ANALIZA/ Baton Haxhiu: Oliver Ivanoviç nuk u vra për gjyqin për krime lufte, por…

January 16, 2018 17:39

ANALIZA/ Baton Haxhiu: Oliver Ivanoviç nuk u vra për gjyqin për krime lufte, por…

Analisti i njohur Baton Haxhiu përmes një analize të botuar nga “Klan Kosovë” me titull “Vrasja e Oliver Ivanoviçit si shenjë e ndarjes së Kosovë”, jep versionin e tij për vrasjen e liderit të serbëve të Veriut, duke shtuar se ai renditet mes njerëzve që nuk e donin ndarjen e Kosovës. Ndërsa tregon se e njihte personalisht, Haxhiu thotë se të gjithë serbët që ishin në Parlamentin e Kosovës janë eleminuar në një mënyrë apo tjetrën (politikisht) që Aleksandar Vuçiç ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin.

Nga: Baton HAXHIU

Ç’të thuhet për këtë vrasje?

Krejt kjo situatë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po fshin gjithçka që është arritur në Kosovë.

Oliverin e kam njohur personalisht për më shumë se 20 vite.

Kemi dialoguar dhe kemi pasur mospajtime serioze. Por, ai ka qenë i qartë në kërkesat e tij për serbët e Kosovës.

Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme.

Mirëpo, ana e tmerrshme e këtij problemi është se – ndonëse të gjithë ne jemi të bindur për këtë – për 20 vite nuk dimë të propozojmë një zgjidhje.

Pse është vrarë Oliveri dhe pse s’më bëhet të shkruaj më gjatë?

Ai sigurisht nuk është vrarë për gjyqin e tij për krime lufte. Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët.

Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës.

Zëri i serbëve kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim.

Ishte kundër ndarjes për shkak të qëndrimit se brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa që ka në veri.

Një ditë, ndoshta, do të dihen vrasësit. Ata edhe do të mund të eliminohen nga vetë porositësit e tyre.

Kjo luftë që ende vazhdon është bërë e neveritshme për faktin se ne të gjithë në Ballkan po lejojmë që të udhëhiqemi nga ata që kanë dëshirë të vrasin.

Fatin e Oliverit, jo me vrasje fizike por politike, e kanë përjetuar të gjithë serbët lokalë që ishin në Parlamentin e Kosovës.

Ata u eliminuan politikisht që Aleksandar Vuçiq ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin. Vuçiq ka dashur që vet ta udhëheq dialogun dhe të ketë përkrahje nga ndërkombëtarët.

Dhe këtë eliminim politik të serbëve lokalë e ka bërë me përkrahjen e madhe të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë.

Një zë tjetër i ngjashëm me Oliver Ivanoviqin është peshkopi Teodosije.

Edhe ai është kundër ndarjes dhe i takon vijës së Sava Janjiq.

Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi.

Çfarë porosie është kjo?

Fryma e ndarjes është forcuar.

Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë.

January 16, 2018 17:39
Komento

2 Komente

  1. Alban January 17, 03:37

    From: Alban Dega
    Date: January 16, 2018 at 13:13:19 EST

    Mendime jo konspirative

    AKT TERRORIST KUNDER NJE KRYETERRORISTI

    – Paralajmerimi ogurzi antishqiptar i Sputnikut dhe dora e zeze e Putinit

    – Sindroma Gjukanovic eshte teper e fresket per tu harruar !
    – Vigjilence vellzer e motra shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Vrasja e liderit serb Jovanovic nuk eshte nje rastesi.
    Vete koha kur kryhet flet vet dhe perben nje sinjal alarmi e kushtrim per vigjilence, syceltesi per mbare shqiptaret ,
    Paralajmerimi oguirzi i Sputnikut te RIA-s ruse Ruskaja Intelixhensia Axhensia . pasardhesja e KGB-se se Vladimir Putinit qysh prej pranveres se vitit te kaluar e sidomos ai i dhjetorit per trazira ne Shqiperi, ne Kosove dhe vise te tjera shqiptare, pershirja e ” instruktoreve ukrainas” te te Moskes ne “Cadren ” e Sali Lul.Nokes… vitin e kaluar, ofensiva ruse ne komplote e trazira gjithmone prej saj dhe DIA-s pasardhesja e UDB-se gjakatare e thellesisht antishqiptare… jane kambana alarmi per mbare shqiptaret.
    Pa filluar ende hetimet, pa thare ende gjaku i viktimes, pa u ftohur ende kufoma e tij, si Beogradi edhe Moska njezeri bene edhe hetuesin, edhe prokurorin edhe gjykatesin duke akuzuar indirekt dhe direkt shqiptaret per kete vrasje !
    Ajo qe bie ne sy se ata flasin ose bejne akuzoje sikur ta kishin kryet vet vrasjen !
    Pse!?
    Sepse si Beogradi edhe Moska jane historikisht ne te njejten linje raciste, terroriste dhe genocidale antishqiptare !
    Ka muaj e vite qe si Beogradi edhe Moska paralajmerojne perseritje te skenarit te Pranveres se vitit 2004 ne Kosove, ne te cilin ata kane qene jo vetem autore, por edhe regjizore, sic ishin edhe ne atentatitn e deshtuar terrorist per te vrare ish Presidentin dhe ish- Kryeministrin e Malit te Z. Gjukanovic, sic u implikuan dhe vepruan edhe me Cadren ne Tirane dhe “modelin maqedon” te Berishes, Bashes, Nokes, Mediut ne pararoje e Likes e cetes se tij ne prapavije !
    Reagimi i ashper i ish- Gebelsit te Hitlerit serb Milloshevic, Aleksander Vucic dhe i Sputnikut te Putinit, largimi i menjehershem i Presidentit serb Aleksander Vucic nga Brukseli, mbledhja urgjente e Keshillit te Sigurise Kombetare te Serbise per nje kryemafioz dhe terrorist si Jovanovici jane nje sirene alarmi dhe thirrje per qetesi dhe vigjilence per shqiptaret jo vetem te Kosoves !
    Jovanovic ishte jo vetem nje terrorist antishqiptar, por edhe nje kryemafioz narko e human trafiku, nje gjobvenes i korruptuar e nje vrases i pashpirt me nje thes krimesh mbi shpine .
    Lista e vrasesve te mundshem te tij brenda e jashte Kosoves eshte teper e gjate… aq sa eshte edhe vargu i krimeve te tij jo vetem ne Mitrovicen Veriore por edhe ne Bosnje, Kroaci e me gjere.
    Por koha qe u zgjodh dhe menyra se si u krye vrasja e tij eshte llogaritur e zbatuar me saktesi agjenturash ruso-serbe qe japin pak shprese per kapjen e vrasesit apo vrasesve profesioniste te tij me qellime shume me djallezore e antishqiptare. Aq me pak mund te shpresohet te zbulohen e aq me pak kapen regjizoret e ketij komploti ne Beograd apo ne Moske!
    Pse !?
    Vrasja e Jovanovicit duket me teper nje akt terrorist i mireorganizuar nga sherbimet sekrete ruso- serbe per te destabilizuar Kosoven ne prag te dhjetevjetorit te pavaresise se saj. Ajo eshte pjese e kryqezates ruso-serbe per te trazuar e goditur Kosoven ne te gjitha fushat politike, ekonomike, diplomatike … per cka kane ndihmuar jo pak edhe politikanet driteshkurter e injorante te Prishtines dhe dora e tyre e zeze teper aktive ne Tirane me Mareshallin e Beogradit Sali Berisha e nacalniket Lulezim Basha e Flamur Noka …. ne krye.
    Nuk perjashtohet as bashkepunimi me Mafian serbe dhe agjente te fshehte shqiptare te DIA-s serbe apo RIA- s ruse.
    Ne kete kendveshtrim duhen pare edhe protestat dhe thirrjet per destabilizim dhe permbysjen me dhune, me hir apo pahir te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise, nga Banda e Gangstereve dhe “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit e Mareshallit te Beogradit, Sali Berisha dhe cetnikeve te tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Fatmir Mediu, Like Floriri, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
    A mos valle jane nje rastesi trazirat e dhunshme dhe skenari nekrofil i 18 dhjetorit ne Kuvendin e Shqiperise e rreth tij ne krye te te cilet ishin Sali Berisha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi !?
    A mos eshte rastesi akt terrorist i Shkodres ku u plagosen tete veta dhe shtimi i vrasjeve dhe krimit ne Shqiperi keto dite pas kushtrimit te Sali Karaxhicit, Lulezim Fazlicit, Flamur Stanishicit, Monika Krymadhit, Petrit Vasilit dhe mediave te Kazanit per te dale ne sheshe e permbysur qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike te Edi Rames !?
    A mos eshte rastesi fakti qe pikerisht ne ato caste dhe ne ate vend ku ndodhi shperthimi po filmonte nje ekip “gazetaresh” te nje televizioni te Malit te Zi apo Sputnikut putinist , qe do te jepte nje imazh teper te zi per Shqiperine ne Bote !?
    A nuk jane keto thirrje te kesaj “Bande Gangsteresh” e te “Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” per destabilizim, per nje qeveri anti- Mafia akte te mirefillta terrori politik, psikologjik dhe ushqim i krimit dhe terrorit klasik ne sinkron me Mosken . Beogradin, Athinen dhe presionet zerviste te Presidentit andart Grek !?
    A nuk jane sulmet, shpifjet e kesaj Bande e Mafia kunder ambasadoreve te SHBA-se dhe BE-se, kunder Uashingtonit dhe Brukselit ne nje ze e ne nje hap me Mosken e Beogradin, me RIA-n ruse e DIA-n serbe !?
    Sipas burimeve konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s..
    Nuk eshte koha per qeveri Antimafia te drejtuar nga kjo Mafia e Bande Gangsteresh !
    Eshte koha te kercasin prangat ne kycet e tyre kriminale e kusare, hajdute e vrastare
    Vigjilence! Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

    Reply to this comment
  2. fteri January 17, 06:30

    Një analizë e Baton Haxhisë me fakte më të më të sakta s’ka ,por kjo ka efekt për ata që kan veshë e zemër për kosovën dhe dinë ta lexoin situatën e kohën e vrasjes të liderve Sebë të kosovës Oliver – Ivanoviç,se hallin Serbët e kan për të ndarë kosovën dhe zhvatur ndonjë pjesë të mitrovicës dhe pikrisht minjerën trepçen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim