Amnesty International fut Trump në “listën e zezë”, si shkelës i të drejtave të njeriut

February 22, 2018 11:29

Amnesty International fut Trump në “listën e zezë”, si shkelës i të drejtave të njeriut

Pas vendimeve të fundit nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Amnesty International e ka akuzuar Trump për përdorim të “politikave të urrejtjes” dhe për “të qenët kërcënim për të drejtat e njeriut”

Amnesty International është grupi që mbron të drejtat e njeriut.

Sipas këtij grupi, Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njeriut në SHBA dhe jashtë.

Në raportin e saj vjetor, të titulluar Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë, organizata e vuri Trump-in në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.

Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, u shpreh Salil Shetty, udhëheqës i Amnesty International.

Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trump-it, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i urrejtjes”.

l./h dita

February 22, 2018 11:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim