Analistët? Cektësi gjithologësh, pa lidhje me njeriun e thjeshtë

June 29, 2017 00:03

Analistët? Cektësi gjithologësh, pa lidhje me njeriun e thjeshtë

Në një intervistë që botohet sot në DITA, ku flet mbi faktorët që shpjegojnë përmasat e fitores se PS-së dhe humbjen e thellë të PD-së, profesor Fatos Tarifa ndalet edhe tek roli i analistëve, kryesisht atyre televizivë, të cilët këtë 25 Qershor dështuan edhe njëherë tjetër në parashikimet e tyre.

“Ajo që më ka bërë përshtypje thuajse në të gjitha emisionet televizive dhe në editorialët e shumë prej gazetave kryesore në prag të zgjedhjeve ka qenë cektësia e analizave dhe dritëshkurtësia e një pjese të madhe të analistëve të llojit që unë që i quaj “brahmanë metafizikë të mediave” tona dhe për të cilët, kohët e fundit, është krijuar neologjizmi “gjithologë” – thotë Tarifa në intervistën me gazetarin Xhevdet Shehu.

“Nuk është nevoja të përmend emra. Ju dhe publiku i gjerë i njihni se cilët janë. Shumë prej tyre i shohim çdo mbrëmje të krekosen në poltronët e studiove televizive, duke bërë të gjithëditurin, analistin që ka dijeni absolutisht të sigurta për çdo gjë që thotë, edhe pse disa prej tyre mund të mos kenë as formimin e duhur arsimor, as të dhënat empirike të nevojshme për të bërë analiza të informuara dhe as synimin për të qenë objektiv në gjykimet e tyre” – shton ai.

Tarifa mendon se “masa e gjerë e popullsisë, që përbën elektoratin shqiptar, ka një tjetër logjikë dhe të tjera sensitivitete nga analistët që flisnin dhe flasin në këto studio”.

“Thjesht pyesni se nga ç’burime ushqehen me informacion këta analistë dhe ç’logjikë u jep përmbajtje analizave të tyre? Nëse informacioni që ata kanë krijohet e qarkullon mes një rrethi të ngushtë njerëzish të ngjashëm me ata, ai i ngjan rrjetës së merimangës që krijohet nga vetë kjo e fundit. Shumë nga këta analistë janë “out of touch” me njeriun e thjeshtë të këtij vendi, me shqetësimet dhe sentimentet e tij, siç duket se janë edhe të verbër përballë arritjeve më të rëndësishme të këtyre katër viteve të fundit. Ata sikur vijnë nga një ishull i largët, për të mos thënë nga një botë tjetër. Mes tyre ka edhe të tillë që, simpatitë apo antipatitë e tyre politike dhe sentimentet e tyre personale i paraqesin si “fakte objektive”. Nëse njerëzve të tillë, që z. Rama i ironizon si “katund mediatik”, nuk iu pëlqen lideri socialist, Partia e tij do të humbasë; nëse u pëlqen Blushi, shoku i tyre gazetar, ai do të marrë patjetër vende në parlament. Për çfarëdolloj arsyesh që ata mund të sajojnë, mjaft që ta dëshirojnë këtë. Faktet kokëforta të realitetit të përditshëm humbasin për këtë lloj analistësh vlerën e tyre. E vërteta për ta është në kokat e tyre, jo në jetën reale. Ka edhe “analistë” që habiten se si njerëz të varfër e të papunë votojnë (siç edhe votuan sërish këtë herë një pjesë e madhe e tyre) për Partinë Socialiste. Dhe unë pyes: Pse duhet, njerëz të tillë, të varfër e të papunë, të votojnë për Partinë Demokratike? Mos vallë ata nuk ishin të varfër e të papunë edhe më parë, por u bënë të tillë gjatë katër viteve të fundit të qeverisjes socialiste? Dhe çfarë u ofrojnë më shumë një parti e djathtë, ose parti të tjera njerëzve të tillë për përmirësimin e gjendjes së tyre? – thotë Tarifa në intervistën që mund të lexohet sot e plotë në DITA.

 

 

June 29, 2017 00:03
Komento

11 Komente

  1. filat June 29, 00:44

    ke te drejte !
    te te japo mend Shkullaku apo Qim Peka apo Artan(presidenti),Lubonja,….eshte te helmosh veten me bar miu.

    Kush i mban ne pune keta? Pse i mbajne?
    Jane shtrembsa, ta shpifin

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic June 29, 01:37

    ANALISTE QE NUK I PERMBAHEN ASE TEMES PER TE C ILEN NGEN EMISIONI.!

    Duke marre shka nga ky shkrim I Profesore Sefo Tarifa se c`mu kujtua Ylli Rakipi ne nje emission me gazetaret me teme. Vetingu “ Kush do ta pesoje Peshqit e medhej apo Sardelet”.
    Pasi e tjuerren per dy tre ore duke ua “qajtur “hallin sardeleve (qe prozuposojne njersite e thjeshte dolen atje ku “dhemb” dhembi.
    Po dolenj.? Dolen tek peshqit e medhej madje aqe shume I zuri halli per peshqit e medhej sa qe te gjith llafollogjit e tyre u rrezuan me nje fjale te vetem dhe kjo fjale doli nga goja e kryetari te ketij Emisioni9 nga z. Ylli Rakipi. Po C`fare doli ja si u shpreh.
    Ylli Rakipi. Ta dini mire ju dhe at qe po na degjojn dhe na shofin se VETINGU u be per nje qellim te vete, Per ta denuar ILIR METEN.!
    Pra mu duke dicka e quditshme.Tra ore emission Ylli Rakipi I rrezoi per nje minute. Keshtu peshqit e medhe I mori ne mbrojtje ndersa Serdelet qe ne te vertet ato gjithmone kan pasur VETING I rrezuat per toke.
    Analiza te kesaje natyre, ku gjet te gjith emisioneve Oponion jan bere per te qeshur e kan humbur rolin e analistit te vertet, pasi at nuk I permbahen problemit themelore per te cilin e kan ngritur opinionin pore marrin ne mbrojtje ata qe I kan paguar ose per te cilet kane interesa ndaj tyre.
    Ne keto kushte edhe analiste e kan humbur rolin e tyre.Degjiuesite i9 degjojne dhe me voten e tyre ua jan kunderven ashper ne ketyo zgjedhje.!

    Reply to this comment
  3. TROJA June 29, 08:34

    Pergjigja eshte e thjeshte fare o Fatos.Perse votojne te varferit per PS dhe jo per PD? Pyetje me vend,e une po te them se sa ta mbajne ne kete shkalle varferine kjo klase politike,sa te kete me mijera familje qe vuajne per buken e gojes do kete te tilla dadaizma.E une po ju pyes: PERSE KUR ISHTE NE PUSHTET PD PERSERI KETA TE VARFER VOTONIN PER PD? PERSE NE 8 VJET NUK VOTUAN PER PS? Pergjigjen ta jep edhe me i pa shkolli e jo si ju me dekorata; Kur PD kishte pushtetin,para pa masa te vjedhura nga ky popull qe e linte qellimisht te varfer,ja blinte votat m,e djersen e gjakun e tyre te vjedhur,e sot kur PS ishte ne pushtet,e kur mbushi shqiperine me kanabis qe e ruante shteti,kur vodhi,e e varferoi akoma me shume kete popull,pati aq leke dhe euro sa bleu vota aq shume sa edhe vete nuk llogariste si do dilte rezultati.Dhe kishte aq shume euro,sa euro ra ne 131 lek,dhe nuk i paguante me 2000,e 5000 nje vote,por kerkesa shkoi nga 50 euro,ne 100 euro nje vote.Pyeti gabelet e kagjeve,te varferit e periferise dhe do gjesh pergjigjen,e mos u beni kaq servile,e se gjoja ju jeni me kembe ne toke.PO TE PYES KU TE KANE CAKTUAR NDONJE VEND PELLUMBASH,PER KETE SHKRIM?

    Reply to this comment
  4. Ela June 29, 09:12

    Gjate ketyre diteve nuk kam menduar as humbjen e Pd as fitoren e Ps , por injorancen , papergatitjen , jo profesionalitetin e ca shushunjave te quajtur analiste te cilet i bene fresk Pd duke e shtyre ne ate ekstremizem te pafund ne cdo veprim qe beri para zgjedhjeve, pastaj skane turp e dalin perseri televizoreve. Te lumte Fatos Tarifa qe shprehe edhe mendimin tim

    Reply to this comment
  5. Tin Tin June 29, 09:46

    Anal-iste te tille degjoj cdo dite tek parku i pleqeve ne lagjen tone,biles dhe me te zgjuar dhe me me edukate..
    vetem te shikosh fytyren e Lubonjes te vjen te vjellesh.e cfare mund te mesosh nga nje hajdut burgjesh me shkolle Komunizmi,qe nuk ta mesojne pleqte e ndershem qe luajne Domino.Asgje fare.Tv ne Shqiperi mundohet te ngjaje me Tv italiane dhe kopjojne cdo gje,jemi bere si Kinezet eshte turp.Paraja dhe vjedhjet nuk te bejne te kesh Klass apo aristokraci,Anal-istet jane katnare ballkani me kostume Armani ,,shpresoj qe te zhduken shpejt apo te ikin nga Shqiperia se nuk i don asnje.

    Reply to this comment
  6. Lola Komimi June 29, 10:10

    E lexova artikullin me shume vemendje dhe ne fund ndjeva nje kenaqeswi te madhe , per thellesine e analizes.
    Ishte e domosdoshme qe ,pas Rames qe i perkufizoi si kazane ( plehrash) drejtuesit e emisioneve dhe mbushesit e paguar te “paneleve ” te tyre, (me te drejten e ” Zotit”), Fatos Tarifa shtjellon ne menyre filozofike, rolin shume te madh negativ,e “gjithologeve” ne shoqerine shqiptare te keto 27 viteve te fundit.
    Por dhe atyre po u vjen fundi, ashtu si dhe partive e politikaneve qe kane mashtruar ne gjithe ketovite.
    E VERTETA VONON POR NUK MENON

    Reply to this comment
  7. Raul June 29, 10:59

    Mbreme ne top chanel pyetjes live se do a jepte dorheqje luli i berishes apo jo kur pritej dalja live ne tv analistet e pranishem iu pergjigjen jo ! Sigurisht u munduan te justifikonin me levizje apo me argumentime (?) Jo-ne e tyre por dëmi ishte bere!
    Bllof!!
    Nuk ndryshohej dot, Por Ky Bllof tregon qarte se pagesa qe u behet analisteve eshte njelloj humbje qe shoqria ka.

    Kur analistet nuk jane ne gjendje te kuptojne as lulin, per cfare hyjne ne pune?
    Analist mund behet kushdo, mjafton te jete llafazan si natyre, dil aty e futja kodra pas bregut, bllofi i mbremshem e veteton kete gje. Mos te genjeje mendja njeri nga keta qe hedhin parate se mund te manipulojne opnionin publik sot duke paguar njerez neper media
    Ne vitet 1992-1996 berisha kontrollonte gjithcka, ishte i ardhur heret ne Tirane, student i shkelqyer, mjek deri ne byrone politike, bile jetuar ne Paris me vite qe perpara se te kalbej dhe binte vete diktatura, i titulluar president, por fajdet nuk arriti ti perceptonte. A nuk eshte ky rast qe ilustron se nuk ka te beje fare rrethi apo informacioni apo student i shkelqyer (si luli) kur vjen puna per vizionin per te ardhmen?
    A duhen paguar akoma analistet? Po paten para teper le te vazhdojne ti paguajne por te harrojne qe mund te genjejne njeri.
    Per ceshtjen e Detit gjate fushates pothuaj asnje analist ne Tv nuk u ndje fare !!!! Te shitur????

    Reply to this comment
  8. katarakti June 29, 13:27

    Keta analiste si psh Zheji, Lubonja Qili,Qupi, Peka, Shkullaku, Bushati e kompani u duhet ndaluar ketej e tutje hyrja neper studiot televizive. Jo vetem se jane te paafte, por jane edhe aq budallenj sa nuk e kuptojne budallallikun e tyre. Zheji psh e quan per turp ta krahasosh me Karl Marksin. Pa le per te tjeret. Po si do e nxjerri buken ndryshe ai Blendi Faqeziu?! Keto plehra perpiqen me çdo menyre te influencojne opinionin dhe voten e elektoratit shqiptar. Po te ishte ne doren time do nxirrja nje ligj qe keto fytyra te mos ta shohin me deren e studiove.

    Reply to this comment
    • Erion June 29, 17:18

      Edhe ti komentues edhe Tarifa e kini gabim mese mendoni se analistet bejne kete qe bejne sepse nuk dine…
      Jo bre jo.
      Nuk DUAN jo nuk DINE.
      E dine sh mire ata si jane punet por interesat e xhepit te tyre u diktojne qendrime te ketilla apo te atilla.
      Te jini te sigurt per kete

      Reply to this comment
  9. Ehhhhh June 30, 07:03

    Me vjen mire qe shqipetaret i njohin menderet me kollare te medias.Cim Pega injorant i lindur i paguar nga Zeni.Shkullaku me rroge mujore nga Saliu.Lubonja qe i di te gjitha por qe ka humbur komplet realitetin.Fevziu fantomasi i pa skrupullt qe nuk guxonte kurre ta pyeste Saliun per vrasjet,vjedhjet e lazaratin.Marku ky profesor halabak qe te hap barkur kur e shikon e jo me kur flet.Keta e shume te tjere jane jane jashtqitja mediatike dale nga te pasmet e hundet e PD.Njerez pa moral qe sillen nga studiua ne studio per te mbushur me helm e vrer gjithe ekranet televizive.Kjo rrace e felliqur vjell vrer ne emer te liris se mediave.Mos harroni se kur Luli ishte ne cader keta monstra i thoshin te mos dali.Pet ta ishte me mire te futej vendi ne kaos

    Reply to this comment
  10. ONKEZMI June 30, 19:27

    GAZETARET JANE BERE NJESOJ SI JURISTET…XHEPAT PLOT DHE PALLATET GRISIN QIEJT…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*