vazhdojne e heshtin ndaj halese politike qe Jo vetem ka qelbur Shqiperine me politikat e tyre si jashteqitja e kombit,por era e tyre e ndyre ka marre rruget e botes,si vrases me pagese,tutore e ekstremiste te c’do ngjyre,forme e besimi qofte.
    Vetem protestat pa nderprerje deri ne vendosjen ne bangen e akuzes te gjithe ato politikane,gjykates,prokurore e nje djalle e gjysem qe vazhdojne e bashkepunojne me djallin,do te benin te mundur nje shtet te se drejtes dhe nje Shqiperi Vertet te lire e demokratike.
    C’do besim se ujqerit e cakejte do te bejne shtet te se drejtes,eshte nje grusht ndaj vetes,familjes,dhe popullit Shqiptare te tej grabitur,terrorrizuar e gjymtyer e vrare ne vite.

    Reply to this comment
  5. alphade August 10, 02:10

    Populli duhet te ngrihet si nje trup i vetem dhe jo i
    percare e bere fertele nga kryekrimineli i Shqiperise,
    BARIU I DHIVE TE VICIDOLIT ! Gjarperit i duhet shtypur
    koka qe te marre fryme lirisht kombi shqiptar kudo qe
    eshte …!!! Banda mafioze e Milloshevicit duhet te dale
    para gjyqit per ”TRADHETINE E MADHE” NDAJ SHQIPE-
    TAREVE ! DHE SI GRABITES E VRASES TE SHQIPTAREVE !!

    Reply to this comment
  6. alphade August 10, 10:09

    Mafia e Saliut s’ka ku shkon ! Mjaft ! Mjaft u tallet me
    shqiptaret ! Alibite tuaja nuk shkojne me te Amerika dhe
    Europa ! Mashtrimet tuaja ndaj te nderkombetareve nuk
    pine uje me !
    Sali Milloshevici , me mire nje fund i tmerrshem se sa nje
    tmerr pa fund ! Nuk i shpeton dot drejtesisr, por jo asaj
    drejtesie qe ke vendosur Ti per te bunkerizuar familjen
    tende dhe te mafies qe ke krijuar ne Shqiperi e gjetke ne-
    per bote , por te drejtesise qe do te vendosin nderkomb-
    etaret ‘ SHBA-ja dhe BE-ja !
    Saliu ,bariu i dhive te Vicidolit , nuk ka ku shkon ,eshte i
    rrethuar nga krimi e hajnia….!!!
    Fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar nuk nxorri asnje mesim nga historia e Shqiperise se shek.kaluar !
    Enverin e terhoqen zvarre te vdekur, kur Saliun do ta
    terheqin zvarre per se gjalli, keshtu ka thene nje komentator kohet e fundit ! Kupa eshte mbushur e kesaj
    monstre, MONSTRA E VICIDOLIT !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*