ANALIZA/ Bedri Islami: Ajo që ndodhi në Kapitol dhe turpi që mund të përsëritet në Shqipëri (që është përgatitur prej ditësh që të ndodhë)

January 11, 2021 11:39

ANALIZA/ Bedri Islami: Ajo që ndodhi në Kapitol dhe turpi që mund të përsëritet në Shqipëri (që është përgatitur prej ditësh që të ndodhë)

Bedri Islami

Trump është njëri ndër ato raste të habitshme që vërteton se autokracia, arbitrariteti dhe hapja rrugë e së keqes një personi të vetëm, mund të përpiqet të kthejë historinë e një kombi, ta përmbysë në pak vite gjithçka është arritur dhe të manipulojë turmat duke bërë thirrje në emër të lirisë, që në fakt nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë që kanë ndërtuar dhjetëra breza.

Thirrja e presidentit në detyrë amerikan për të sulmuar Kapitolin, e pashembullt në historinë amerikane, nuk erdhi në një qiell të pastër politik, krejt befas dhe, si e tillë, ishte e çuditshme.

Gjithë rrugëtimi politik i Trumpit, që nga dita kur vendosi të jetë në luftën për pushtet, ka patur dhjetra e qindra prova se në Shtëpinë e Bardhë sundon një njeri  që nuk donte as paqe, as arsye, as lumturinë e njerëzve, por vetëm lista dëshirash që rridhnin nga haluçionacionet, triumfe të paarsyeshme dhe aventura.

E fundit ishte sulmi mbi Kapitol, ku u përdhosën vlerat e disa shekujve dhe në të cilat prova të shumta dëshmuan se edhe vetë ky shtet i madh ka probleme të mëdha, gjendje të lëvizshme politike, mllefe të grumbulluara në shumë vite, liri të cunguara dhe, të gjitha këto u shumëfishuan dhe u bënë të njohura në aferat e ish presidentit, nga i cili po vrapojnë të distancohen të gjithë, si nga një keqe malarike. Por askush nga ato që tani janë të gatshëm ta linçojnë nuk bëjnë pyetjen e parë: përse e lejuam këtë?

Djallin e kryengritjes, ata, besnikët e tij, shpesh-herë e veshën me pamjen e engjëllit të reformës, si njeriu që shkallmoi klasën e vjetër politike, pa menduar se një ditë do të paguanin haraçin e nevojshëm.

Natyrë melankolike, shpesh pre e anktheve, Trumpi e kaloi një pjesë të jetës së tij, sidomos në çastet e pushtetit, në një gjendje ekstaze mistike, rob i emocioneve, i fryrë nga madhështia.

Përfundimi është kjo finale pushtetore, ku ish presidenti nuk guxon të jetë i pranishëm as në përurimin e Presidentit të ri, çka nuk ka ndodhur asnjëherë më parë; ai trembet tani për fatin e tij personal, pasi, ndryshe nga sa në Shqipëri, sistemi i drejtësisë atje nuk është vënë ende nën këmbët e të parit të shtetit, dhe, ndjen se si nga njerëzit rreth tij mendohet të kalohet në Amendamentin 25 të Kushtetutës, kur një presidenti të rrezikshëm, si ai, duhet t’i hiqen nga duart kompetencat, të shkarkohet nga detyra, duke patur ndërmend se ai ka në duart e tij valixhen bërthamore, pa e ditur se ku mund të shkojë çmenduria e një njeriu.

***

Ka shumë përngjasime mes asaj që ndodhi në Kapitol, asaj që ka ndodhur në Shqipëri dhe asaj që mendohet se mund të ndodhë dhe, kjo e fundit, është përgatitur prej ditësh që të ndodhë.

1.

Tentimi për grushtshteti përmes një kryengritjeje është nxitur nga ish presidenti Trump, thirrjet e të cilit, jo vetëm asaj dite, për t’ju drejtuar Kapitolit nxiti më tej terroristët e ekstremit të djathtë për të përmbysur gjithçka, për të vënë nën pushtetin e tyre për disa orë tempullin amerikan të demokracisë, për të vandalizuar gjithçka dhe për të vënë në rrezik jetët e senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë.

Vandalizuesit  kishin me vete armë të ndryshme, mjete shpërthyese, zjarrvënëse, bomba molotov , që ishin të gatshme për përdorim.

Dy nga rastet më flagrante në Shqipëri kanë ndodhur në shtator 1998, kur bandat e ekstremit të djathtë, të sapolarguar nga pushteti dhe që nuk njihnin rezultatin e zgjedhjeve e humbjen e pushtetit, sulmuan, pas thirrjeve të liderit të tyre, ndërtesën kryeministrore, duke e pushtuar atë, duke vandalizuar gjithçka kishin përpara, për të shkuar  më tej, në pushtimin e disa selive ministrore dhe ndërtesën e radiotelevizionit publik shqiptar, RTSH, që ishte aso kohe i vetmi medium viziv në Shqipëri. Që andej ata, përmes monarkistit Spahiu bënë thirrje për rrëzimin e pushtetit, se qeveria kishte rënë, se tani pushteti ishte në duart e tyre dhe nuk u zbrapsën nga policia dhe garda, që në fakt ishte bërë pjesë e grushtshtetit, por nga ndërhyrja ndërkombëtare.

Asnjë nga organizatorët e grushtshtetit nuk u dënua; lideri i PD-së e ktheu selinë në një depo armësh dhe banditësh; edhe ata që u arrestuan, dolën “ të pafajshëm” dhe vetëm më vonë, kur u larguan nga PD-ja treguan “mëkatin” e tyre.

Rasti i dytë, po aq dramatik dhe në sulmin ndaj selive pushtetmbajtëse është në çastet e rrëzimit nga pushteti të ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Turmat e ekzaltuara nga dyshja Meta –Berisha sulmuan godinën e parlamentit shqiptar për ta pushtuar atë; duke e ditur se goditja e Llallës do të ishte fillimi i goditjes së aferave të tyre u bënë njëjtë si puçistët e shtatorit 1998, dhe, pas vrullit e mllefit të tyre qëndronte përsëri lideri faktik i opozitës, e cila , pasi nxori në radhët e para mitingashët e çartur dhe të stimuluar, desh të ndizte gjithë vendin, të përmbyste parlamentin, për të ruajtur një kryeprokuror, të cilin, vetëm një sistem drejtësie, si i yni, e lë të livadhisë përmes milionave latifondiste të përfituara edhe nga bashkëpunimi me krimin.

2.

Një ngjashmëri tjetër, e cila dua të shpresoj se, pas këtyre ngjarjeve, nuk do të shkojë deri në fund.

Dihet tashmë se një grupim thellësisht radikal, i njohur si grupi Qanon, ishte në prirjen e gjithë tentimit për të përmbysur zgjedhjet dhe për të vendosur me dhunë se kush do të ishte presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Ky grupim, me lidhje tejet të afërta me ish presidentin dhe i frymëzuar prej tij, kishte kohë që ishte përgatitur për të bërë këtë mynxyrë dhe nuk e kishte fshehur qëllimin e tij. Mbështetja kryesore e tyre politike ishte ish presidenti, por ka të dhëna se njerëz afër presidentit, me dijen ose jo të tij ishin edhe mbështetës financiarë.

Një strukturë të tillë ka krijuar prej kohe edhe opozita, e njohur si detashmenti i Azem Hajdarit, pjesë të së cilit, të uniformuar në të zeza , njëlloj si të organizatës “Sigurimi i atdheut” në Kosovë, një strukturë pro-shërbimit të fshehtë serb, janë shfaqur herë pas here, por që edhe tani, në mitingje të ndryshme, të pauniformuar, janë aktivë.

Krijimi i strukturave të tilla paramilitare janë të rrezikshme në çdo shtet, edhe kur ai duket i fuqishëm dhe i parrezikuar. Si ndodhi në SHBA, ku vërtet goditi forca e ligjit, por ku dëmi është aq i madh dhe humnera e hapur për demokracinë nuk do të mbyllet aq shpejt. Në Shqipëri është edhe më e rrezikshme, pasi themelet e shtetit përkulen shpejt dhe shumë media antiqeveritare në momentin e parë të përmbysjes së Kapitolit u ngazëlluan, kishin shend dhe shpotitën ngjarjet duke sjellë ndër mend shpërndarjen e demonstratave në Shqipëri në kohën e ministrit Lleshaj. Disa nga personazhet e këtyre mediave, të lidhur ngushtë me qarqet e larta të opozitës prej kohe e dinë se në disa struktura të saj përgatitën skenarë të përmbysjes me dhunë në zgjedhjet e 25 prillit, e kjo jo vetëm përmes paralajmërimeve të Berishës apo të Metës, por edhe nga hollësitë që dinë për më tej se kaq.

Fakt është se paralajmërimet për zvarritje të liderit qeverisës, hedhje në lumin e Lanës, përsëritjen e vitit 1997, viti kob i Shqipërisë pluraliste me më shumë se 3200 të vrarë; thirrjet për linçime, përleshje, paralajmërimet presidenciale për dhunë dhe fshirjen e qeverisë – të gjitha këto gjoja në emër të mbrojtjes së Kushtetutës – njëjtë si Trump – nuk janë vetëm jargavitje politike, por kanë pas vetes edhe struktura e njerëz të gatshëm për të bërë një tragjedi të re për hir të pushtetit.

3.

Ish presidenti amerikan Trump kishte kohë që kishte rrëshqitur. Deliri i tij i bashkuar me çastet halucionante kishin bërë vijën e qeverisjes së tij. Shenjat ishin dhënë. Njeriu që ishte thirrur për të mbrojtur kushtetutën e shtetit që drejtonte, ishte bërë shembësi i saj.

Në Shqipëri kemi shembullin e presidentit të tanishëm.

Është hera e parë që një president bën thirrje për të përmbysur qeverinë e ligjshme përmes dhunës së rrugës, që thërret, bashkë me opozitën, njerëzit në një miting protestues, bën thirrje për revoltë, grumbullon rreth vetes “miqtë e Ilirit”, si ndodhi në zgjedhjet e vitit 2017; shpërndan urrejtjen , sjell shembuj sakrifikimi që çojnë drejt akteve ekstreme, si ai me Alende, Vojo Kushin e Avni Rustemin, kërcënon me shpërndarjen e parlamentit, kur e di fare mirë se nuk e ka këtë të drejtë, por kjo do të ndezë urat e zjarrit rreth të cilit ai do të ngrohë duart dhe do të fshehë pasurinë, delegon në Gjykatën Kushtetuese juristë që nuk e meritojnë të jenë aty, por kanë shfaqur besnikërinë ndaj tij – të cilët as vetingun nuk e kanë kaluar, etj.

Një ditë atij mund t’i mbushet mendja të deklarojë shpërndarjen e parlamentit, mos-dekreditimin e qeverisë – shembuj ka pasur në emërimin apo shkarkimin e ministrave; dhe të gjitha këto janë të njëjta si thirrjet e ish presidentit Trump për të sulmuar Kapitolin.

Një ditë askush të mos çuditet, shenjat janë të plota. Pritet vetëm momenti i humbjes!

4.

Në duart e presidentit amerikan Trump ishin grumbulluar, më saktë, kishte grumbulluar pushtete të mëdha, të cilat i zotëronte përmes arbitraritetit dhe autokracisë. Afera të mëdha do të jenë në ditët e ardhshme në dyert e gjykatave dhe sado që ai mund të bëjë Faljen e Vetes, asgjë nuk do të jetë e harruar.

Pushteti i tepërt në duart e një njeriu ka qenë gjithnjë premisa e parë e arbitraritetit.

A po ndodh kjo edhe me shefin e tanishëm të qeverisë, Edi Rama?

Pa dyshim, po.

Në duart e tij, nga vetë socialistët e trumhasur, është lënë një pushtet i pakufizuar, që vetëm Berisha e ka pasur.

Shumë gjëra, në një mandat të tretë, mund të shkojnë më tej.

Opozita laramane dhe e heshtur, që nuk mbush dot boshllëkun e saj përmes llomotitjeve të Palokës, ku janë qepur pas edhe vegjetime politike si Ndoka, Shehi, Dule, të cilët presin ku është vendi i tyre në listë, dhe lehtësisht mund të kalojnë nga e djathta në të majtë, çka ka ndodhur me shumë prej tyre – përjashtuar Mediun- , nuk mund të ndalojë arbitraritetin dhe autokracinë politike të liderit të Rilindjes.

Edi Rama nuk është i gatshëm për një grusht shteti për të ruajtur pushtetin e tij, por vitet e ardhshme në pushtet mund të krijojnë modelin e një lideri që, megjithëse ishte ndër të paktët publikisht kundër Trumpit në qeverisje, mund t’i ngjajë atij, nëse nuk mbushet në mend se arti i qeverisjes  kërkon mbi të gjitha marrëveshje dhe dëgjim.

Jo çdo e keqe vjen vetëm për të keq.

Edhe kjo që ndodhi të mërkurën në Kapitol do të ketë të mirat e saj!

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

January 11, 2021 11:39
Komento

35 Komente

  1. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit January 11, 12:15

    Bedri Islami po tenton sot te pamunduren : Te binde vetvehten se Edi Rama nuk do beje si Trump ne rast humbje!
    “Edi Rama nuk eshte i gatshem per nje Grusht Shteti per te ruajtur pushtetin e tij” thote Islami!
    Po Ed Rama ate Grusht shtetit ja ka dhene me kohe mor i qorruar nuk ke sy ta shohesh Borxhin Publik mbi 90%, C’grusht tjeter do me teper se nje Ekonomi -Finance ne kolaps?

    Reply to this comment
    • Ripjellja asociale January 11, 15:23

      I qorruar bedrua?

      E pamundur!

      Ai dhe jo vetëm, e kanë të fiksuar dhe e njohin mjaft mirë si të shkuarën e zezë kriminale të kësaj me ner me thon “opozite”, e cila sidomos pas instalimit të skemave piramidale, pas katrahurës së 97-ës, pas shpërthimeve të Gërdecit, pas korrupsionit të hapur me zë e figurë, pas masakrës së 21 janarit, etj., në një shtet me sistem funksional demokratik normalisht duhej të ishin shpallur si sekte të jashtëligjshme dhe të paditeshin e të përgjigjeshin para një gjykate të pavarur për zullumet dhe mëkatet e pafundme ndaj vendit dhe popullit, dhe jo të “dëmshpërblehej” prej kësaj mener me thon “pozite” (në vetvete gjithashtu si dy të parat sekt i shkëputur nga PPSH-ja bedrinore) me poste kryebashkiakësh e kryebashkiakesh, me miliona taksapaguesish për shpërthimet me “dinamit rilindjotas” të hoteleve të ndërtuara buzë detit.

      Reply to this comment
    • palloqja i pd January 12, 13:42

      @qeveria e zhytur e krimit po ku merr vesh mor toq nga borxhet ti apo si lul basha 7×7=49
      ikni mor plehera ku merrni vesh ju
      jeni mesu me sal mutin ju prandaj beni si te zgjuar
      kafsh

      Reply to this comment
      • Alberti January 16, 09:33

        Borxhi Publik ka kapluar 90%, por rilindjotet ME DIPLOMA FALLCO jane mesuar te mbllacisin Bajga nga dora Rames dhe te cirren se “po hame Mjalte”
        (dhe 7×7 bejne 49 me a pa Lul Bashe or mbllacites bajgash)

        Reply to this comment
  2. Z January 11, 12:23

    Ne boten e injoranteve analfabete ,njeriu qe di pak shkrim e kendim eshte Mbret! Ka marre pene Bedriu dhe korr sa andej ketej! Rama eshte i vetmi Europian ne SHqiperi!

    Reply to this comment
  3. shabani January 11, 12:31

    Ça brockulla thua me Adriatik Llallen nje injorant pa shkolle dhe i korruptuar deri gryke kush do kishte frike ata qe e vune

    Reply to this comment
  4. shabani January 11, 12:33

    Dakort kerkoj falje e keqkuptova

    Reply to this comment
  5. Vari saliun January 11, 12:38

    Ja pa nje here dhia deles…
    Keshtu ka ndodh edhe me usa dhe trumpin…dhe te gjithe e denuan dhe ata qe e organizuan po kapen e denohen…
    Ketu ka 30 vjet qe djegin shkatrrojne me molotov,organizojne kryengritje dhe si te pa ngopur me pasuri e pushtet vazhdojne te bejne thirrje per kryengritje e vellavrasje e drejtesia hesht sikur eshte dicka normale…
    Shpellari komunist qe nga sekretar fanatik na u konvertua ne dhjerokrat,nuk ka te ngopur me kufoma…
    Mire drejtesia ketu nuk vepron ,por te pakten(me e pakta qe mund te bejne per kete kriminel)google e fb duhet ta bllokojne kete vampir dhe shume terroriste te tjere be kete vend

    Reply to this comment
  6. kasem gahinji January 11, 12:55

    Nuk e besoj qe rama te kete perqendruar kompetenca ne duart e veta.forcimi i pushtetit gjyqesor me reformen ne drejtesi ne te gjitha elementet ,nuk con domosdo ne forcimin e pushtetit te mazhorances apo te kryeministrit.Fakti qe jep z.Bedri se ne gjukaten kushtetuese po infiltrohen njerez qe nuk e meritojne nga presidenti,tregon te kunderten e idese se forcimit te kompetencave te kryeministrit.Masat perforcimin e kompetencave te kuvendit ,flasi po per kete gje.sot eshte kjo maxhorance,por mazhorancat nuk jane te perjeteshme.Reagimi i edi rames si kryeminister ndaj levizjeve “molotov “te presidentit ilir dhe ishit sali,tregojne te kunderten.Ndaj ,per tu dukur si i paanshem,nuk mund ti futesh te gjithe ne nje thes.

    Reply to this comment
    • Fisniku January 11, 21:12

      Kom,entues te nderuar!
      Ne Shqiperi prej 8 vjetesh sundon nje DIKTATOR i eger me emrin Edi Rama,shume here me arrogant,me harbut,me i djallezuar se sa Trump-i!
      Trump-i ate qe beri ia beri nje vendi te madh,qe i ka te ndare mrekullisht te drejtat dhe kompetencat ligjore,ka nje popull ku shumica nuk vuan per buken e gojes,ku shteti federal i ka kompetencat e kufizuara ne 50 shtetet e SHBA-ve ,qytetarit amerikan nuk i ka mbyllur askush dyert e pushtetit qe te kerkoje te drejtat e tij te mohuara apo te zvarritura,se atje nuk eshte TALLUR njeri sic ka bere Rama ketu se po “Bashkeqeveris me qytetaret” dhe ben te kunderten!
      Prej 8 vjetesh Trump-i eshte sjelle shume keq si president,por autoriteti i institucioneve legjislative dhe opinioni publik paten aq force sa e detyruan Trump-in te “Kafshonte gjuhen” dhe te terhiqej,njelloj si Berisha ne 1998!
      Ndersa Rama ne Shqiperi eshte me DOIKTATOR se Trumpi,se i ka te gjithe pushtetet nen kembe,perfshi edhe median,qe drejtesia akoma ne “Pelena” nuk ka patur guxim te ngreje padi per super krimet e Berishes e jo me te merret me Ramen!
      Aq me teper qe Ramen,ashtu sic bene me Berishen e mbeshtetin edhe nderkombetaret,per interesat e tyre se per popullin shqiptar as e cajne trapin!
      Rama e ka te sigurte fitoren e zgjedhjeve,jo vetem se ka perpara nje opozite te nivelit te Don Kishotit te Mances,qe u duket kundershtari i humbur qe tani,njelloj sic i dukeshin Don Kishotit mullinjte me ere si KESHTJELLA dhe ai po luftonte e fitonte ndaj tyre!
      Se edhe opozita ka plot Sanco Panco qe ferkojne duart se do ta mundin Ramen,por vetem se nuk e dine me cfare!
      Se “djale” mund te besh edhe me gruan tende,por jo me hallatet e tua,por te komshiut!
      Sidoqofte une gjykoj se ,Kushdo qe te fitoje ne 25 prill,i humburi me i madh do jete vetem POPULLI I MJERE SHQIPTAR!
      Me ngushellon vetem fakti,qe ky popull DELE e meriton Ramen Diktator edhe 20 vjet,ndaj hallall ta kete!
      Shqiperia do shkoje ne HUMNERE edhe ne se fiton Rama,prandaj ata qe kujtojne se Rama eshte me i mire se Basha gabohen rende:Te dy jane pjese e nje BAJGE lope!

      Reply to this comment
      • Anadoll ne Tiranë January 16, 23:32

        O ti Aspak Fisnik.
        Ke disa gjera qe i ke thene drejt, por pastaj e ke dhjerë.
        E para nuk vihet kurre shenja e barazimit midis Ramës dhe Berishës.
        E dyta, e ke quajtur popullin “dele”. Ne qofte se populli eshte dele,, ti je dhi pa brirë. Si nuk ke turp we shan popullin tend more njeri aspak Fisnik.
        Je shumë negativ. Por fatmiresisht je me pakicë.

        Reply to this comment
    • Fisniku January 11, 21:13

      Komentues te nderuar!
      Ne Shqiperi prej 8 vjetesh sundon nje DIKTATOR i eger me emrin Edi Rama,shume here me arrogant,me harbut,me i djallezuar se sa Trump-i!
      Trump-i ate qe beri ia beri nje vendi te madh,qe i ka te ndare mrekullisht te drejtat dhe kompetencat ligjore,ka nje popull ku shumica nuk vuan per buken e gojes,ku shteti federal i ka kompetencat e kufizuara ne 50 shtetet e SHBA-ve ,qytetarit amerikan nuk i ka mbyllur askush dyert e pushtetit qe te kerkoje te drejtat e tij te mohuara apo te zvarritura,se atje nuk eshte TALLUR njeri sic ka bere Rama ketu se po “Bashkeqeveris me qytetaret” dhe ben te kunderten!
      Prej 8 vjetesh Trump-i eshte sjelle shume keq si president,por autoriteti i institucioneve legjislative dhe opinioni publik paten aq force sa e detyruan Trump-in te “Kafshonte gjuhen” dhe te terhiqej,njelloj si Berisha ne 1998!
      Ndersa Rama ne Shqiperi eshte me DIKTATOR se Trumpi,se i ka te gjithe pushtetet nen kembe,perfshi edhe median,qe drejtesia akoma ne “Pelena” nuk ka patur guxim te ngreje padi per super krimet e Berishes e jo me te merret me Ramen!
      Aq me teper qe Ramen,ashtu sic bene me Berishen e mbeshtetin edhe nderkombetaret,per interesat e tyre se per popullin shqiptar as e cajne trapin!
      Rama e ka te sigurte fitoren e zgjedhjeve,jo vetem se ka perpara nje opozite te nivelit te Don Kishotit te Mances,qe u duket kundershtari i humbur qe tani,njelloj sic i dukeshin Don Kishotit mullinjte me ere si KESHTJELLA dhe ai po luftonte e fitonte ndaj tyre!
      Se edhe opozita ka plot Sanco Panco qe ferkojne duart se do ta mundin Ramen,por vetem se nuk e dine me cfare!
      Se “djale” mund te besh edhe me gruan tende,por jo me hallatet e tua,por te komshiut!
      Sidoqofte une gjykoj se ,Kushdo qe te fitoje ne 25 prill,i humburi me i madh do jete vetem POPULLI I MJERE SHQIPTAR!
      Me ngushellon vetem fakti,qe ky popull DELE e meriton Ramen Diktator edhe 20 vjet,ndaj hallall ta kete!
      Shqiperia do shkoje ne HUMNERE edhe ne se fiton Rama,prandaj ata qe kujtojne se Rama eshte me i mire se Basha gabohen rende:Te dy jane pjese e nje BAJGE lope!

      Reply to this comment
  7. Po po po.. January 11, 14:10

    Shume dakort “kasem gahinji”…… duket sikur z. Islami (me gjithe respektin qe kam si gazetar) nuk do tja prishe dikujt dhe me qe eshte e modes tani ti biem kryeministrit per cdo gomar qe fluturon, hajt te shtoj dhe nja dy rreshta kunder ketij te fundit te mos dale nga turma….. e verteta eshte qe Rama ka celsat e kashtes, dhe kjo eshte aresyeja e mos denimit te bandave te meparshme (sepse banda ishin dhe jane)….. Ramen mund ta kritikoni per ndonje PPP, por jo per pushtet absolut dhe as qe behet fjale per “diktature” sic pretendojne disa memorjehequr apo te semure nga e keqja…. Pa dyshim eshte KM me i sakte i 30 vjeteve te fundit (quheni po te doni :muti me i mire, por mos flisni mbrockulla)……………….. Jam ne pritje te propozimit te emrit te KM te ri qe duhet te sjelle “ndryshimin” e madh….. dhe me duket se do pres gjate se ne jemi te zgjuar shume per te kritikuar dhe per teorira…….. po kam frike se te gjithe ata qe flasin per “ndryshimin e madh”, ne fshehtesi enderrojne kthimin e BerishBashMutKokemadhi…. te pakten jini te sinjqerte me veten se pervec te tjerash ne tre muaj eshte e pamundur te ndertohet nje force e re politike dhe e paperlyer me politiken aktuale (e pate vete si perfundoi protesta studentore dy vjet me pare). Ne jemi keta qe jemi, dhe ne kete faze te zhvillimit tone, mund te nxjerin ne pah kete batak,, me vone nuk i dihet,, zgjidhni e merrni

    Reply to this comment
  8. koment nr 1 January 11, 14:13

    “ Pazari akshamit” I Bedriut
    ne keto artikujt e fundit ka rene poshte kembeve.
    .
    Po jap shembullin NR-1
    .
    14 SHTATORI 1998 ishte 1 miljard here
    me i rende se ajo qe ndodhi ne Kapitol.
    .
    Jo vetem se u pushtuan institicjonet kryesore me tanke nga Nazi-Berishistet me “mamurrzaket” me koqevaret e Bukoshit
    por….edhe nje here POR mbasi ndodhi kjo kasaphane
    .
    Ishin Kapitol-iset e Washingtonit dhe LGTB e Brukselit qe ne vend te kerkonin denimin e terrroristit Berishe…
    .
    …ne menyre kriminale
    .
    1-e pergezuan se ktheu armatimin e rende ne garde..
    .
    2- Bene presion dhe kercenuan qeverine e asaj kohe qe mos arreestohej terroristi I tyre Berishe.

    Kam dhe shume shembuj te tjere ne vazhdim por ideja eshte se ate qe bene ne Kapitol turmat huligane komanduara me pult…eshte I njejte panel DREJTIMI qe telekomandon Pinocetin e Viqidolit.
    .
    Nuk me dhimbset XHORXHSORRISTI Rama me Pisistet e tij sepse impotenca e tij ndaj krimeve serbiberishiste eshte me e rende se vete krimet e Sali Satanait ku ky I fundit pa mbeshtetjen e Kapitol-isteve do ishte “kaput”
    .

    Reply to this comment
  9. Po po po.. January 11, 15:24

    “koment nr..” shume dakort….

    Reply to this comment
  10. Tepsia January 11, 16:03

    Konkluzioni: koalicion i madh PS-PD pas zgjedhjeve ne emer te ekuilibrit dhe ruajtjes se paqes sociale. Tepsia eshte e madhe, nuk e mban dot vetem njeri.

    Reply to this comment
  11. Ethem Lalaj January 11, 16:19

    DITA: Dakort me shkrimin e B.Islamit,përveç se “…E.Rama mund ti ngjaj Trampit..”
    se ka kapur të gjitha pushtetet dhe se është ose mund të kthehet në DIKTATOTOR.Unë them jo:
    1-E.Rama e kritikoi Trampin para se Ai të zgjedhej President-Gjat fushatës.Dhe fjala i doli.
    2.ER nuk i ka të gjitha pushtetet.DREJTËSIA DHE MEDJET JANË 100 % NË VARTËSI TË OPOZITËS,SB TË KAPURA QË NË 92-2013.Rama ka një Laptop ERTV dhe një CELULAR siç e kam UNË,JU,etj.
    3-Po kështu në 7 vite në Kuvëndin e Shqipërise deputetët opozitar ishin bishturina të PD+LSI pas braktisjes së Kuvëndit prej tyre me shpresë se mos SHBA+ BE do mëshironte Salizmin për të ardhur në pushtet pa zgjedhje…e të rrëzohej E.Rama,kur ky ishte garant i votimit të REFORMËS NË DREJTËSI si investim Amerikan dhe Europian.
    4-ER ka qeverinë dhe pushtetin Lokal të lënë rrugve nga opozita e rrugëve.Pra,nga 4 pushtetet ka 1.5.Të tjerat i ka Salizmi,i cili po shtyn Presidentin në aventura.
    5-Rreziku për 25 prillin qëndron,por jo nga Qeveria si në 6 dhjetor në SHBA,por nga OPOZITA E SHQUARË PËR VANDALIZMË në zgjedhje si në 96,09,2011,etj.
    6-Unë kam bindjen se pasi Komisionerët u lanë POLITIKË në marrveshjen e 5 qershorit në Ambasadën Amerikane,ku u favorizua PD+LSI kundër OSBE+ODHIR+KM E.RAMA,kjo do ket probleme:
    7-Se në kushtet e humbjes së zgjedhjeve nga Opozita,Salizmi do manipuloi me kryetarët e QV në vartësi të PD+LSI =50 %,ku ata nuk do firmosin proçes-verbalet e QV.
    8-Sipas deklaratave të Sb “…Në rast humbje të opozitës do të përdoren ARMËT..” Kjo do të thot se rreziku i zgjedhjeve në 25 prill do të jetë nga KryeOpozitari gangëster politik-Sali Ram Berisha e jo nga KM Rama,i cili nuk shquhet si diktator,hajdut votash e sidomos VRASËS KILLER si Sb,Im,Lb..e KO.
    Flm Dita,Flm B.Islami

    Reply to this comment
  12. Mero baze gazetar i pavarur te cidiket e rames January 11, 17:37

    Νe nje mrriz
    Ne nje lajthi
    se c po rrinin 3 bari
    Bedriu me dhen e dy te tjeret me dhi.
    Ne katundin tim thon keshtu o Bedri qe
    qeni atje ku ha lef..

    Prandaj boll na hape barkun me histori
    e 97 dhe 98 me Saliun ..te kujtohet o Bedri
    gjith ajo luft balte midis Saliut dhe Nanos
    kur ne 2007 ne koferenc per shtyp Saliu bashk. me Nanon tha qe cfar kam thene per kete burre e kam thene per fushat elektorale tha Saliu..Pra gjithe kjo kishte qene nji teater per karrike ne kurriz te shqiptarve …
    Tani vim te Rama kreu i ripjelljes qe 8 vjet nuk beri nji pun dhe jo vetem kaq por prishi dhe ato qe ishin…dhe fajin e ka Saliu prap!..
    Bedri miku yt Rama i ka bere grusht shteti
    Kushtetutes ne 2008..
    Bedri na thuaj per zgjedhjet e bashkis Diber me GJiknurin ,Tahirin .
    Pra zoti Bedri ne e dim shum mir si socjaliste qe jemi se cna ka bere Saliu..
    Por Rama miku yt u soll me barbar se Saliu u tregua me shpellar me feudal se Saliu ,u tregua me mashtrues ,dallaverexhi,dinak,e sharlatan se Saliu..

    Reply to this comment
  13. rudi January 11, 18:11

    “Dakord z m.gazetar i pa varur”Rama mashtrues ,dallaveraxhi,dinak sharlatan sepse ndryshoj komplet qytetet shqipetare nu kan te krahesuar berati korca bilishti saranda e gjith shqiperia mori pamje evropjane perballoi gropen saleshjane perballoi dy termete te fuqishme nje pandemi te tmershme te ardhura nga nena natyre jo nga gerdece firma piramide 97ta 98ta me tanke me vrasje me “cadra pistolet”HAP SYTE SHIKO DHE GJYKO KUSH ESHT KRIMINEL DHE KUSH VIZIONAR

    Reply to this comment
    • Mero baze gazetar i pavarur te cidiket e rames January 11, 18:52

      Qendrat e qyteteve llustroi Rudi ,shiko lagjet ..

      U be SHkodra si Venecia ne kohen e Jozefines,po sot si u be SHkodra nga permbytjet apo gjith jugu i vendit.prap fajin e ka Saliu!.ku e ke drejtesin e 21 janarit 10 vjet qe u vran kater qytetar te pafajshem Drejtesi e premtuar…
      Grusht shteti ne 2008 ndaj kushtetutes..

      Reply to this comment
    • O copë mishi me dy sy January 11, 18:59

      Me çfarë i përballoi, duke çusr ministrat në Dubai që të fryjnë barkun me biteqe që kushtojnë nga 200 dollaro copa?

      Reply to this comment
      • usali ram serbiberishaj January 11, 19:23

        Dy fjale per komentuesit shqupiste te bandes Zigur Qorri,”Rilindasi”Edvin D’Rama është gënjeshtar patologjik.

        .Bej pjese te votuesit qe ja kam dhene votes Rames vetem per pranga Berishes dhe 100% I zhgenjyer E mirekuptoj se sado I forte te jete Rama per pranga Berishhales nuk mundte ta realizonte se Arvizute-Lute dhe Kimet jane me Berishes si ka ndodhur dhe me Pinocetin
        .
        Ke plotesisht te drejte per Edvin D’Ramen dhe mund te shtoja dhe 10 fish te shkeljve te tij te renda finacjare..POR ..ME “P” TE MADHE..
        .
        Edhe me gamori e di qe Ylli ne qitje I Arvizuse Lul Xhelal Basha ( lexo xhaferr deva junior) do behet k/m I shqiptareve ne qershorin e ardheshem ( ve bast me jeten time) si ndodhi me Berishen ne 1992 dhe Lulin ne 2011..
        .
        Dihet qe Luli ka pas sume tre muskutjere: 1..Saliu..Luliu dhe Xeniu ( shkelzeni) dhe vetem po te permend armatimin shqiptar te vjedhur qe llogaritet mbi 10 miljard dollare..rruga e kombit ka kaluar shifren e 2 miljard dollareve ku 1 miljard eshte vjedhur ..ose 85 miljon dollaret e kaparit Albperolit qe jane future direct ne xhepat e argitave dhe monikave etj etj etj
        .
        Pra deri te qellimi juaj qe te heqim Edvin D’Ramen “right now” dhe ta fusim ne biruce jam dakort dhe ju pergezoj
        .
        PPOR ..ME “2P” TE MADHA nese heqim nje gënjeshtar patologjik dhe veme nje kriminel patollogjik kjo tregon qe je nje nga shquptaret me idiote qe paguan Saleshi me Luleshin se je jo vetem I kuptueshem qe jeni bedel te tyre por dhe I neveritshem ne mos qofshi dora veta Sali Monstra se thone se rri 24/24 ore ne bunkarin e Lalzit dhe bombardon gazetat qe e dhjesin me shume.

        Reply to this comment
  14. Duri January 11, 19:27

    Ka filluar pazari për blerjen e votës .Thonë , 150.000 mijë lekë të vjetra nji votë.Kështu do të vijë në pushtet opozita, duke kriminalizuar votën ???
    Dhe thonë se do tua presin duart hajtutêve .
    Duart e tyre do të oresin ?!?!

    Reply to this comment
  15. trampajani i tropojes January 11, 19:39

    Bedriu dhe shume shqiptare ngaterrojne krahesimet midis Trapit Berishe dhe Donaldit Tramp.
    .
    Jo vetem se Berisha eshte me pak se nje qime “theby” e amerikanit gold por I vetmi ngjasim eshte me kete kamikazin poshte
    .
    Pra keto bene “puc shteti ne tentative” kur ishin ne pushtet…

    Ju kujtohet ky koleneli Berishes ?
    ##
    Erzen Brecani: Të ngrihemi kundër ‘Enver Hoxhës’ së dytë, Edi Rama
    TIRANE, 2 korrik 2013 – Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Brecani i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të partisë Demokratike që ashtu sic bënë në vitin 1991, të ngrihen për të larguar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.
    Teksa rezultati i fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, nga të majtët nuk është certifikuar ende, Brecani nëpërmjet një postimi në faqen e tij personale në ‘Facebook’, teksa përshëndet kryeministrin Berisha duke e etiketuar si liderin historik të shqiptarëve, etiketon Ramën si “Enver Hoxha i dytë” dhe “Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët”.
    “Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të ‘91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët”, shkruan Brecani. .

    .IMAGJINONI QE BRECANI ESHTE I MIRE TRAJNUAR DHE NE USA DHE GJERMANI/

    Reply to this comment
  16. Po po po.. January 11, 21:33

    “usali ram serbiberishaj”…. Ja the po kujt ja the…. Eshte kohe e humbur dhe ne jemi popull i humbur

    Reply to this comment
  17. mirel January 12, 00:03

    Bedri, vetem thuaj sa te ka paguar Mero per llogari te qeverise greke. Te gjitha ne kete bote lahen. Ti ka hallin se mos i varen kembet ne toke kaloresit, ndersa Shqiperia rrezikon te humbi territor. Si thuaj, si eshte pazari?

    Reply to this comment
  18. Lili January 12, 04:40

    Ky do me na thane se Rama eshte to na pregaditur kete skenar kur te humb zgedhjet? Se me sa dime ne pushtetin nuk e ka presidenti ne shqiperi po kryeministri fuqiplot!

    Reply to this comment
  19. Rama ,Lefter Koka,Damiani dhe Nasipi tu pi raki January 12, 18:26

    Bedri na bej nji shkrim per Nasip Nacon e Mones sps nga aleanca e ngjalave ne Lalez me 1 prill 2013 e morem vesh po ate videon me mikun tat Ramen ,Lefter Koken dhe Damjan GJiknurin qe i benin rixha Nasipit 2 metra burr te pinte i got ver
    ose ma mir i got raki me kreun e ripjelljes , per cudi Nasipi e piu goten e nektarit te pushtetit dhe fap u fut ne PS pas thirrjes .

    ..Aleanca e feudalit Rama me dallavere per te qendruar ne pushtet dhe 4 vite te tjera ,tregon qe nuk ka ndermend te beje zgjedhje te lira…

    Reply to this comment
    • monikadirtydogstyle January 12, 21:51

      Nasipat e shkrete nuk kane bere gafa me te medha se ato zaret e Saleh Berishit
      .
      Si per shembull Kaqislami qe ne gusht 1993 deklaroi se do I thyente kafken Salehut dhe pas ca vitesh u puth ne buze me te..
      Ose
      Viskar Zhiti qe Salehu me ndyresine e tij bene te digjeshin Lirak Bejkot dhe ai u fut ne kabinetin e atij qe do varte Hysen shohsoret ne litar..
      Ose
      .Nikolle Lehesi I leshit qe berishi e shkerdheu dhe familjarisht me grupin QIFTELIA dhe ai behet pjese kabineti
      Ose Monikarnavalja me Ilir Floririn deklaruan ne 8 korrik 2008 qe Salehu eshte agjent Serb dhe ne 2009 bene kualicjon me serberishen
      ..
      Kritikojeni RAMEN per ndonje PPP apo BBB

      ( QE HARROI 21 JANARIN)
      SE SA NASIPA QE HYJNE E DALIN NE PS

      NUK CALON GOMARI NGA VESHET

      Reply to this comment
  20. Tomori USA. January 13, 00:59

    Nese drejtesia e re, smer nen hetim, Sali Berishen dhe kamikazet e tij qe, organizuan pucin ushtarak permmarjen e pushtetit me dhune ne 14 shtator 1977 per marjen me dhune te institucjoneve te shtetit, Kryeministri, TVSH e institucjone te tjere, dhe me pas per urdhrun qe dha per te hapur depot luftarake te ushtris, ku u vrane mbi 3500 qytere dhe krimet e Gerdecit, te mepastajme ne janar te 2011 e ne vazhdim per thrjet fashiste qe ben per armatosje te popullates, perdorimit te dhunes ndaj qeveris rama dhe institucjoneve te shtetiti, vetem e vetem per te mare pushtetin me dhune. Shqiperia sdo gjeje qetesi.
    Per fatin e keq te shqiptareve, ne unson me Berishen edhe pse berisha e ka cilesuar Ilir Meten, kriminel, hajdut, vrases, trafikant, droge e femrash, perseri per interesa te perbashketa pushteti, i haronketo akuza dhe bashkepunon si ne bashkeqeverisje dhe tani qe LSI i esht bashkuar opozites, per fatin e keq te shqiptareve, ky mamuth mendone vepron nje lloi si Berisha, prandaj shpesh here ben thirje per armatosje,kundershtim dhe revolta popullore, per te rezuar qeverin Rama. me dredhi e dinakeri, ka ber e ben cmos te ket ndikim ne organet e drejtesis duke derguar kandidatura, te pa pershtacme juridikisht, pa kaluar vetingun, vetem e v etem te ket epersi votash ne gjukimin e tij, qe ashtu si berishen edhe Meten i pret gjukimi e deshkimi, per demet qe u kan sjell shqiptareve ne keto 30 vjet nepermjet skeljes te kushtetutes dhe ligjeve, koorupsjonit dhe sjelljeve mafjoze ne interes te vehets dhe familjareve te tyre, ku per rjedhoje, kan bere karier dhe po bejn cmos ta mbajne ata qe e kane dhe ta rimarin ata qe ekane humbur. Ne se Rama sot, esht i gjithepushtecem, perjashto drejtesine, qe

    Reply to this comment
  21. alphade January 13, 02:19

    Z. Bedri te pershendes per artikullin analitik ! Nisur nga ngjarjet ne SHBA
    ku forcat terroriste sulmuan Kapitol
    Hill-in, Shqiperia duhet te nxjerri mesi-
    met e saj ne perputhje me kushtet e re-
    thanat konkrete,specifike te saj :
    Se pari, qeveria shqiptare te riktheje pa
    humbur kohe ish-ministrin e brende-
    shem, zotin Sander LLeshi, i cili me per-
    vojen e kapacitetin e tij shembullor mund te neutralizoje forcat terroriste
    shqiptare te dirigjuara nga binomi: Be-
    risha-Meta.

    Reply to this comment
  22. Patroiti January 13, 03:35

    Barku qe polli Berishen e Berishizmin dhe tani edhe trampizmin, sesht thare akoma.
    pa folur per krimet e vjedhjes se votave dhe rahjet e opozites te asj kohe 96, vitit te zi 97, 98, kur ky bandit, sulmoi me kamikazet e tij institucjonet e shtetit, me tanke e mjete te blinduara duke i pushtuar ato, kur dha urdher per hapjen e depove te ushtris dhe armet rane ne duart e krimineleve dhe te qytereve qe sdinin se cbenin dhe per pasoi u vrane mbi 3500 qytere, plus vrasjeve ne Gerdec nga ishministri i tij mediu dhe djali i berishes shkelzeni, akoma fantazma e e keti krimineli qe sesht ndeshkuar akoma vjen verdall mbi koken e shqiptareve.
    Kjo duket ne thirjet e herepashershme qe ben per revolucjon popullor, armatosje, perdorim te dhunes e te tjera thirje fashiste, vetem e vetem te rimere pushtetin e humbur. Per fat te keq, ne nje kor te zi esht perfshire edhe presidenti i Republikes Ilir meta qe te dy se bashku bejn cmos me gjithfare menyrash deri edhe revolucjone popullore per te mbajtur pushtetin qe ka, per ta rimare ne interes te opozites ku ben pjes dhe gruaja e tij si kryetare e LSI.
    Rast unikal ne bote qe bure e grua te jen ne poste te ketilla. Si Berisha dhe Ilir Meta, kane nje skenar per zgjedhjet e arceme, nese humbasin dote krijojn trazira deri ne mosnjohjen e zgjedhjeve, ndoshta dhe perdorim te dhunes e perleshjeve, sepse kjo filozofi i ka dalluar deri me sot.

    Reply to this comment
  23. alphade January 13, 21:59

    Z. Pstriot ,fillimisht dakort me te gjitha da thoni JU ! Por
    deshiroj te bej vetem nje krahasim: Sa vrau Enveri per 45
    Vjet, saliu i vrau per 45 dit ! Dhe ironia qendron ne faktin
    se psr te mbuluar krimet e tyre makabre e spostojne ve-
    mendjen e shqiptareve ketu e 40 vjet me pare,kohen e
    Enverit !?er kete qellim te tyre diabolik kane aktivizuar di-
    sa kalemxhinj te persekutuar ne kohen e komunizmit dhe
    qe kane te drejten e Zotit te ankohen e ta akuzojne ate re-
    gjim qe une personalisht si anonim u jap te dtejte , pike-
    risht ata qe ne kohen e atij sistemi kane bere palle si kuar-
    teti : Berisha- Meta-Rama-Basha dhe kane fjetur ne dyshe-
    ke me pupla behen njesh me ata qe jane gdhire ne cimen-
    ton akull te Burrelit, ne ngricat e shndrriteshme te akullit
    te Qafe-Barit, Tucit ,etj.etj. kjo te ben te pellcasesh dhe te
    besh pyetjen si eshte e mundur qe shapi te perzihet me
    sheqerin,ne vend qe te ndahet shapi nga sheqeri : cili eshte cili ?! Kjo perben dilemen me te madhe te shoqerise
    shqiotare sot ! Ka vende ne Ameriken Latine qe kur lind
    gruaj, burri (bashkeshorti ) i saj heq “dhimbjet e lindjes se
    gruas dhe ulurine se gjoja po heq keto dhimbje ! Keshtu po
    ndodh edhe me shoqerine shqiptare ! Ata duhet te anko-
    hen tealisht, nuk po orientohen sepse ” dhimbjet e lindjes”
    se tyre po i heqin ata qe kane shfrytezuar sa te mundin e
    si te mundin qumeshtin e” Lopes se Socializmit” ! Kush
    ankohet dhe kush duhet te ankohet ! Ankohet ta zeme ,
    “intelektuali” , i cili ankohet me te drejte, por me shume
    ankohet doktorri,xekrtetari i partise” qe i shkonte qumeshti
    e kaposhi ne shtepi per Vitin e Ri. Ankohet dajo e nje mikut
    tim kulak, ankohet edhe nipcja qe gjate gjithe kohes se ko-
    munizmit nuk i hyri gjemb ne kembe,fale biografise se pri-
    nderve te tij,te lidhur me luften. Ja keto jane paradokset e
    Shqioerise sot …!!!
    Komenti vazhdon .,..!

    Reply to this comment
  24. alphade January 13, 23:27

    Ndjese per gabimet orthografike, IPAD – idem si I zoti !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim