Analiza: Çfarë e shkaktoi shembjen e urës në Xhenova?

August 15, 2018 16:48

Analiza: Çfarë e shkaktoi shembjen e urës në Xhenova?

 

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës Morandi në qytetin italian të Xhenovas, por disa shpjegime janë diskutuar.

Ura e autostradës prej 1.2 km (0.8 milje) përfundoi në vitin 1967 dhe përfshin dhjetra linja hekurudhore, si dhe një zonë industriale që strehon disa fabrika.

Normalisht, një urë projektohet që të rezistojë të paktën 100 vjet.

“Një urë e madhe si kjo ka nevojë për inspektim dhe mirëmbajtje të rregullt nga inxhinierë të kualifikuar. Kjo urë ka dashur shumë mirëmbajtje”, thotë Ian Firth, kryetar i Institutit të Inxhinierëve Strukturorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një inxhinier strukturor i specializuar në ura .

“Disa ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen duket se janë bërë në atë kohë, por nuk i dimë detajet kështu që nuk është e mundur të thuhet nëse kjo mund të ketë qenë një faktor që shkaktoi shembjen”, tha ai për BBC.

Operatori i autostradës tha se puna për të mbështetur themelin e urës ishte duke u kryer në kohën kur u shemb dhe po monitorohej vazhdimisht.

Raportohet gjithashtu se në vitin 2016 ura është rikonstruktuar.

Mungesa e mirëmbajtjes ndonjëherë mund të jetë faktor në shembjen e urës.

“Në historinë e trishtë të shembjeve të urave, mirëmbajtja ka qenë një faktor, sidomos nëse ajo është planifikuar ose zbatuar keq”, thotë Firth.

“Puna e mirëmbajtjes shpesh ka të bëjë me parandalimin e degradimit dhe fuqizimi që i është dhënë urës kohët e fundit me siguri ka pasur të bëjë me degradimin”.

Një gabim në projektimin e urës?

Shpenzimet e vazhdueshme të mirëmbajtjes tregojnë se mund të ishte më ekonomike për ta rindërtuar atë, sipas Antonio Brencich, një inxhinier strukturor i cili jep mësim në Universitetin e Xhenovës.

“Menjëherë, ura shfaqi probleme të ndryshme, përtej kostove të ndërtimit, të cilat shkuan mbi buxhetin”, shkroi ai në 2016, në komentet e publikuara në mediat italiane.

“Në këtë urë ka gabime, herët a vonë, do të duhet të zëvendësohet. Nuk e di kur”, paralajmëroi ai.

Këto probleme u korrigjuan më vonë, shtoi ai.

Në vitet 1990, disa riparime të mëdha u bënë në urë.

Brencich tha se projektuesi, Riccardo Morandi, nuk e kishte llogaritur mirë në sa dekada mund të rezistonte betoni. “Ai ishte një inxhinier i zoti, por nuk bënte dot llogari praktike”.

Ura Morandi është shumë e ngjashme me urën e Liqenit Maracaibo në Venezuelë, të cilat të dyja u projektuan nga Z. Morandi.

Kjo urë “gjithashtu ka pasur probleme gjatë kësaj kohe, kështu që një dizenjim i tillë kishte nevojë për më shumë sesa një mirëmbajtje normale”, thotë Ian Firth.

Por ai shton: “Ende nuk ka dëshmi për të thënë nëse ka ndodhur për këtë arsye, është shumë herët të thuhet se çfarë ka shkaktuar rënien”.

Trafik i rënduar?

Degradimi mund të jetë gjithashtu i shkaktuar nga trafiku i rënduar në urë, e cila mbante rreth 25 milionë automjete çdo vit.

Një raport i vitit 2011 nga kompania italiane Autostrade per l’Italia tha se ura kishte vuajtur nga degradimi.

“Radhët e automjeteve dhe trafiku provokojnë një degradim intensiv të strukturës së urës në përditshmëri në orët e pikut”, tha raporti, cituar nga agjencia italiane e lajmeve ANSA.

“Shembja  mund të ketë qenë e ndikuar nga pasojat e rritjes së trafikut të rëndë. Ishte shumë e përdorur, nuk ka dyshim për këtë,” thotë zoti Firth.

Por ura mund të ketë pësuar gjithashtu rënie të dukshme të investimeve në infrastrukturën e vendit, e cila mbetet prapa ekonomive të tjera në Evropën Perëndimore.

Ekspertët e inxhinierisë të gjithë bien dakord se në fund, vetëm një hetim i plotë specialist do të jetë në gjendje të përcaktojë shkaqet e vërteta të shembjes.

Burimi: BBC

August 15, 2018 16:48
Komento

6 Komente

  1. **** August 15, 17:12

    PPPja eshte gabimi.
    Ura eshte paralajmeruar per shembjen qe dy vjet perpara.
    Afere e paster korruptive.keshtu. akuzonte nje profesor italian qe insistonte qe ura duhet me patjeter te prishej e te rindertohej.

    Reply to this comment
    • Na mbyten katunaret e zgjut August 15, 17:48

      PPP-te per cdo qeveri jane si kredite e shtepive qe marrin njerezit. Po te mos kishte kredi afatgjata, asnje punetor nuk do kishte shtepi ne boten e zhvilluar. Ju fshataret erdhet ne Tirone dhe kujtuat se i mesuat te gjitha dhe tani perpiqeni te jepni mend. Ik e qurravitu ndonje partie per te bere ndonje lek te pamerituar se sa ka te tjere me mend qe mendojne per te ardhmen e femijeve te tu.

      Reply to this comment
      • ***** August 15, 22:04

        e mor mut Tirone, zgjebs i palare qe qenke bere kreditore.
        Na e mesoni ca eshte zhvillimi.
        Shikoni si ka ndertuar Enver Hoxha.
        Nuk ka termet ti luaje ndertimet e tij.
        Bankat kreditore ishin te ndaluara ne Amerike deri sa vdiq Andrew Jackson. Sepse mbante vulen e vjedhjes dhe skllaverise.
        E kemi pare shtetin tone, me nje fshatar te Gjirokastres qe as pantallona nuk kishte, tani financier i madh mesuesi i Anglishtes,,
        Ku i gjeti leket qe jua jep PPPve, me qindra miliona?
        PPPte futen me 25 deri ne 60 milion per rruget, dhe shteti ju jep nga 250 milion..
        Kush eshte banka ne kete rast?
        Po arithmetike ke mesuar ti zgjebsi i anglishtes?

        Reply to this comment
  2. A August 15, 17:45

    Kete kompani ka zgjedhur per te ndertuar rruge dhe ura ne Shqiperi çuni ose djalka i Kristaqkes dhe i Netes EDVINI i RAMAJVE.
    Si ka mundesi vetem firma dhe kompani mafioze dhe korruptive perzgjedh barboni dhe endacaku i rrugeve te Parisit i babezituri EDI, i zgjedhur kryminister, kryetar i pozites dhe i Rilindjes te PS-se. Ne dore te kujt ka renevendi prej 5-se vjetesh.
    Na mbyten prej 28-te vjetesh kryeministrat qe nuk dine tjeter vetem korrupsion, mafiozllik, pisllik te dalura nga PD-ja dhe PS-ja.
    Me shume me dhimbesen militantet qe i votojne keto lloj derdimenesh, sepse eshte fatkeqesi qe kane tru qe i komandohet nga te tjeret.

    Reply to this comment
  3. enverdjali August 16, 10:32

    Po qe nga pammjet kuptohet pse u shemb ura. Ja te nderuar shikojeni qe hekuri eshte i vendosur vetem ne siperfaqe ndersa ne brendesi te betonit ska hekur fare. Ky fenomen ka ndodhur diku nga vitet 70-80 ne napoli kur ndertonte mafia pasi inxhinieret konstruksioniste vinin nga shteti qe te shikonin hekurin ne konstruksion, e pasi hidhej betoni ne syte e kunstruksinisteve eksperte e ata largoheshin vinte makineria qe terhiqte shufrat e hekurit te piketuara nga mafia per tu hequr. Ky eshte realiteti ne Itali. Pasojat e nje qeverisje e cila ushtroi funksionin e saj per shume vite te ndare pergjysem me MAFIEN.

    Reply to this comment
  4. Rita August 16, 11:03

    Nuk jam inxhinjere apo arkitekze e as dua te tregohem si e tille .Por vec kur shoh ne foto e vidio kete ure fatale tashme dridhem kur mendoj se dhe une mund te isha viktima e rredhes .Disa here kam pershkruar Italine e veriut deri ne Bari apo Ankona me makine .Te dal tek pamja e ures .Ato shtylla betoni te holla ne krahasim me lartesine e gjatesine ngajne si paterica .Kane kursyer betonin e hekurat?????Mire ka qendruar dhe gjysem shekulli !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*