Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

June 4, 2018 12:46

Ana e errët e jahteve të pasanikëve për të cilën nuk flitet

 

Nëse shefi i tij kërkon një ushqim të veçantë, Dirk Zimmerman, një kuzhinier 35-vjeçar në superjaht ulet në helikopter dhe niset për të gjetur ushqim.

Siç thotë ai, ka fluturuar shumë herë nga jahti në kërkim për kungull të njomë, apo domate të freskëta.

“Shokohesh sa para shpenzojnë ata për këto gjëra. Sa për mua, ai fluturimi me helikopter në kërkim të ushqimit më ngazëllen”, thotë Zimmerman duke përgatitur sushi në kuzhinën e jahtit të gjatë 60-metra “St David” në Monako (në foto).

Të pasurit janë duke u bërë më të pasur – vetëm vitin e kaluar ka pasur 145 miliarderë të rinj – ndaj kërkesat janë në rritje për super-jahte të reja më të gjata se 24 metra. Në këtë moment, më shumë se 500 prej tyre janë ndërtuar anembanë botës, shkruan ‘koha.net’.

Disa prej tyre kanë më shumë se 100 punonjës.

Gjithsej sektori i kësaj dege të turizmit punëson rreth 37.000 njerëz, dhe të rinjtë që e shohin veten e tyre në këtë biznes shkollohen në Universitetin Soltent në Southampton, i cili ofron trajnime shtesë në Akademinë për superjahte Warsash.

Çdo pranverë, dhjetëra të rinj britanik shkojnë për trajnime në Antibes në Cote d’Azur, qendra jozyrtare për rekrutimin e ekuipazhit.

Për ata që e shohin nga jashtë, kjo është një punë e ëndërruar. Por ata brenda e dinë që medalje ka edhe anë të tjera.

Aksidentet, lëndimet, vdekjet janë pjesë përbërëse e kësaj pune. Vetëm në vitet e fundit, tre anëtarë të rinj të ekuipazhit kanë humbur jetën duke iu shërbyer pasunarëve të tyre.

Këto super-jahte zakonisht lundrojnë rreth botës dhe qëndrojnë në porte vetëm për një kohë të shkurtër.

Arsyeja është se megjithse të krimbur në para, ata nuk duan të regjistrohen dhe të paguajnë taksa. Kjo është arsyeja pse ekuipazhet nuk mund të kenë të njëjtën mbrojtje ligjore si ata që punojnë në tokë.

Familjet ankohen se në rast aksidenti apo vdekjeje, ata nuk kanë askënd që të padisin dhe nëse do t’i ndihmojnë pas vdekjes më të dashurve të tyre, pasi asnjë prej pronarëve të pasur të jahteve nuk shfaqet në funeral.

Michael Hanlon ishte 22-vjeç kur mori “punën e ëndrrave” në mars 2013 – të ishte instruktor i sporteve të ujit në jahtin 62-metra Faith në posedim të miliarderit kanadez Lawrence Stroll.

Një muaj më vonë dhe para se të fitonte pagën e parë prej 3,500 dollarësh, ai u gjet i vdekur. Ai u kthye i lodhur pas një nate nga lundrimi në Antibes në rivierën franceze. Ai bëri dy ndërrime të turistëve, duke punuar ditë e natë, dhe pastaj shkoi në një bar lokal për të festuar herën e parë që kaloi Atlantikun në jetën e tij.

Por, ndërsa jahti qëndron mbyllur natën, ai u përpoq të hyjë nga dalja emergjente jozyrtare. Ai ra nga kuverta e lartë dhe goditi kokën në mol, dhe u mbyt. Trupi i tij u gjet vetëm ditën tjetër.

l.h/ dita

June 4, 2018 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*