AMSHC: Më shumë solidaritet për kë po humbet gjithçka

February 3, 2015 16:57

AMSHC: Më shumë solidaritet për kë po humbet gjithçka

Situata e rëndë në jug dhe juglindje të Shqipërisë shtyu Agjensinë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile të ndryshojë rrjedhën e zakonshme të aktiviteteve të saj.

Bordi i Agjensisë me anën e një kontributi simbolik, (duke dhuruar pagesat e përcaktuara për mbledhjet e tij) krijon premisat për fillimin e një fushate solidariteti të shoqërisë civile me zonat e nënshtruara nga forca e natyrës.

“Besojmë se solidariteti ndaj atyre që në këto momente kanë uri, ftohtë dhe trishtim, për mënyrën sesi jeta e tyre u fshi në pak minuta, do jetë përgjigjia më e mirë që një qytetërim mund të ofrojë për qytetarët e tij – thuhet në një deklaratë për media të AMSHC.

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) fton të gjitha Organizatat jo-fitimprurëse, Fondacionet si dhe të gjithë aktorët e tjerë të shoqërisë civile t’i bashkohen këtij momenti, për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet që ndodhen në kushte ekstreme jetese me kontribute të tilla si: batanije, ushqime, veshmbathje e gjithçka tjetër që mendoni se mund t’u nevojitet njerëzve në nevojë.

Nga data 3 shkurt 2015 zyrat e AMSHC do të jenë të hapura në çdo moment dhe në dispozicionin tuaj, për të ndërmjetësuar ndihmën që do të ofrohet për zonat që aktualisht ndodhen nën ujë.

Besojmë pa kushte tek solidariteti – thotë drejtori i AMSHC, avokati i njohur Andi Kananaj.

February 3, 2015 16:57
Komento

10 Komente

  1. . February 3, 17:36

    —————————————————-

    25 vjet te kriminelit verior Sali Bisha …

    shkaterrim total te Shqiperise …

    Sot duhen 2 miliard dollare per te shpetuar Shqiperine …

    Z.Rama,
    kerko “pranga” dhe parat kriminelit Verior Sali Bisha …

    kerkoi parat e vjedhura nga Banka Shqiperise …

    ——————————————————————————————

    Reply to this comment
  2. studenti February 3, 17:39

    Sa keq. Por akoma me keq per mendjen e tij. Po ti kish patur te siguruara sot ai nuk do i kish humbur te gjitha por vetem nje. Te tjerat do tja kish kthyer kompania siguruese. Po ce do. Shqiptari mendon o te gjitha ase asnje.

    Reply to this comment
  3. Ali February 3, 18:34

    Kemi 25 vjet qe bertasim, te shkojme ne Evrope.Por gjate ketyre 25 vjeteve s,kemi bere asgje si Evropa.Psh.Cdo qytetar ose biznesmen duhet te siguroje, pronen, shtepine,etj, nga zjarri nga uji, termeti etj.Sa perqind e kane bere kete, besoj shume pak.Nqs se ata fermere do te ishin te siguruar, ma do mendja qe do ishte ndryshe puna.Kemi 25 vjet qe kemi shkaterruar, pyjet, kanalet kullues, shtreterit e lumenjeve, sot natyra hakmerret me te gjine fuqine.Duam te ndertojme kapitalizmin duke shkaterruar, rrjepur cdo gje.Pasojat po i shikojme cdo dite.Boll me shkaterim , duhet me kulture ne cdo drejtim,jo shaj njeri e shaj tjetri, te gjitha pasojat mbi popullin do te bjen.

    Reply to this comment
  4. Desert rose February 3, 18:43

    Respekt AMSHC !!!
    Solidaritet ,vetem kjo fjale duhet te degjohet .

    Reply to this comment
  5. Arben February 3, 19:27

    SOLIDARITET PER KETA FATKEQE,

    KA FAMILJE QE KANE HUMBUR GJITHSHKA.

    Reply to this comment
  6. "Horri i Bulevardit" February 3, 21:05

    Kerkojme te ndertojme kapitalizmi dhe mendojme si ne komunizem, kjo eshte arsyeja qe pse shqiotaret, smund te ecin perpara.
    Kerkon me ngulm pronen private, por e kerkon kete prone, vetem kur i jep fitim, se kur kjo prone i jep humbje, gerthet, Ku je o shtet, hajde ma shperblej demin.
    Kur sjeni ne gjendje te monitoroni pronen tuaj, perse kerkoni demokraci o dembele, jepjani tokat dhe bagtite shtetit si dikur dhe i del per zot shteti.
    A e dini o shqiptare te “zgjuar” se kapitalizmi ka zgjidhur ceshtjen me sigurime, qe jane kompani fitimprurese, por qe ne raste fatkeqsie, ju demshperblen, te pakten mbi 70% te demit?!.
    Keto fonde qe ju dhuron qeveria, jane taksa qe duhet te futen ne pune, per investime, jo te paguaje ty lopen dhe delen, se kete lope e dele, ti qe bertet sot, nuk e ke futur ne sistemin e taksave, por ja shet qumshtin, ne treg me shishe coca cola.
    Jam i ashper ne kete drejtim, se mbas kapercimit te kesaj fatkeqsie, duhet ndermarre nje fushate sensibilizimi, ku duhet sqaruar fermeri privat, pronari i tokes bujqesore, qe malli duhet siguruar, se ne kapitalizem, shteti eshte nje rregullator, jo demshperblyes.
    Deshem kapitalizem, atehere te zbatojme rregullat e kapitalizmit, qe tja shofim hajrin, jo te jetojme si ne kapitalizem dhe te belbezojme si ne komunizem.
    Hajt ju past lala fshatare jeni, por dru keni mbetur.
    Na thoshte ai emershuari, kapitalizmi e skllaveron njeriun, ne sdeshem ta besojme, na thoshte, ste paguan hakun e punes, prap ne qeshnim, na thoshte, kapitalizmi, te merr lirine, jo belbezonim ne, na thoshte te le edhe pa varr, po spate para, ik o rrote belbezonim ne.
    Prandaj shtrojuni punes, fitoni 100 dhe paguani 120, ky eshte kapitalizmi, na mashtroi me makinat dhe televizoret me ngjyra, na mashtroi me floket e gjata dhe me shale e bythe te llangosura, tani ta gezojme.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 3, 22:45

      Ore po ky Horr Merkeli është bërë shumë i saktë këto kohët e fundit! Gati po merr çmimin për vendin e parë nga juria! Po të jem në juri votën time do ta deklaroj haptaz për Horr Merkelin! E meriton! Tung!

      Reply to this comment
      • Desert rose February 4, 00:39

        konkursi quhet
        “Idiotesia Masive ”
        une nuk votoj per asgje ne fakt ,por ne kete rast juve te dyve dhe nja dy aty me siper do ju nxirrja fitues me patjeter
        cmimin e pare pa medyshje e merr Horri ..

        Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" February 4, 01:32

        Danke schön i nderuari Zaimi.
        Por me vjen te pellcas, se e kerkuam kapitalizmin, pa e ditur fare, se cfare permban ai.
        E kujtuan kapitalizmin, vetem vetura te shtrenjta, shale vajzash me minifunde, wiski e coca cola, qejf o qejf qe ben dervishi pi raki e tule mishi.
        Kujtuam se gjermanet e zvicerianet e te tjere do punojne ne, harruam se do te ishim sklleverit e shekullit te ri.
        Tung.

        Reply to this comment
        • info analitike February 4, 10:54

          Te rre menja Horri se ti skllav ishe edhe nen Enver Hoxhen.
          Me enverin kishe biciklete tani ke makine, me enverin pije vapik tani pi Coca-Cola, Fanta e turli pijesh, me enverin jetoje i mbyllur ne kafaz, ndersa tani je i lire te udhetosh neper bote, me enverin te martonte partia kurse tani je i lire te zgjedhesh, me enverin kishte kurveri shteterore ne te gjitha kuptimet, kurse tani e kemi eksportuar edhe neper bote ate edukate te marre nga “morali i shendoshe i partise”.
          Nuk po vazhdoj me gjate se ka shume krahasime per te bere.
          Ne kapitalizem duhen kellqe dhe mend per te ecur perpara.
          Ironia e prones private ne Shqiperi eshte se pikerisht keta qe bertasin “toke e xanun” jane bijte e atyre qe shpronesuan me dhune, per vete nuk kishin asnje prone, e ne kapitalizem na u bene multimilionere duke zhvatur pronat e te tjereve.
          Edhe idhulli yt Rama, njesoj si Berisha dikur, po sillet me pronat sikur t’i kishte te tijat sepse nuk e di cfare dmth. prone private. Mori nga fondi i AKKP trojet qe ishin siguruar si kompensim fizik per pronaret per t’i zevendesuar me toka te pavlera.
          Hidhi nje sy ketu se cfare eshte bere me kete vend e se si akoma monstra si Ahmetaj i gjen akoma ministra e pastaj hapet edhe portali kunder korrupsionit sa per tu tallur:
          http://gazetatelegraf.com/korrupsioni-130-nga-1300-dosjet-e-ngrira-ne-22-vite/

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim