Analisti amerikan, Serwer: Serbia ka hequr dorë nga Kosova

December 18, 2018 22:33

Analisti amerikan, Serwer: Serbia ka hequr dorë nga Kosova

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, duke komentuar zhvillimet aktuale dhe sfidat e fundit me të cilat përballen vendet e Evropës, siç është kriza me emigrantët ose BREXIT-i, i cili ka lëvizur një ortek të populizmit anti-evropian, thotë se krejt kjo të krijon përshtypjen sikur Evropa do të shndërrohet në një Ballkan, para se Ballkani të bëhet pjesë e Evropës [BE-së].

Serwer vlerëson se të gjitha shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, kanë bërë progres të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2008, kur ndodhi kriza botërore ekonomike, e cila ka sjellë zhgënjim.

Sipas tij, kriza aktuale nëpër të cilën po kalon BE reflektohet edhe te vendet e Ballkanit, kështu që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni erdhi te ngecje në zhvillim, ndërsa procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur.

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” Serveri, siç shkruan Danas, tha se Rusia e përdori një situatë të tillë në mënyrë që të ngadalësonte ritmin e aderimit të vendeve të lartpërmendura të BE.

“Shtrohet pyetja nëse Perëndimi, i ndarë midis populistëve të krahut të djathtë, ka forcën për të përfunduar atë që ka filluar dhe t’i ndihmojë këto vende të anëtarësohen në BE, respektivisht në NATO. Mendoj se kjo është e mundshme, por është e nevojshme të tejkalohen dy pengesa. Pengesa e parë lidhet me emrin e Maqedonisë, edhe pse Shkupi dhe Athina janë në rrugë të mirë për ta zgjidhur këtë. E dyta është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Serwer në Beograd, me rastin e prezantimit të librit të tij, “Prej luftës drejt paqes: në Ballkan, Lindjen e afërt dhe Ukrainë” në Forumin për Marrëdhënie Etnike.

Sipas tij, Serbia tashmë ka hequr dorë nga ideja për të ruajtur sovranitetin mbi Kosovën, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, si dhe duke vënë në tryezë idenë e ndarjes përgjatë vijave etnike.

Serwer vuri në dukje se një ide e tillë konfirmon se Beogradi nuk ka më për qëllim të qeverisë ndonjëherë me Kosovën.

v.l/ Dita

December 18, 2018 22:33
Komento

1 Koment

  1. fteri December 19, 12:14

    Edhe sikur të dojë ,duhet këllqe që serbia të qeverisë përsëri Kosovën .Kosova ka ushtrinë e sajë 5000 azgana ,por mund të bëhet përnjëher 500 qinëmijë ,që jan gati ti venë gjoksin vatanit ,si dikur Zef Kosharja,Bajram Curri ,Sulejman Vokshi e deri te Azem e SHote Galica .

    Është gjaku , shpirti e kauza e tyre që kan lënë me amanet që të mbrojmë këto troje deri me jetën e gjakun tonë ,njëlloi si në Kosovë dhe shqipëri ,jemi një të pa ndarë,këtë duhet ta dijë Serbia dhe gjithë bota mbarë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*