Analisti amerikan: Nëse Shqipëria i jep pasaporta shqiptare kosovarëve, humb BE-në

October 17, 2017 10:20

Analisti amerikan: Nëse Shqipëria i jep pasaporta shqiptare kosovarëve, humb BE-në

Pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës, ka deklaruar analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Duke shtuar se pavarësisht një kërkese të tillë Shqipëria nuk do t’u japë pasaporta kosovarëve, nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në Bashkimin Evropian.

Serwer gjatë kësaj interviste po ashtu ka folur edhe për kritikat e Thaçit ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, nëse UÇK-ja dëshiron të mbahet mend për të mirë mbështetësit e saj nuk duhet t’i mbrojnë abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga anëtarët e saj.

I pyetur se a do të detyrohet ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit për në BE, Serwer ka thënë se njohja duhet të ndodhë edhe më shpejt.

“Ajo nuk duhet të jetë njohje dypalëshe, por në vend të kësaj mund të vijë në formën e anëtarësimit në OKB dhe shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë të nivelit të ambasadorëve”, ka thënë mes të tjerash Serwer.

October 17, 2017 10:20
Komento

3 Komente

  1. MH October 17, 12:38

    Thaci nuk ka sy per qabe.Asht i ligesht dhe i vogel per politike,aq ma teper krijohet bindja qe gjindet ne pozicionin e presidentit.Qe duhet te jete largpames per te ardhmen.

    Reply to this comment
  2. Lili October 17, 21:02

    Nese Shqiperia jep pashaport shqiptar per gjithe ato qe kane nje prinder shqiptar, apo nje gysh a gyshe shqiptar,Ajo zbaton vetem ligjet nderkombtare e asgje tjeter.Spanja konsideron spagnol gjithe njerezet e amerikes jugore gati, e kjo nuk eshte problem per evropen e na qenka problem 1 million shqiptare te kosoves, te cilet per shumicen e tyre kane lidhje nepermjet femijeve te tyre me Evropen ..
    Mjaft me me argumente false per mos bashkpunim kosove _ shqiperi…

    Reply to this comment
  3. Arbi October 18, 21:13

    Po ik ore vesh llapush ,nuk na plasi per Europen kurve ,,per nje kasolle,nuk prishim nje shtepi..Faleminderit per keshillen..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim