Amerikanët sjellin flotën ushtarake në Shqipëri

March 31, 2015 18:06

Amerikanët sjellin flotën ushtarake në Shqipëri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe Ministrja shqiptare e Mbrojtjes Mimi Kodheli vizituan sot anijen USS Forrest Sherman të ankoruar në Vlorë.

Anija është pjesë e Flotës së Gjashtë të Marinës së Shteteve të Bashkuara, e cila ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunuese me Marinën Shqiptare. Kjo marrëdhënie përfshin edhe ushtrime të vazhdueshme ndërmjet anijeve tranzit të flotës së Shteteve të Bashkuara dhe Marinës shqiptare.

Këto ushtrime përmirësojnë ndërveprimin tonë si dhe forcojnë aftësinë tonë të përbashkët për të siguruar kufijtë e detit Adriatik dhe Jon.


“Lidhja midis dy forcave tona detare është vetëm një nga aspektet e shumta dhe jetëgjatë të marrëdhënies midis ushtrive të dy vendeve tona, shembulli më i fundit i së cilës ëhstë shërbimi dhe sakfrifica jonë e përbashkët në Afganistan, si pjesë e misionit të qëndrueshëm të NATO-s atje,” tha ambasadori Donald Lu, gjatë vizitës së tij në anijen USS Forrest Sherman ankoruar në Vlorë.

mimi

March 31, 2015 18:06
Komento

6 Komente

  1. Zoro March 31, 18:16

    Ketu te rrine e mos largohen deri te arrestojne Ali Baben me 40 hajdut.

    Reply to this comment
    • tepo cobani April 1, 18:11

      SHPREHJE E QARTE SE,

      – SA STABEL JEMI VETE NE,

      – SA FAKTOR STABILIZUES KESISOJ JEMI VERTET NE RAJON,

      – SA FAKTOR STABILIZUES KEMI FORCE E VIZION TE BEHEMI EDHE ME GJERE ?! ?! ?! ?!

      EDHE SA KOHE DO TE NA DUHET VERTETE ?

      Reply to this comment
  2. Kris 1 March 31, 20:05

    Reciprokisht ne duhet te dergojme aeroplanbajtesen Mrika per vizite ne ndonje port amerikan.

    Reply to this comment
  3. demo April 1, 09:48

    Na biresoni zoterinj amerikane!Bejeni Shqiperine shtet amerikan!Na iku jeta ne,baballareve tane,po i shkon femijeve,mjaft me hajdutet ne pushtet,Shkon nje malok,vjen nje i gjate,vetem drejtesi nuk ka ne kete vend!

    Reply to this comment
  4. shpatar April 2, 07:56

    Vlora me Gjiun dhe bukurit natyrore eshte nje pike e mbrekullueshme per tu relaksuar .Me ke do beje kjo Fregate stervitje te perbashket ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*