Amnistia po përdoret për të shmangur taksat

August 22, 2016 09:17

Amnistia po përdoret për të shmangur taksat

Amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.

Teksa prej disa javësh ka filluar aksioni për përdorimin e kuponit, tatimet tashmë janë vënë përballë një tjetër sfide: ata po hasin vështirësi të konsiderueshme në mbledhjen e detyrimit tatimor. Burime konfidenciale thonë për ‘Monitor’ se grupet e kontrolleve nuk mund të kërkojnë dot borxhin që biznese të ndryshme kanë pranë kësaj administrate për shkak të shpalljes së amnistisë fiskale nga ana e Ministrisë së Financave.

Burimet thonë se amnistia është duke u përdorur në raste të caktuara edhe si një justifikim për sipërmarrësit të cilët kanë vlera të konsiderueshme dhe presin t’u shmangen sa më shumë pagesës së detyrimeve.

E gjithë kjo situatë ka vendosur në vështirësi Drejtorinë e Tatimeve dhe vetë inspektorët, pasi nga një anë ata janë të detyruar të zbatojnë ligjin në kohë, çka do të thotë që në momentin që shkon të kryesh kontroll te një biznes dhe gjen shkelje, duhet të ndjekësh të gjitha procedurat për të mbledhur detyrimin, që nga sekuestro e mallit e deri në pezullimin e aktivitetit.

Nëse këto punë nuk bëhen, nuk është çudi, – shprehen nën zë punonjësit e tatimeve që ata të penalizohen për mosveprim dhe bashkëpunim për evazion fiskal në shumë raste. Ata sugjerojnë që ministria duhet të kishte publikuar draftin në kohë, që të kishte bërë të gjithë konsultimet me ekspertët dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që pasi të bëhej publikimi, të miratohej sa më shpejt e të mos krijonte ngërç mes institucioneve.

Sipas draftit të amnistisë, që pritet të diskutohet më tej në shtator, do të falen tërësisht kamatat dhe detyrimet e borxhit të krijuar deri në fund të vitit 2011, ndërsa pas kësja periudhe do të falet 30% e borxhit dhe gjobave, me kusht që të paguhet pjesa tjetër e detyrimit.

Sipas Ministrisë së Financave, nga shifra prej 1.4 mld dollarë e borxhit total, rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012, të cilat do të falen në mënyrë të pjesshme sipas skemës incentivuese, nëse paguan 70%, falet 30%.

Rritet përdorimi i kuponave

Të dhënat e fundit që vijnë nga Drejtoria e Tatimeve thonë se numri i kuponëve të prerë në vetëm dy javët e para të aksionit ka arritur në 20 milionë. Kontrolle ka pasur në çdo biznes, pavarësisht llojit të tij, por numrin më të lartë të tyre sigurisht që e mban kryeqyteti. Burimet nga tatimet thonë se këto kontrolle do të vijojnë gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të mbahet ritmi i deklarimeve dhe të mos bjerë mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja./MONITOR

August 22, 2016 09:17
Komento

3 Komente

  1. info analitike August 22, 11:49

    Kjo tregon se politikat fiskale rilindjote jane nje deshtim i plote dhe qeveria po tregon akoma edhe njehere paaftesine e saj proverbiale ne aplikimin e reformave ne ekonomi.

    Reply to this comment
  2. katarakti August 22, 11:53

    Kjo amnisti fiskale eshte turpi i rradhes i faqeziut Rama. Te futesh ne burg njerezit qe nuk kane te paguajne energjine elektrike dhe tu falesh borxhet biznesmeneve vetem nje i pafytyre si Rama mund ta beje.

    Reply to this comment
  3. Dielli August 22, 16:45

    Sihariq i rradhes nga bandat roze-blu, vjen amnistia ndaj biznesmneve qe nuke kane paguar taksat mbi 1.6 miljard dollare,pas skemave piramidale,dhe pas tjetersimit e grabitkes se pasurise kombetare dhe asaj private,dhe borxhi ndaj biznesit,atije biznesi qe i kishte rrembyer me fuqine e pushteteve mbi 1.6 miljard dollare taksapaguesve.Por kjo nuke mjaftoje,por na vjen dhe sihariqi i fundit per nga soi,grabitja me fuqine e pushteteve nepermjet amnistise.Turp dhe nje krim i rradhes se pangopesise,per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim,produk nga bandat roze-blu qe kane grabitur te kater pushtetet dhe nuke kane te ndalur ne ligesi.
    Megjithese dita e gjykimit per boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik tashme eshte nje rrealitet,cudia eshte se ato nuke duan t’a besojne dhe vazhdojne me skenare e peshtire te rradhes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*