Amerikanët po përgatisin “armatën” që do të seleksionojë emrat për institucionet shqiptare të drejtësisë

July 23, 2016 16:04

Amerikanët po përgatisin “armatën” që do të seleksionojë emrat për institucionet shqiptare të drejtësisë

Pavarësisht se efektet e ndryshimeve kushtetuese nuk kanë nisur, Fatmir Xhafaj lajmëron se ndërkombëtarët kanë filluar punën.

Sipas Xhafajt, amerikanët po bëjnë përzgjedhjen e prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë, të cilët do të asistojnë në seleksionimin e gjyqtarëve, prokurorëve e juristëve shqiptarë për institucionet e reja të drejtësisë.

Ndërkohë, 3 protagonistët kryesorë të negociatave për reformën në drejtësi, kanë shpjeguar në emisionin “Kapital” në TV “Vizion Plus”, rrugën që përshkoi reforma në drejtësi, deri te miratimi i saj në orët e para të 22 korrikut.

Pas miratimit me 140 vota socialisti Fatmir Xhafaj vlerëson se partia më e madhe e mazhorancës luftoi që përpjekja për konsensus, të mos cenonte thelbin e draftit kushtetues, ndërkohë që për Ylli Manjanin dhe Oerd Bylykbashin, konsensusi ishte elementi thelbësor i këtij procesi.

Në 25 korrik është seanca e fundit para se Parlamenti të marrë pushimet dhe bashkë me 7 ligjet e reformës duket se edhe debatet politike do të shtyhen për në vjeshtë atëherë kur kuvendi do të rinisë punën.

July 23, 2016 16:04
Komento

1 Koment

  1. alphade July 24, 21:28

    Ah moj ta lumsha ! “Skifteret” po zbresin ne fushen
    e korrupsionit ! Besimplote se do t’i nxjerrin “ujin e zi”
    dhe do te c’qelbezojne sistemin korruptiv gjyqesor !!!
    Pacet fashzmi e vinceremos, se iku koha e babaqemos !
    Ne burg te gjithe duke filluar nga monstra e Vidolit e klani
    i tij e deri te ithtari i tij i fundit ! Mbi te gjitha konfiskimi i
    pasurise se grabitur dhe krimet mafioze te kesaj bande…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*