Amerikani me ngjyrë qëllohet për vdekje nga Policia

July 6, 2016 10:45

Amerikani me ngjyrë qëllohet për vdekje nga Policia

Një video e përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shfaqet një oficer policie teksa qëllon për vdekje një shtetas amerikan me ngjyrë, ka shkaktuar protesta masive për shkak të rasteve të përsëritura të këtij lloji. Në materialin filmik dallohen qartë dy oficerë policie teksa neutralizojnë të idenfitikuarin si Alton Sterling si dhe momenti kur qëllojnë të paktën pesë herë mbi të.

Dhuna e policisë kundrejt personave me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara është bërë sërish në një problem madhor, teksa vetëm gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale është përhapur me shpejtësi një video ku shfaqet një oficer teksa qëllon për vdekje një një 37 vjecar të idenfikuar më vonë si Alton Sterling. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të martës në shtetin e Louisianës.

Zyrtarët e Policisë deklaruan se dy oficerë i ishin përgjigjur një denoncimi ku thuhej se një person i veshur me ngjyrë të kuqe kishte kërcënuar me armë disa persona pranë një bari. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes, policët janë konfrontuar me të dyshuarin, dhe në bazë të dëshmitarëve i kanë rrëmbyer armën që ai posedonte. Megjithatë, ende nuk dihen arsyet që njëri prej oficerëve mori vendimin për të qëlluar mbi Alton Sterling, kur pamjet filmike tregojnë qartësisht se ky i fundit ishte pothuajse i neutralizuar.

Disa qindra qytetarë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke vendosur lule dhe qirinj në nder të viktimës, ndërkohë që shumë të tjerë kanë zgjedhur protestën për të kundërshtuar veprimin fatal të Policisë. Cdo vit, oficerët në Shtetet e Bashkuara vrasin mesatarisht 1.000 persona, ku pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas amerikanë me ngjyrë.

July 6, 2016 10:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?