Amnisti dhe amnezi

May 10, 2016 12:45

Amnisti dhe amnezi

Neni 25 i draftit final për reformën e drejtësisë është një alibi politike e pakuptimtë dhe absurd: Nuk mund të përjashtohen nga hetimi ish-ministrat dhe zyrtarët e lartë para vitit 2013 – është e pamundur nga të gjitha pikëpamjet logjike të drejtësisë – të parimit substancial që përcakton faktin kushtetues se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Reforma në drejtësi humbet kuptimshmërinë e saj, sepse humbet kështu koherencën juridike dhe krijon artificialisht një drejtësi të anuluar para vitit 2013 dhe një drejtësi funksionale pas vitit 2013. Ideja e një lloj amnistie – për kalambur po them edhe të një amnezie kombëtare, është diçka e mbrapshtë dhe një kompromis i turpshëm i tërë klasës politike, nëse do të ndodhë. Uroj të mos ndodhë.

Nëse Shqipëria nuk e realizon në substancë reformën në drejtësi, ahere vonesa retrograde do të jetë shumë e gjatë dhe me pasoja negative, shumë të kushtueshme, madje edhe të paparashikueshme. Shqipëria do të humbasë shpresën – dhe kjo do të ishte një katastrofë mendore por edhe historike, një atentat i kobshëm ndaj të ardhmes demokratike dhe ndaj integrimit europian dhe progresivë.

Neni 25 do të hynte në kohërat moderne si një aksident juridik dhe do të paralajmëronte pa asnjë ekuivok dështimin e pashmangshëm të reformës në drejtësi.

 

Moikom ZeqoBotuar sot në DITA si pjesë e Forumit “Turpi i nenit 25”

May 10, 2016 12:45
Komento

1 Koment

  1. mirel May 10, 23:01

    Profesor, I nderuar
    Turma ka marre zjarr qe kjo eshte ajo qe I duhet Shqiperise.
    O e ben reformen o ska.
    Rehabilitimi I ministrave nuk ju hn ne sy, sa kohe qe kane mundesi te shajne Berishen nga nena.
    Te tjeret jane te falur.
    Ky komb ka mbaruar, per fat te keq. Ndaj lerjani dhe ju kujtesen amnezise per te rrojtur deri ne fund me kujtimin e nje endere te tille qe u katandis ne plerishte.
    Ky eshte shtet I kapur nga bandat dhe nuk ka burre shqiptar qe te ngrihet te kundershtoje.
    O jane bandite, o jane shurrake. Me sa duket ka shume nga te dyja palet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*