Analisti braktis emisionin pasi gazetari tregon simpati për Karaxhiçin

March 26, 2016 20:13

Analisti braktis emisionin pasi gazetari tregon simpati për Karaxhiçin

Qëllimi i televizionit rajonal N1 ishte të zhvillohet një debat për aktgjykimin kundër Radovan Karaxhiçit, ish-liderit të serbëve të Bosnjës, i cili të enjten u dënua me 40 vjet burg për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të luftës në Bosnjë, përfshirë rrethimin e Sarajevës.

N1 kishte ftuar në studion e Beogradit Zhelko Cvijanoviçin, një gazetar serb dhe kryeredaktor i portalit “Novi standard” (Standardi i ri), në studion e Sarajevës Zarije Sejzoviç, profesor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e shkencave politike në Sarajevë  dhe në studion e Zagrebit Davor Gjeneron, politolog i njohur kroat dhe bashkëbisedues i shpeshtë i mediave ndërkombëtare.

I pari që mori fjalën në debat ishte Zhelko Cvijanoviç. Në përpjekjen e tij për të relativizuar krimet e luftës të kryera nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, Cvijanoviç tha se “si mund të pritni që serbët të pranojnë drejtësinë për Srebrenicën, kur për përndjekjen e një të katërtës së një milionë serbëve nuk është përgjigjur askush”, raporton dialogplus.ch.

Ai tha se nuk është dënuar askush as për vrasjen e gjashtë mijë serbëve në Sarajevën e rrethuar (pa dhënë dëshmi se si ka arritur te kjo shifër) dhe as për vrasjen e gjashtë mijë serbëve në rrethinën e Srebrenicës, ndërsa Naser Oriçi, komandanti lokal i boshnjakëve, ende gjendet në liri.

Kundër reagoi Davor Gjenero. Ai tha:

“Ky lloj i revizionizmit politik të cilin po e përdor zotëria (Cvijanoviç) është diçka që nuk mund të pranohet në shoqërinë e civilizuar. Nuk është e mundshme të arsyetohet dhe relativizohet çfarëdo krimi”.

Në vazhdim të bisedës, Cvijanoviç nuk deshi të deklarohej nëse Karaxhiç është kriminel lufte, madje tha se është e mundshme të jesh edhe hero, edhe kriminel lufte. Pas kësaj, analisti kroat Gjenero para se të braktiste emisionin u kundërpërgjigj ashpër:

“Me njeriun që në këtë mënyrë mbron kriminelin e luftës unë nuk dua të vazhdoj të flas. Dikush që ka lidhje personale me kriminelët e luftës, ai ato lidhje personale mund t’i sqarojë në nivel personal. Në këtë mënyrë helmohet opinioni publik në tri shtete dhe kjo është skandaloze. Me shërbëtorët, përkrahësit e rendeve totalitare dhe realizuesit e krimeve të luftës nuk mund të flas”, tha Gjenero.

March 26, 2016 20:13
Komento

2 Komente

  1. Noli March 27, 01:27

    Bravo kroati. Ka treguar burreri

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE March 27, 06:54

    Kroat e njeri i madh eshte treguar Gjenero me kete gjest fisnik. Nuk lejon te flitet mire per nje kriminel lufte si Karaxhiç. Ndersa, shqiptaret e mjere lavdojne sharesit e luftes se tyre, si Ibrahim Rugova dhe asnje analist nuk e merr per obligim moral te luaje as vendi! Bravo, Davor Gjenero! Marri ju qofte ju shqiptarve qe rehabilitoni tradhtaret!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*