Amnisti për makinat/ 6 muaj afat për çregjistrimin vullnetar

June 26, 2016 09:32

Amnisti për makinat/ 6 muaj afat për çregjistrimin vullnetar

Pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat për një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh do të kenë afat 6 muaj për çregjistrimin e mjetit pa paguar debinë.

Qeveria ka gati draftin e ri që i hap rrugën Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor të bëjë çregjistrimin e këtyre automjeteve dhe të shuajë detyrimet e papaguara nëse pronarët e mjeteve nuk kryejnë vetë çregjistrimin brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

Falja e detyrimeve u kthen të drejtën pronarëve debitorë të rinovojnë lejen e qarkullimit, pasi shumica e këtyre mjeteve nuk ekzistojnë fizikisht.

Veprimet e çregjistrimit do të jenë pa pagesë apo thënë ndryshe, pronari nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura, por në rast se ai kërkon që të mbajë aktiv mjetin duket të kryejë pagesat e 10 viteve./Panorama/

June 26, 2016 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*