Historia e një ‘qeni të vetmuar’

October 16, 2020 10:55

Historia e një ‘qeni të vetmuar’

Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë e pabesueshme që t’i marrin elementët e tyre më radikalë e më të patrajtueshëm dhe t’i transformojnë në eunukë të butë. Zakonisht procesi nis menjëherë pas vdekjes.

Mark Twain kujtohet gjithmonë si një tip me batutën e mprehtë në udhëtim të përjetshëm në perëndim në lumin Mississippi, ndërsa askush nuk lexon dhe kujton sot polemikat e tij të shkruara lidhur me natyrën e dhunshme të perandorisë amerikane.

Martin Luther King kujtohet për vizionin e tij poetik të fëmijëve që qëndrojnë dorë për dore në një kodrinë të Alabama, por pak kujtojnë se ai thoshte se qeveria amerikane ishte “furnizuesi më i madh i dhunës në botën e sotme”.

Por më e madhja e tredhjeve historike përfaqësohet ndoshta nga Jack London.

Jack London është socialisti revolucionar më i lexuar në të gjithë historinë e Amerikës, propagandonte përmbysjen e dhunshme të shtetit dhe vrasjen e liderëve politikë.

Sot kujtohet pse ka shkruar një histori të bukur për një qen. Është njëlloj sikur Panterat e Zeza të kujtohen pas një shekulli pse kanë një tis rozë te bishtalecat.

Nëse qeni i krijuar prej tij e shkelmon përjetësisht në pafundësi Jack London-in nga kujtesa jonë historike, ajo që humbasim është një prej figurave më intriguese dhe më të çuditshme të historisë, një figurë njëherazi eksituese dhe përçmuese.

Gjatë 40 viteve të jetës së tij, djali “bastard” i një spiritualisti me tendenca vetëvrasëse që jetonte në një bidonvil, ishte një i mitur në punë të rënda, një pirat, një lypës, një socialist revolucionar, një racist që pëlqente genocidin, një kërkues ari, një korrespondent lufte, një milioner, një i depresuar me mani vetëvrasëse dhe, për disa kohë, shkrimtari më popullor i Amerikës.

Tek “Wolf: The Lives of Jack London”, biografi i fundit i tij, James L. Haley, e quan Londonin “figurën më të pakuptuar të kanunit letrar amerikan”, ndoshta sepse në fund të fundit është e pamundur ta kuptosh.

London për pak nuk vdiq i vetëvrarë më parë akoma se të lindte. E ëma e tij, Flora Chaney, ishte një histerike e mbushur me urrejtje, që kur zihej me dikë reagonte duke ulëritur sa që dukej se do t’i binte ndonjë infarkt dhe më pas plandosej përdhe. Ishte lindur dhe rritur në një shtëpi të madhe me 17 dhoma, por kur arriti në adoleshencë u largua nga familja dhe shkoi për t’ju bashkuar një sekti fetar që besonte se kishte aftësinë për të hyrë në komunikim me të vdekurit.

Pati një histori me liderin e sektit, William Henry Chaney, i cili kur ajo mbeti shtatzënë e rrahu dhe e urdhëroi të abortonte. Ajo mori një dozë të madhe laudanumi dhe e qëlloi veten në kokë me një pistoletë, e cila – fatmirësisht – nuk shkrepi. Kur shtypi përhapi lajmin, turma e sektit kërcënoi ta varte Chaney-n dhe ajo u zhduk përgjithmonë nga California.

Kur në vitin 1876 lindi Jack në një bidonvil të San Francisco, Flora e quajti “shenja ime e turpit” dhe nuk deshi të kishte të bënte me të. Ia dha një dadoje (dhe skllave të liruar) të quajtur Virginia Prentiss.

Virginia bëri të mundur që Jack London ta kalonte pjesën më të madhe të fëmijërisë së vet duke shkuar e duke ardhur nga shtëpia e saj. E quante “zezaku im i bardhë” dhe “bohçe pambuku”, kurse ai i thërriste “mami”, edhe pse ajo i thoshte gjithmonë që nuk e pëlqente.

“Unë jetova poshtë në bodrumet e shoqërisë, në thellësitë nëntokësore të mjerimit, për të cilin nuk është as e bukur, as e përshtatshme të flasësh”, shkroi ai vite më pas.

Menjëherë pasi kreu shkollën fillore u dërgua të punojë në një fabrikë konservash ushqimore, duke mbushur kavanoza me uthull nga mëngjesi në mbrëmje, të gjitha ditët, për një grusht qindarkash.

E jetoi pjesën tjetër të jetës së tij me terrorin e një bote krejtësisht të mekanizuar, në të cilën qeniet njerëzore janë shërbëtorë të Makinës. Narrativa e tij përshkohet nga uturima e makinës që nxit qeniet njerëzore t’i shërbejnë dëshirave të saj.

Nuk e njohu furçën e dhëmbëve deri në 19 vjeç dhe në këtë pikë dhëmbët tashmë i qenë prishur. London u rrit gjatë depresionit të parë amerikan, duke kaluar nga një punë e padurueshme tek tjetra.

Punonte me lopatë në qymyr derisa trupi i paralizohej nga ngërçet. Tentoi që të vetëvritej një herë të parë me mbytje, por u shpëtua nga një peshkatar. Nisi të vërejë legjionet e njerëzve pa dhëmbë e pa shtëpi që sorollateshin nëpër rrugë, të copëtuar nga puna brutale dhe të braktisur tek vdekja në moshën 40 apo 50 vjeçare.

Fillimisht reagimi i tij qe një individualizëm i ftohtë niçean: do ta gjente një rrugëdalje, këmbëngulte, me forcat dhe me kurajën vetjake të tij. Por në dëshpërimin e Depresionit, në Amerikë po shfaqeshin ide të reja. London thoshte se këto ide ju futën në kokë “me goditje” kundër vullnetit të tij:

“Asnjë shpjegim i ndritshëm i logjikës dhe i pashmangshmërisë së socializmit nuk ka arritur të më influencojë në mënyrë kaq të thellë e bindëse si ditën që kam parë për herë të parë muret e Varrezës Sociale të ngritur rreth meje, kur kam ndjerë se si po rrëshqisja poshtë e më poshtë, deri në shkatërrimin që qëndron në fund”.

Kur në vitin 1894 vagabondët organizuan një marshim në të gjithë Amerikën për të kërkuar punë, London marshoi bashkë me ta dhe u arrestua në Niagara Falls për “vagabondazh”. Kur kërkoi avokat, policia i qeshi në fytyrë. Kur kërkoi të shpallej i pafajshëm, gjykatësi i tha që “të mbyllte gojën”. U vu në pranga dhe u burgos për 1 muaj.

London e kishte ditur gjithmonë se sistemi ekonomik ishte i manipuluar kundër tij, por tani e kuptoi se edhe ligji ishte manipuluar.

Kur në 1894, në moshën 18 vjeçare, u lirua, nisi të organizojë mitingje pasionante nëpër cepat e rrugëve dhe shumë shpejt përfundoi në faqet e para e gazetave të San Françiskos si i “riu socialist” që nxiste punëtorët të rebeloheshin dhe ta hiqnin vendin nga duart e baronëve.

Dikush i ofroi mundësinë që të frekuentonte një shkollë private të nivelit të lartë dhe për një çast u duk e mundshme një rrugëdalje. Por shpejt ju desh që të largohej, pas protestave të prindërve të disa nxënësve, që ankoheshin për influencën dukshëm shkatërruese që kishte ndaj fëmijëve të tyre.

U regjistrua në një shkollë tjetër, por u përjashtua pse kish kompletuar kurrikulumin prej 2 vitesh në 4 muaj, duke lënë prapa, në mënyrë flagrante, fëmijë të tjerë të bardhë.

London ndjehej i poshtëruar dhe i zemëruar. Menjëherë më pas u nis drejt arktikut kanadez, në të cilin thuhej se kishte  flori. Pa kërkuesit e floririt të grupit të tij të vdisnin nga mbytja, i ftohëti dhe skorbuti. Në moshën 22 vjeçare u betua se, po të mbijetonte, do të bëhej shkrimtar, me çdo kusht.

Veprat e para të tij – si “Ujku i detërave” (1904), një roman që flet për një të mbijetuar të shpëtuar nga kapiteni i një anijeje, që më pas skllavërohet dhe torturohet në mënyrë maniakale dhe homoerotike prej tij – injektuan në letërsinë amerikanë një stil zhargoni të vrazhdë e të ashpër që dukej se donte të bënte copa copa Edith Wharton-in e më pas t’ua hidhte ujqërve.

Ishte një stil joharmonik dhe brutal, si makinat me të cilat London kishte pasur të bënte, i ashpër si trojet e betejave të tij. Lexuesit qenë befasuar nga mizoria, nga rreptësia, por edhe nga energjia e ndodhur në shkrimet e tij. I griste manierizmat dhe i zëvendësonte me manitë e tij: personazhet e tij qenë të dhunshëm, arrogantë dhe realë.

Duke lexuar sot veprat e tij shikohet sesi fara letrare e tij është përhapur në të gjithë shekullin amerikan, është e dukshme në veprat e shkrimtarëve më të rëndësishëm amerikane dhe të vendeve të tjera. Ernest Hemingway dhe John Steinbeck ju bashkangjitën vrazhdësisë së tij, duke e imituar. Beat Generation e ndoqi në rrugën e një stili xhazi dhe të improvizuar. George Orwell e ndoqi midis vagabondëve dhe qe distopia londoniane “Thundra e hekur” që ka frymëzuar “1984”.

Të gjithë, nga Upton Sinclair tek Philip Roth, theksojnë se janë influencuar prej tij. Por gjurmët e London gjenden edhe tjetërkund. Mjafton të shikosh figurën e tij joshëse dhe imponuese që të sheh, xhupin prej lëkure dhe sheh Marlon Brando dhe James Dean dekada përpara se të vinte momenti i tyre.

Dora dorës që London u bë më i pasur, idetë e tij politike u bënë më radikale. Shpejt arriti që të apelojë vrasjen e liderëve politikë dhe të thotë se socializmi pashmangshmërisht do të zbarkonte në Amerikë.

Theksonte gjithmonë se ishte një lloj Robin Hood, edhe pse në shtëpi mbante një çetë shërbëtorësh që i vinte në shërbim të vagabondëve dhe të sindikalistëve mysafirë në rezidencën e tij.

Por ka një plagë të mahisur që përshkon konceptimet e tij politike dhe që është e vështirë të injorohet. “Para së gjithash, unë jam një mashkull i bardhë dhe vetëm më pas jam socialist”, thoshte plot bindje. Socializmi i tij ndiqte një politikë aparteidi të ngushtë: ishte i rezervuar ndaj grupit të tij pigmentor.

Të gjithë grupet e tjera etnike, theksonte ai, do të duhet të nënshtrohen… Ose shfarosen:

“Historia e qytetërimit është historia e një ecejakeje; e një ecejakeje me shpatë në dorë, gjeneratash të forta, për të “pastruar” rrugën dhe krasitur të dobëtit dhe më pak të përshtatshmit”.

Kjo ishte një e mirë, pasi sipas tij “ata janë të paaftë që të mbështesin përqëndrimin dhe përpjekjen e gjatë që janë tipari karakteristik i racave të përshtatura më mirë që të jetojnë në këtë botë”.

Po ata që nuk janë “më mirë të përshtatur” për të jetuar në këtë botë?

Në tregimin e tij të vitit 1910, të titulluar “The Uparalleled Invasion”, Shtetet e Bashkuara – me miratimin e qartë të autorit – shpërthejnë një luftë biologjike kundër Kinës dhe shfarosin popullsinë e saj. Pastaj SHBA e pushton Kinën dhe e vë nën zotërim. “Është, – thotë autori, – zgjidhja e vetme e mundshme e problemit kinez”.

Haley, në një biografi që në shumë aspekte është solide dhe kompetente, shfaqet ekstremisht e matur kur flet për racizmin e London. Aty thuhet, se sipas tij, racat duhet “të mbaheshin të ndara”. Në fakt nuk është kështu. Mendimi i shpeshtë i tij ishte se të bardhët duhej t’i vrisnin të gjithë të tjerët.

Si arriti të katandisej në këtë pikë? Nëna e tij ishte një raciste psikotike. E mbërthyer nga paniku prej humbjes së statusit të saj, e gjente përjetësisht poshtëruese të jetuarin përkrah zezakëve.

Edhe London duket se e ndjente impulsin e fortë e identifikimit me njerëzit e “ngecur në abis”. E gjente poshtëruese dhe për këtë kishte nevojë për një klasë me Untermenschen (njerëz inferiorë, shënimi im) akoma më poshtë.

Por në origjinën e tij ishte edhe Virginia Prentiss, që praktikisht e rriti. Nuk mendonte për të kur i krahasonte zezakët me majmunët? Nganjëherë, në një çast të trazuar, një njeri aq elokuent në dhembshurinë e tij ndaj një viktimave të pafajshme, do dukej ta kuptonte se po thoshte diçka të poshtër.

Në një moment, London thotë se forca e socializmit është në aftësinë e tij për të “shkuar përtej paragjykimeve raciale”; por pastaj këto paragjykime kthehen, bile me të njëjtën mizori të mëpasme.

Gjatë vizitës në Ishujt Havai shfaqet i preokupuar për kulturën autoktone, por më pas dëahiron që Shtetet e Bashkuara gjithsesi t’i pushtojnë ato.

Dehjet thuajse konstante me uiski i bëjnë mendimet e tij akoma më pak koherente dhe logjike. Çdo ditë ishte sikur po kërkonte të përfundonte tentativën e vrasjes të së ëmës. Shkroi: “Isha aq i obsesionuar nga dëshira për të vdekur sa që kisha frikë se mos e kryeja aktin gjatë gjumit dhe u detyrova që t’ia dorëzoja revolen time dikujt tjetër me detyrën që ta vinte në një vend ku dora e nënvetëdijes time të mos arrinte ta gjente”.

Largonte depresionin e thellë e të errët me dehjen, punën (shkruante 1000 fjalë çdo ditë) dhe socializmin. Kjo ishte kauza transhendentale e tij. Tregonte se si nisej për në takimet politike nën efektet e dëshpërimit, “për t’u kthyer më pas në shtëpi i rigjallëruar, i lumtur dhe i kënaqur”.

Ishte i kënaqur që shkruante edhe vepra relaksuese, por nuk i konsideronte ato si objektivin drejtues të tij. London do të mrekullohej po të zbulonte se sot kujtohet, pothuajse vetëm, për “Kushtrimin e të parëve” (1903), një roman që flet për një qen.

Një qen subjekt kujdesi i të gjithë shtëpisë ku jetonte, por që rrëmbehet dhe detyrohet të shërbejë si qen slite në Alaskë. Në fund arratiset dhe shkon të jetojë me ujqërit.

Si pothuaj gjithë heronjtë e London, qeni është i shtrënguar të jetojë në një mjedis të vështirë e të urryer, i detyruar që të luftojë për të mos ngordhur.

Historia përmban një mesazh proto – ambientalist: nuk mund t’i shpëtojmë natyrës që, pavarësisht si dhe sa dukemi të civilizuar, herët a vonë do të na thërrasë të gjithëve.

Por e shkruara i erdhi duke u përkeqësuar paralel me veshkat e tij. Sa më shumë qëndronte larg nga realitet brutal, aq më shumë stili i tij zbehej dhe bëhej një stil manierist: pikërisht atë stil që ai do të donte ta shpartallonte me grushte.

Pikërish në kohën kur “Kushtrimi i të parëve” po bëhej një bestseller i letërsisë amerikane, editorialistët filluan të pyesin nëse London ishte rrasur tashmë në burg apo ishte syrgjynosur.

Në moshën 40 vjeçare kishte mbaruar. Merrte morfinë për të qetësuar dhimbjet e mëlçisë dhe veshkat që i digjnin nga pija. Teksa vetëvritej më uiski, rritej tek London zemërata se Shtetet e Bashkuara nuk po bëheshin ajo republikë socialiste që ai kishte profetizuar. “Nganjëherë arrij të urrej masat dhe të tallem me këto ëndrra reforme”, i shkroi një shoku.

U dorëhoq nga Partia Socialiste duke thënë se ishte tejet e moderuar e reformiste dhe se  duhej të ndërmerrte veprime të forta të drejtpërdrejta; por vetë ai nuk ndërmori as edhe një.

I përzënë tashmë edhe nga kauza e tij shpëtimtare, vdiq një vit më vonë. Shërbëtori e tij e gjeti duke dhënë shpirt. Përkrah tij, një copë letër me llogaritjen e sasisë së nevojshme të morfinës që duhej marrë për të vdekur.

Pas 40 vjetësh, plumbi i Flora Chaney kishte qëlluar në shenjë. Tani, a nuk meriton kjo histori që të kujtohet, si diçka më shumë se historia e një qeni vetmitar?

 

——-

Botuar në bota.al

October 16, 2020 10:55
Komento

24 Komente

  1. demo October 16, 13:44

    Ky mbetet ikona e rinise Perendimore edhe sot.
    Pamvaresisht se nuk e kane lexuar dhe as e njohin ,,repistet,hipite,pordhacet e pasur te baballareve bisnesmene,,te gjithe duan ti ngjajne.
    Shyqyr qe Revolucioni tetorit ndodhi ne Rusi,se te ishte bere ne SHBA,ky ishte bere POL POT.
    Ne Psikoanalizen Letrare,ESHTE 20 vjet para Froidit.
    Kushtrimi i te Pareve eshte ilustrim letrar i Teorise Froidiane,para se Froidi ta shpallte ne menyre shkencore,.Instiktet e fjetura ne subkoshience,,,mezi presin te shperthejne cipen e holle civilizuese per te na derguar perseri andej nga kemi ardhur-Ne Boten e eger te Kafsheve.
    Londoni eshte nje Gjeni i psikoanalizes dhe talent gjenial ne Letersi.
    Kur Vace Zela e bezdisur nga vokalizmat,notat,tercetet dhe perdredhjet e mesueses se saj Marie Kraja,,i dha karar me nje:-Ik moj pierdhu!Une kam lindur kengetare!
    Dhe iku,.Vazhdoi gjimnazin,,dhe shkollen e Aktoreve..
    Ja dhjeu Belkanton profesionistave.
    Kishte te drejte!Talenti lind,,Nuk behet.
    Po te kishte degjuar Marije Krajen,do te kishte humbur ate ze te fuqishem qe i buronte nga gjoksi,,
    Do te ishte bere si djhjetra nxenese pa vlere te Marie Krajes,qe kendonin me filtra,,me sordine.

    Reply to this comment
    • E verteta October 19, 19:35

      I rrofte pronari i kalit te Vlashit(Petrit Dumja)e cili e mbeshteste kudo dhe e beri te famshme se pa Petritin ate s’do ta njihte njeri dhe nuk do te shkruhej e flitej kudo qe ajo ka zerin me te bukur etj.Interesant eshte fakti se si ja arriti te mbijetoje kur Petriti ra nga fiku?

      Reply to this comment
  2. shpiragu October 16, 13:52

    Vetem ne Amerike mund te gjejsh titane te permasave te paimagjinueshme si Xhek London.

    Reply to this comment
  3. Bato October 16, 18:27

    Burim frymezimi per breza te shtresave te varfera te shek XX. Letersia e tij, me proletare, detare, boksiere apo ujq e qen qofshin, nuk u perserit dot me.

    Reply to this comment
  4. katarakti October 16, 18:39

    Interesant. Para një muaji rilexova, pas njê kohe shumê tê gjatê “Thundrên e hekurt”! Bêhet fjalê pêr nje revolucion qê ngjan andej nga vitet 2100. Njê luftê e egêr klasash.

    Reply to this comment
  5. antifashisti October 17, 06:38

    Pershendetje autorit, botuesit ne shqip, gazetesDITA dhe komentuesve te saj.
    Ja vlen te tregoj se 55 vite me pare mesuesja e historise, e mrekullueshmja Eglantina Mandija, na dha detyren e leximit plotesues dhe komentit letrar te librit “Thundra e Hekurt” me autor Xhek London.
    Mos u cudisni. Ne ate kohe shkolla (gjimnazi Sami Frasheri) jepte kulture dhe edukate. Po ate vit mesuesi i letersise, i paharuari Rinush Idrizi. organizonte takim te rrethit letrar me dy shkrimtaret e famshem D.Agolli dhe I.Kadare, me subjekt komente e kritika per veprat e tyre te botuara ne vitin 1965.
    Gjate veres si paramaturante kishim qene ne aksion ne Thumane ne ndihme te bujqesise.

    Reply to this comment
  6. antifashisti October 17, 06:47

    Pershendetje autorit, botuesit ne shqip, gazetesDITA dhe komentuesve te saj.
    Ja vlen te tregoj se 55 vite me pare mesuesja e historise, e mrekullueshmja Eglantina Mandija, na dha detyren e leximit plotesues dhe komentit letrar te librit “Thundra e Hekurt” me autor Xhek London.
    Mos u cudisni. Ne ate kohe shkolla (gjimnazi Sami Frasheri) jepte kulture dhe edukate. Po ate vit mesuesi i letersise, i paharuari Rinush Idrizi. organizonte takim te rrethit letrar me dy shkrimtaret e famshem D.Agolli dhe I.Kadare, me subjekt komente e kritika per veprat e tyre te botuara ne vitin 1965.
    Gjate veres, si paramaturante, kishim qene ne aksion ne Thumane ne ndihme te bujqesise, ndersa si maturante shkuam ne aksion ne Kostenje te Librazhdit, per hapjen e nje rruge pyjore (Stebleve, nese nuk gaboj).

    Reply to this comment
    • Samist October 17, 14:45

      Pergezime per komentin. Ne mos gabohem, takimi me Driteroin u realizua, nuk mbaj mend me Ismailin. Kornizat e asaj kohe nuk lejonin me tutje.
      Fantastiku Rinush Idrizi, i cili gjente kohe te luante me ne basketboll para fillimit te gjimnastikes se mengjezit.

      Reply to this comment
  7. ?!! October 18, 09:56

    Respekt përkthyesve të talentuar që u sollën shqipëtarëve Xhek Londonin që veprat e tij e prezantojnë atë jo si prezantohet në këtë shkrim Ditës. Bukuria e rreshtave të shkruajtur nga dora e tij për përshkrimin e ngjarjeve dhe personazheve që të imponojnë të mos lëshosh nga dora “Kushtrimin e të parëve” apo “Marti Idenin” pa i lexuar deri në fund, të bëjnë të mendosh për botën e mrekullueshme shpirtërore të këtij gjeniu të penës, për humanizmin dhe dashurinë për njeriun dhe befasohem kur në shkrimin e mësipërm del si një monstër njerzore. Më duket se biografët moderrnë trillojnë dhe zmadhojnë anë të errta të njerëzve të shquar. Se kush është Xhek Londoni e tregojnë veprat e tij të mrekullueshme, pamvarsisht momenteve dramatike të jetës së tij, pamvarsisht shkarjeve momentale të të tij në pikpamjet politike dhe shoqërore. Vetëm një njeri i madh nga mendimet dhe shpirti mund të shkruajnë vepra si ato të Xhek Londoni, lere ç’shkruajnë biografët të caktuar që mendojnë se bëhen të lexueshëm kur nga skajet e humbura të jetës së njeriut gjejnë cingërima me të cilat gatuajnë me blozë gjithë figurën e personazhit të tyre pamvarsisht shkëlqimit të tij me veprat dhënë njerzimit.

    Reply to this comment
  8. A. October 18, 12:54

    Ne kemi veprën e lënë nga Xhek London dhe me atë mund të merremi e për të duhet të flasim. Të tjerat janë subjektive dhe disa herë, siç edhe shkrimi më lart, edhe budallallëqe. Të gjithë autorët e mëdhenj në art, pikturë, letërsi, muzikë etj kanë evoluar në mënyra të ndryshme me kalimin e kohës. Ashtu edhe Xhek London. Personalisht unë pëlqej pjesën e tregimeve të veriut dhe nuk pëlqej pjesën tjetër.
    Dhe mbi të gjitha unë mendoj se përdorimi i filtrave politikë për të gjykuar artin e një shkrimtari është një marrëzi diktaturash.
    Shkoni në Yukon (unë kam qenë atje!) dhe do të shihni se atje, Xhek Londonin, e mbajnë për perëndi. Shkoni në Sonoma Kaunti të Kalifornisë, tek ferma e varri i tij dhe do të shihni se sa shumë njerëz nga gjithë bota vijnë të shikojnë atë gur të shejtë nën të cilin gjëndet hiri i tij. Shkoni në Wikipedia dhe shihni sa herë është botuar e ribotuar nëpër botë vepra e tij, në sa gjuhë, e sa filma janë luajtur nisur nga veprat e tij, krahasojeni me të tjerë dhe pastaj shihni në se do keni kurajon të bëni më të mënçurin e më të mënçurve duke shkruar broçkulla të kësaj natyre.

    Reply to this comment
  9. ? October 18, 14:39

    Jack London ishte nje sociopath, qe i vinte ndoresh per te shkruar, me fal shkarrashkruar,

    Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi October 18, 14:48

    Nuk njoh nje liber nga Xhek Londoni qe te mos me kete pelqyer dhe frymezuar! Eshte i madh!

    Reply to this comment
  11. Predator October 18, 15:56

    Racist.
    Nuk mund të jesh edhe socialist, edhe racist

    Reply to this comment
  12. demo October 18, 22:30

    Ne vepren e tij Xhek London e ka perbuzur RACIZMIN.Lexoni tregimet e Indokines,,Skllavin e plantacioneve te Kallamit te sheqerit,,Ach-Choun,qe e ngaterruan me Ach-Choin,,Kolonistet Franceze e derguan ne gijotine,megjithese e kuptuan qe nuk ishte Ai.Ishte njelloj,nje lekureverdhe,nje skllav vietnamez,megjithese nuk ishte fajtori.
    Lezoni tregimin PESHKAQENI, me baroneshen amerikane qe hidhte monedha nga bordi i anies dhe kenaqej kur djemte e vegjel indios lekurkuq i kapnin ne uje.Kur [poshte kuvertes u cfaq nje peshkaqen tiger,ajo perseri e hodhi monedhen nje dollareshe,megjithese e paralajmeruan te mois e bente.Djali perfundoi ne gojen e peshkaqenit.Baronesha pertypte kikirike,sikur te mos kishte ndodhur gje,sepse djali ishte thjesht NJE INDIOS..
    Qofte edhe kryevepra, novela Mexikani eshte nje Hymn kunder rracizmit.
    Ky mozaik palacosh per sensacion,as ja vlen ta perkthesh..Sepse duket qe eshte nje perkthim.
    gazetare pa kulture,siperfaqesore qe duan te behen te famshem brenda dites me kesi sesacionesh pa vlere.
    Te tille ka edhe ne Perendim.
    Nuk jane vetem keto corolojkat tona.

    Reply to this comment
  13. Hermes October 19, 08:22

    Nje dite pasi Rama deklaroi me pa pergjegjshmerine me te madhe se “Kokat e korrupsionit nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,Ne vend qe te shperthente urugani mediatik i turli opinionisteve,analisteve etj duke e demaskuar amnistine kriminale politike qe Rama u beri politikaneve qe nga Sali Berisha dhe ai vete,jo vetem heshten paturpesisht,por mbushen faqet e gazetave me shashka tumuese,per te terhequr vemendjen e popullit nga kjo thagme antishqiptare e Rames!
    Vertet Xhek Londoni ishte luftetar i pa epur i lirise dhe te drejtave te njeriut,por nuk besoj se ky shkrim per ate amplifikon provokacionin kriminal qe Rama na beri te gjitheve boterisht!
    Ndersa me pas nuk arrij te kuptoj ato qe na serviri Viktor Malaj me pas!

    Lexojeni me kujdes kete fjali:

    Viktor Malaj: Sot jemi si ajo gruaja që është martuar 3 a 4 herë dhe tani duhet sërish të zgjedhë njërin prej burrave që la sepse ishin të pavlerë…

    Nuk m’u besua,qe kete thagme do ta shkruante pena atdhetare e Viktor Malajt,vecse ne rast se duhet ta kete zene ndonje hall i madh,fjala vjen po t’i kishin vene pistoleten tek koka!
    Pra ne shqiptaret,qenkemi gruaja leneshe ku kane shtrydhur epshet e tyre shtazarake 3-4 burra (sundimtare) dhe e mbetur ne mes te kater rrugeve,pa asnje mbeshtetje e pa femije i duhet t’u lepihet ndonjerit prej ish hamshoreve te dikurshem te saj ,qe ta pranojne per nje kothere buke!

    Mos valle Shqiperia dhe ne shqiptaret paskemi mbetur kaq keq,kaq pa dinjitet e pa moral sa te na mbyllet gjykimi per te organizuar jeten tone duke shporrur hamshoret, qe na perdhunuan mizorisht per 30 vjet dhe te zgjedhim per te bashkejetuar me njerez te rinj,dinjitoze dhe me shpirt njeriu?
    Si i qenkan mbaruar Shqiperise njerezit e ditur, te afte dhe trima ,qe te marrin persiper fatet e atdheut,ne keto momente shume te rrezikshme te njejta sic ka vendi populli shqiptar para pushtimit fashist italian?
    Si mund te ndjellim sot pas 30 vjet demokraci ,se fati i Shqiperise dhe i popullit shqiptar qenka i destinuar o te vdese,o te pranoje shtypjen dhe shfrytezimin e 3-4 banditeve,kriminele,te korruptuar,qe ua kane nxire jeten dhe te ardhmen shqiptareve?

    Si mund te pranoje populli shqiptar,qe te heshte kur degjon deklaraten ogurzeze te kryeministrit Rama se,

    -“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë dhe nuk kanë qenë politikanët, por gjykatësit dhe prokurorët që nuk i dënojnë”?

    As satrapi Ahmet Zogolli nuk guxoi t’u thote shqiptareve,ndonese e kishte shitur Shqiperine nje here serbeve dhe me pas fashisteve italiane,qe para se t’ua mbathte kembeve nga vendi,nuk u tha shqiptareve se “nuk pyes me per ju,se kam hallin tim”!

    Si mundet, qe nje kryeminister,qe pretendon nga Europa te filloje negociatat me ate,duke i vene si nje nga kushtet kryesore luften kunder korrupsionit dhe ai i hedh “shashken” tymuese Europes dhe gjithe popullit shqiptar se “Une, Edi Rama jo vetem nuk e kam luftuar e nuk do ta luftoj korrupsionin,por jam ne mbrojtje te tij duke amnistuar te gjithe politikanet e tjere te meparshem,qe grabiten dhe shkaterruan te gjitha pasurite kombetare,shtetin ligjor dhe demokracine duke “burgosur” perfundimisht besimin e shqiptareve se ky vend mund te behet?!
    Ku shkuan tere ato akuza reciproke qe i kane veshur njeri tjetrit per krime,korrupsione,etj gjate 30 vjeteve dhe sot ,kur duhet te shporreshin te gjithe si te deshtuar e te zevendesoheshin me personalitete e parti te reja te guximshem dhe idealiste,qe mbi te gjitha te kene ne filozofine e qeverisjes ndertimin e shtetit ligjor,forcimin e demokracise ku lirite dhe te drejtat e njeriut te jene mbi te gjitha,marrin guximin e cmendur t’a deklarojne hapur me gojen e nje sofisti antishqiptar qe,”Hajdute,kriminele e politikane antishqiptare te te gjitha kohrave dhe partive,bashkohuni se tani e kemi ne, sundimtaret ne dore fatin dhe pasurite tona,se shqiptaret i kemi lene aq te varfer sa nuk kane guxim te na kundershtojne dot se i kemi leme aq te varfer sa i kemi detyruar te ilun koken para nesh e jo me te na kundervihen”!
    E kam parashikuar me kohe, qe deri ketu do arrinte Edi Rama me armiqesine e tij kunder popullit shqiptar!
    Ai sot eshte njeriu me i rrezikshem i Shqiperise dhe shqiptareve,sa cdo dyshim dhe mbeshtetje ndaj tij si person do te jete nje TRADHETI ndaj te ardhmes se femijve tane!
    Amnistimi qe Rama u ben politikaneve sot eshte nje AKT TRADHETIE qe ai i ben Shqiperise, i njejte per nga RREZIKSHMERIA sic ishte DHURIMI QE I BENE me 16.prill 1939 mbretit italian,Viktor Emanuelit te 3 -te, tradhetaret e kombit shqiptar Shefqet Verlaci,Ernest Koliqi,Xhaferr Ypi etj etj

    Se eshte nje AKT TRADHETIE i Rames,qe pas 30 vjet zhgenjimi total,mjerimi i tejskajshem dhe humbjes se besimit ndaj te ardhmes tone si popull e si shtet,ne vend qe prisnim prisnim ndeshkimin e plote dhe te rrepte te te gjithe shkaktareve te kesaj tragjedie kombetare,kryeministri i nje partie, qe hiqet si progresive apo gjoja trashegimtare e idealeve me te larta patriotike te popullit shqiptar,na hedh dorezen e duelit duke na kercenuar se tanime ai eshte DIKTATOR,qe se bashku me te gjithe kellirat e tjera qe na grabiten pasurite,dinjitetin dhe atdheun do na sundojne dhe se ne nuk u duhemi me vecse si fasade demokratike para botes!
    Ku shkuan perbetimet e tij se ai ishte dhe eshte gjoja ne sherbim te reformes ne drejtesi,se per kete qellim miratoi edhe ligjin anti KCK etj ,se te gjitha keto i mbeshteste, qe te ndeshkoheshin te gjithe politikanet e meparshem dhe te tanishem per krimet e bera ndaj popullit shqiptar duke e hequr veten si”babai i kombit”,por qe pa pritur dhe me nje guxim cmendurie prej diktatori,qe ka mbeshtetje brenda,por sidomos jashte vendit,pohoi se “Kokat e korrupsionit nuk jam as une,Edi Rama,por as Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Lulzim Basha etj,por vetem gjyqtaret e prokuroret,qe kemi emeruar ne dhe tani i perdorim sic i kemi perdorur gjithmone si koka turku,qe te shpetojme veten”!

    Dhe pasi degjoi kete deklarate ogurzeze dhe armiqesore,populli shqiptar,e gjithe media,opinionistet,analistet,shkrimtaret e poetet kombetare e rajonale,OJQ dhe viktimat e korrupsionit 30 vjecar cuditerisht u habiten duke u marre me perdorimin e maskave kunder covid 19,duke harruar se virusi me i rrezikshem sot per popullin shqiptar eshte covid-rama-20!

    Reply to this comment
    • Z October 19, 11:05

      Eshte interesant te shikosh mentalitetin Shqiptar,sidomos te komentuesve anonime! Politikanet e Shqiperise jane si nje grup hajdutesh qe shkojne te vjedhin! Ka banda qe shefi i tyre thote “jo arme”. Ka te tjere qe thone merrni arme por mos qelloni! Ka te tjere qe thone qe qelloni por mos vrisni e ka te tjere qe ju thone me c’do kusht ne duhet t’i marrim ato para qofte edhe duke vrare! Emrat tani duhet t’ju vine ne mend vetvetiu!

      Reply to this comment
      • Leonora October 19, 12:28

        Je shprehur sakte dhe qarte ti komentuesi anonim “Z”!Dhe jkete e ke si replike ndaj komentit te mesiperm,por se cfare ke dashur te thuash e cfare ke thene as vete nuk e merr vesh vete pale ne te tjeret!
        Cfare i ke keto mufka me arme e pa arme,me politikane qe thone nje gje apo nuk thone gje!
        Te dhjefsha mu ne repliken tende o “Z”!
        Anonimet shkruanin edhe ne kohen e Enver Hoxhes,qe sot quhet diktature,por brenda javes vinin inspektoret ne vend dhe verifikonin ankesat!
        Ndersa sot krimet dhe korrupsionet jane bere mullar dhe njerezit nuk mbeshtesin kritikuesin e qeverise,por mbrojne qeverine!
        Ne nje vend demokratik ku populli nuk eshte OPOZITAR I PERJETSHEM me te gjitha qeverite,ai nuk meriton te respektohet!
        Ndersa ne shqiptaret jemi percare ne dy pjese armike per vdekje te njera tjetres:Ca me PS-ne e ca me PD-ne!
        Ndersa me Shqiperine kane lene zotin te merret!
        Prandaj ne po na ha QENI i ZGJEBOSUR dhe shqiptaret po marrin arratine!

        Reply to this comment
      • Drenova October 19, 13:23

        Po keto 30 vjet,si nuk ka dale ndonje “Qen i vetmuar”,qe te na mbledhe per te kerkuar lirite dhe te drejtat tona te mohuara nga te gjithe sundimtaret?
        Po tani ,qe kemi patur 8 vjet nje sundimtar te majte,si nuk doli nje “qen i vetmuar”,qe te zgjoje popullin nga gjumi?

        Reply to this comment
  14. gjermani i fundit October 19, 14:51

    Xhek London vdiq 40 vjec. Ne vitet e fundit eshte bere nje studim nga nje qender universitare sipas te ciles ai s’eshte vetehelmuar. Ne kushtet e veshtira te jeteses dhe per nje kohe te shkurter shkroi disa vepra qe bene jehone. Talent i rralle dhe njohes i thelle I jetes reale, gazeta, kronist, shkrimtar, boksier, punetor, shegert, aventurier: te gjitha i provoi ne jeten e shkurter, qe e jetoi intensivisht. Nga veprat, pervec atyre qe permendin lexuesit me siper me kujtohet novela “Bisha e terbuar”, kur Isha adoleshent, me histori nga bota e boksit dhe makinacionet qe e degradojne si sport. Pasues te denje te tij jane Heminguej apo edhe Arthur Hailey.

    Reply to this comment
    • Rezbat beu October 26, 19:18

      Ne kohen e xhaxhit Enver e benim bisede letrare xhek london simboli i jetes se veshtire kapitaliste mirepo tani proletaret e xhekut jane ne striptize me ndonje gote duke pare gjokse te bukura, edhe filmi xhek london ta cpifte boll me marrezira proletaret po bredhin me Porsche

      Reply to this comment
  15. Skenderbegasi October 24, 02:46

    Pershendetje komentuesve nga “Sami Frasheri” Kultura ne vleresimin e Xhek London dhe respekti per mesuesin e tyre Rinush Idrizi u ben nder.
    Dhe me kujton komentet dhe debatet qe kemi bere edhe ne, ne Shkollen ” Skenderbej “, per kete shkrimtar.
    Mesuesja jone e mrekullueshme, Sashenka Rino-Deli na la nje hapesire qe te flisnim tej programit dhe ne kemi bere nje debat te bukur per nje nga romanet me te bukur autobiografike qe mund te jene shkruar, ” Martin Iden ”
    Aty London te le pa mend. Per forcen e pershkrimit te botes se brendshme te peronazhit kryesor, per per brutalitetin dhe mungesen e kompromisit ne paraqitjet e ideve dhe te vertetes, per stilin e ashper por te kthjellet, per origjinalitetin e shprehjes.
    Po, ja vlen te lexohet e rilexohet.

    Reply to this comment
  16. BUJARI JU DEGJON October 25, 19:24

    Po “Bisha e terbuar” e ka lexuar ndokush dhe nuk i ka mbetur ne mendje?…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim