Analisti i Gallup: Pse ikin shqiptarët (dhe kush do të vij në Shqipëri)

December 15, 2018 20:07

Analisti i Gallup: Pse ikin shqiptarët (dhe kush do të vij në Shqipëri)

Në një anketë, Shqipëria renditet e katërta në një listë me 152 vende përsa i përket dëshirës së qytetarëve për t’u larguar nga vendi.

Në anketën botërore të Organizatës Gallup, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin; Kosova renditet e trembëdhjeta me 46% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar.

Mes shteteve të Evropës, Kosova dhe Shqipëria ishin vendet me përqindjen më të lartë përsa i përket dëshirës për imigrim.

Kolegia Ardita Dunellari bisedoi me zotin Jon Clifton, një ndër analistët e Gallupit.

Zëri i Amerikës: Në anketën e re të Gallupit mbi dëshirën e njerëzve që të emigrojnë, cilat ishin përfundimet më interesante?

Jon Clifton: Pyetja që u drejtuam njerëzve në botë është nëse kishin dëshirë të largoheshin nga vendi. Në krye të listës ka vende si Sierra Leone ku 75% e njerëzve thanë se duan të largohen. Ndërkaq Shqipëria është e katërta në listë. 60% e njerëzve thonë se do të donin të largoheshin përgjithmonë nga vendi.

Zëri i Amerikës: Cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të duan të largohen nga vendet e tyre në përqindje kaq të larta?

Jon Clifton: Dy shkaqet kryesore që vërejmë është se njerëzit duan të largohen pasi ka një formë krize. Për shembull Siria është një ndër 10 vendet me përqindjet më të larta për shkak të konfliktit. Një tjetër arsye është ekonomia. Në shumë vende të varfra njerëzit duan të largohen për të gjetur mundësi ekonomike. Dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që njerëzit duan të largohen nga vendi janë korrupsioni dhe siguria vetjake.

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek Ballkani, rajoni më problematik në Evropë në anketën tuaj. Në rajon nuk ka pasur konflikte prej dekadash, në një vend si Shqipëria ekonomia ka vazhduar të rritet gjatë vitesh. Si shpjegohet kjo dëshirë kaq e madhe për t’u larguar?

Jon Clifton: Kur shohim GDP-në për frymë, në një vend si Shqipëria apo nëse shohim fuqinë blerëse të qytetarit në Shqipëri, ky vend renditet i 100-ti në botë. Pra shumë njerëz besojnë se në Shqipëri nuk u ofrohen mundësitë ekonomike që mund të gjejnë diku tjetër. Shohim se tërheqja më e madhe për t’u vendosur në vende të tjera është ekonomia. Vendi që tërheq më shumë njerëz në botë është Amerika. Shqiptarët duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara pasi këtu ka mundësi ekonomike si dhe pasi kanë njerëz të afërm këtu. Vendi tjetër ku duan të shkojnë shqiptarët është Gjermania, pas Shteteve të Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Përse kjo rritje tani? Përse jo disa vite më parë?

Jon Clifton: Nuk do të thoja medoemos se është ndonjë rritje në vetvete. Shqiptarët kanë vite që shprehin dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.

Zëri i Amerikës: Në anketën e Gallupit thuhet se këto përqindje reflektojnë dëshira dhe jo shifra reale të emigrimit, apo njerëz me plane konkrete për emigrim. Si krahasohen këto shifra me lëvizjet konkrete të njerëzve?

Jon Clifton: Kur shohim prirjet në Shqipëri, vërejmë se popullata në pesë vitet e fundit po ndjek kahjen e gabuar. Që në atë kohë ka filluar tendencën e tkurrjes me 0.1%. Pra mund të shihet se të dhënat reale ndjekin të njëjtën prirje si dëshirat që shprehin njerëzit. Kjo është e vërtetë për të gjitha vendet e Ballkanit, në të gjitha këto vende mbi 25% e njerëzve shprehen se do të donin të largoheshin. Në Kosovë kjo shifër është rreth 45%.

Zëri i Amerikës: Si do të ndikonte kjo prirje tek potenciali i këtyre vendeve për zhvillim?

Jon Clifton: Kur shohim vendet e Ballkanit, problemi kryesor është rrjedhja e trurit. Kur pyesim njerëzit nëse duan të vendosen në Shqipëri, ata që shprehin dëshirë nuk janë njerëz të arsimuar, po ashtu nuk janë të rinj. Kur të rinjtë e arsimuar të një vendi duan të largohen dhe njerëzit që duan të vijnë në këtë vend nuk janë të arsimuar, atëherë vendi përballet me rrjedhje truri që duhet të përbëjë shqetësim serioz për udhëheqësit.

Zëri i Amerikës: Çfarë qëndrimi mbajnë ballkanasit ndaj emigrantëve?

Jon Clifton: Nëse shohim Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i krahasojmë nga qëndrimi i tyre ndaj imigrantëve, këto vende janë shumë të ndryshme dhe kështu kanë qenë gjatë viteve të fundit. Kur i pyesim njerëzit “A mendoni se qyteti apo komuniteti juaj është vend i mirë për imigrantët? A do të pranonit që imigrantë të vendosen në vendin tuaj? A do të konsideronit të pranueshme që një i afërm i juaji të martohej me një imigrant”, Maqedonia është e fundit në listë ndër 150 vende.

Kurse në Shqipëri gjejmë një nga kulturat më të hapura. Shqipëria renditet e 15 në botë. Në Maqedoni, vetëm 10% e pjesëmarrësve e quajnë të pranueshme që imigrantë të vendosen në vendin e tyre; në Shqipëri 75% e pjesëmarrësve në anketë shprehen pozitivish. Pra dy vende që janë kaq pranë gjeografikisht por që janë dy botë krejt të ndryshme.

v.l/Dita

December 15, 2018 20:07
Komento

8 Komente

  1. Korkodili December 15, 21:12

    As nje se thote >
    Rezultante e parullave te vitit 1991 te inicuar nga PD.
    =Ta kthejme shqiperine ne nivelin ZERO.
    =Ceku u bardhe .
    =Te prishen te gjitha cfar ishte ndertuar
    Se do te behen nga e para
    Ku do te punojne studentat. rinia …???????

    Reply to this comment
  2. Me durim December 15, 21:17

    JU dhe gallupi juaj jeni bere te çuditeshem. Kur rreth dy miljone shqiptare, te aferm te atyre qe jane ne Shqiperi jetojne jashte, perse mos te pretendojne te rinjte te punesohen atje ku jeta eshte me e mire?! Kjo liri dhe demikraci preu telat me gjemba jo per tu mbyllur brenda 28 mije km², por per te qene i lire sipas mundesive te jetosh edhe ne hene po te jete mundesi. Flasim per liri dhe te drejta dhe pastaj bejme analiza qe pse kane kerkesa te rinjte apo shqiptaret. Keto absurditete i bejne vetem injorantet e politikes shqiptare dhe s’duhet ti bejne njerez te gallupe a çfare jane ato shoqata. Ja psh; perse kryetari opozites e ka familjen ne Hollande dhe vete parate i merr nga taksapaguesit e varfer shqiptare. Mos valle kaq shume i dhimbset Shqiperia dhe shqiptaret sa ka lene familjen ne Hollande duke i hequr dhe nenshtetesine shqiptare?! Nuk mund ti kerkojme dot llogari ligjerisht; atij ashtu i intereson me mire per vete te tij e familjen e tij, morali dhe anet e erreta brenda ketij veprimi jane hamendje te pavertetuara. Prandaj i thoni gallupit, perse banon ne Gjermani Adriatik Llalla?! Keto te shikoj gallupi, shqiptaret dhe te rinjte duan te levizin e te kerkojne dhe bejne shume mire. Drejte globalizmit jemi dhe e kemi pranuar ; jo dhe me ha dhe me gris. Iku ajo kohe.

    Reply to this comment
  3. YLLI December 15, 21:41

    A nuk ka ardhë koha, si thoni ju të dashur shokë?
    Pse të mos e festojmë sëbashku ballistë e Partizanë?
    A nuk jemi të gjithë bij lindur e rritur nga kjo tokë
    Ku të gjithë si popull në luftë shkuan për vatanë ?
    —–
    Më shumë se ne, më thoni kush mund të ket bërë?
    Vërtetë dikur vdiqëm, por ja ku jemi e rilindëm përsëri
    Krishtin të pa fetë e gozhduan në këmbë e në llërë
    U dergj i ziu krisht pas një huri,e s’u kujtua më njeri !
    —–
    Unë i’u them se ka ardhur koha të dashur shokë !
    Historinë ta rishohim bile kjo duhet bërë sa më parë
    Boll hedhëm mbi “Ballin e Kombit” gjith’atë baltë me okë
    Se gjoja hanin pula, e në fund ia vishnin me dhallë !
    —–
    Lumo Skëndon nga derë e frashëllinjve të nderuar
    E përzunë të shkretin si të ish më i madhi mëkatar
    Eee..ç’u bë se me gjermanin, na paskish bashkëpunuar?!..
    Më gomerë ishim ne, që nuk e bëmë kët punë më parë !
    —–
    Brodhi i gjori Mithat nëpër rruzull me jakë prej diplomati
    E nga radio-Londra foli gjatë e gjatë “Për Shqipërinë e lirë”
    Zemër djeguri Lumo i”dekalogut” ballist, plasi nga inati
    Me gjuhë do lëpinte atë që dikur ai vet e kish pështyrë !
    —-
    Ja pra i takon tashmë rilindjes tonë nderi i madh historik
    Ta ringjallim si krishtin kët trim të besës, po aq dhe i rrallë
    Fjalën ia dha “gjerman agait”, se për kokë do ta kishte mik
    E jo si ata që u hodh mbi ta, me thirrjen: “Para Partizanë” !
    —-
    Me nderime do ta presim se nuk ish bishti, por” balli i kombit”
    Ai filozof i madh do jetë për ne, si i hershmi gjermani Hegel
    Le të plasë nga inati i djathti Berishë i poshtëri e horr- i horrit
    Se dhe ne miqsinë si “Tatja”, e kemi me gjermankën Merkel !
    —–
    Duhet ta dini se lule kemi për të çuar dhe nga krahu tjetër
    Nuk bëjmë dot, pa brezin e vjetër ushtarakë e ish partizanë
    Berisha mendon si të hapë e të shpërthejë të tjerë Gërdecër
    Ne rilindasit do t’ingjallim të gjithë ata fakirë që ai i ka vrarë..!
    ——
    Kur dikë e ringjallim përsëri, ta dini ai ngelet i pavdekshëm
    Prandaj i sollëm në atdhe dhe kockat e Lumo Skëndo beut
    Natyrisht askush nga ne nuk do ti varë ato në qafë si turqit
    Që e ç’varrosën të bëheshin trima me lavdinë e Skënderbeut
    —-
    – Me leje zoti kryeministër. a mund ta them dhe unë nji fjalë?
    Këto shpenzime, për Ballistin ta dijmë kush ka për ti larë?
    – Po fol morë burrë e çohu të paktën, për respek në këmbë !
    Natyrisht paguan shteti apo me saktë…juve s’do ju dhëmbë !
    ——
    Çudija më e madhe në një kënd të këtij globi paska ngjarë
    Ndodh që shqipet do paguajnë dhe zogjtë e qyqes tradhëtarë !

    Reply to this comment
  4. intelektuali December 15, 23:00

    Analisti Jon Clifton i GALLUPIT po na tregon perrallen e vjeter TRA-LA-LA pse duan te ikin shqyptaret nga vendi i tyre si pershembell bythzinjte nga Siera Leone e Afrikes ku gjysma e popullates vdes nga uria dhe gjysma tjeter nga semundja e sides.

    PO ARRITJET DHE FITORJET E RILINDJES ENVERISTE TE EDI RAMES?

    qe:

    I reklamon papushim bashke me bedelin e tij, Lali Erin qe paguan si i papare me lekat e droges tek “Lonely Planet” dhe te gopi i semes komuniste qe ta paraqisin Shqypnine si vendi me i mire ne Bote per te jetuar?

    Ja lexojeni intervisten ne BBC te Lali Erit ne kete faqe te gazetes DITA qe te mos mbetet asnje dyshim per kete propagande te shemtuar gebelsiane si ne Kohen e Qepes te Hitlerit.

    Reply to this comment
  5. Kont Monte Krrabes December 16, 14:29

    Ne se do kishte tiumfuar Hitleri, Shqiperia sor do ishte krah Gjermnise se MADHE, Lavdi Hitlerit te Madh.

    Reply to this comment
  6. Kont Monte Krrabes December 16, 14:29

    Ne se do kishte tiumfuar Hitleri, Shqiperia sot do ishte krah Gjermnise se MADHE, Lavdi Hitlerit te Madh.

    Reply to this comment
  7. dauti December 16, 23:06

    Amaaan, ore intelektual, qe mos qofsh, inshallah!
    Po merru ti me Shqiperine. Mos pi kafe te Tajvani, apo ne Amerike. Hajde ore, bej dicka dhe ne pastaj, pas teje do shajme te gjithe, nga Enveri, te Saliu dhe Rama. Vetem hajde…se do kesh pune e nuk do na cmendesh per “diarrene tende llafologjike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim