ANALIZA/ Cilat janë sfidat e mandatit të fortë të Ramës

June 27, 2017 09:45

ANALIZA/ Cilat janë sfidat e mandatit të fortë të Ramës

 

 

Adelheid Feilcke

Adelheid Feilcke

Edi Rama është qartë fituesi i këtyre zgjedhjeve, sipas rezultateve të deritanishme. Kryeministri i deritanishëm ia doli që të marrë një rezultat të shkëlqyer për socialistët, Partia Demokratike në opozitë duket se ka humbur rëndë. Nëse konfirmohen zyrtarisht rezultatet e deritanishme, Rama nuk ka nevojë më as për partner koalicioni. Pas katër vitesh qeverisjeje, shqiptarët ia dhanë atij sërish besimin, madje me një mazhorancë të konsiderueshme. Ata duket se i besojnë atij si njeriut që do të çojë përpara Shqipërinë. Ai është lideri që qëndron për forcën këmbëngulëse dhe modernizimin – një kombinim ky që me sa duket në Shqipëri ka efekt ndikues.

Stili i Ramës

Rama ia doli sërish që ta inskenojë me sukses këtë imazh – përmes një kombinimi të dimensionit folklorik shqiptar dhe atij kozmopolitan europian. Ai di të luajë bukur e çlirët si në tastierën e nostalgjive të bashkëkombasve të tij ashtu edhe në atë të partnerëve europianë dhe vendeve donatore. Ky stil zë vend dhe zgjon pritshmëri. Tani Rama duhet të provojë që  Shqipërinë mund ta “çojë drejt Europës”.

Detyrat para tij dhe qeverisë së tij janë të vështira: Shumë shtyrje ka pasur, sepse në muajt e vitet e fundit partitë bllokonin njëra-tjetrën. Tani Rama praktikisht ka dorë të lirë të jetësojë reformat. E kjo është më se e nevojshme: Korrupsioni në vend, droga, varfëria e paralizojnë Shqipërinë. mijëra vetë kanë gati valixhet për të kërkuar një shans në Europë, sepse nuk shohin ndonjë perspektivë në Shqipëri. Në mënyrë paradoksale ata i dhanë votën Ramës e një shans të ri.

Lista e prioriteteve të qeverisë së re është e gjatë, por e qartë: Reforma në drejtësi, reforma ekonomike, lufta kundër nepotizmit, kundër kanabisit -si edhe një politikë e vendosur kundër ekstremizmit fetar.

Kujdes me deklaratat ndaj fqinjëve

Këto janë edhe kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, të BE për Shqipërinë, vend kandidat për në BE nga viti 2014. BE, veçanërisht Gjermania e kanë mbështetur masivisht Shqipërinë në këto vite. Përkundër disa fqinjëve ballkanikë, Shqipëria nuk e ka humbur ende forcën e saj të rrezatimit. As Rama nuk e humbur ende besimin e partnerëve. Premisa të mira që Rama do duhej t’i shfrytëzonte mirë në muajt e vitet e ardhshëm.

Para së gjithash ai duhet të përqëndrohet në problemet brenda vendit. Në muajt e shkuar Rama u prononcua disa herë me deklarata mbi çështjet e popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë duke irrituar partnerët europianë. Kjo është e rrezikshme – por u shpjegua edhe në plan ndërkombëtar si taktikë zgjedhore. Por nuk ka më “pardon” në të ardhmen për këtë!

Rama ka shumë për të bërë në vendin e tij. Shqipëria i ka të gjitha shanset të dalë nga këndi i vendit problematik dhe të kthehet në një vend shembullor në Ballkan. Për këtë nevojiet një politikë pragmatike bazuar në parimet e shtetit ligjor- vetëm kështu ekonomia do të rigjenerohet ngadalë dhe njerëzit do të shohin të ardhmen në vendin e tyre.

Pjesëmarrje e ulët në votime

Votimet u zhvilluan habitshëm në mënyrë të qetë dhe pa probleme të mëdha – gjë që vlen të theksohet, por të kujtosh përplasjet e brendshme politike dhe bojkotimin me javë të parlamentit. Por pjesëmarrja në votime ishte e ulët. Sigurisht këtu luajtën rol festimet e Bajramit dhe temperaturat e nxehta. Por ka shumë pakënaqësi ndaj politikës, ka shumë zhgënjim mes atyre që e ndjejnë veten të braktisur. E në fund por jo e fundit, – një arsye tjetër janë edhe listat zgjedhore të vjetruara, ku gjendjen edhe persona që ndërkohë kanë ndërruar jetë. Këtu qeveria duhet menjëherë të vendosë rregull -sepse me regjistrat e votuesve u kryen manipulime masive në vitet e shkuara. Pozitive është sipas vëzhguesve zgjedhorë që nuk ka pasur manipulime flagrante!

Opozita konstruktive – gati për monitorim

Ndërsa partitë e opozitës duhet të tani shërojnë plagët dhe të përgatiten për një politikë të shpejtë opozitare përmbajtësore dhe të fuqishme. Edhe në këtë drejtim zgjedhjet e 25 qershorit mund të shihen si një fillim i ri. Demokracia ka nevojë për një opozitë konstruktive, sidomos në këtë moment reformash të rëndësishme në Shqipëri, po ashtu një opozitë që të kryejë funksionin demokratik të kontrollit tek socialistët kaq të fuqishëm. Edhe në këtë pikë do të matet aftësia europiane e Shqipërisë: nëse do t’ia dalë të kryejë reformat e dhimbshme, nëse do të funksionojë dialogu me opozitën, por edhe mes kryeministrit Rama dhe presidentit të ri, Ilir Meta që merr postin më 24 korrik. Deri dje ata ishin armiq të fortë në fushatën elektorale.

Tani ata duhet të demonstrojnë me ndarjen e re të roleve, se si do të funksionojnë institucionet demokratike, edhe nëse në krye të tyre qëndrojnë kundërshtarët e dikurshëm. Qytetarëve të Shqipërisë do të doje t’u uroje suksesin!/DW

June 27, 2017 09:45
Komento

4 Komente

  1. Eduard Leka June 27, 10:21

    Më sa degjoj dhe analizoj ky është shanci i fundit që populli Shqiptar ishte jep Ramës dhe gjith politikës. Mendoj se populli siç ja dha besimin do tja marr shim shpejt nëse do humbi shpresën e fundit dhe do zhgënjehet edhe tani që i dha mundësin qeverisë të ketë dorë të lirë për të nxjerrë vendin nga kriza .

    Reply to this comment
  2. jetimet e 21 Janarit June 27, 11:25

    PRESIDENT ILIR META QE SI BANDIT KERKPOI GRUSHT SHTETI NE DITEN E ZGJEDHJEVE?????
    TE BEFSHA MUTIN NE EMER E NE SHKRIM

    Reply to this comment
  3. katarakti June 27, 14:30

    Ada si gjithmone teper e lidhur me zhvillimet ne Shqiperi. Te shpresojme se Shqiperia do te ece perpara gjate ketyre 4 vjeteve te ardhshem.Boll ecem si gaforrja. Populli shqiptar u tregua tejet inteligjent qe i besoi Rames” timonin” pa e detyruar te mbaje njeri ne preher! Prandaj tani nuk ka me justifikime. Personalisht jam i bindur se Rama, siç thote edhe ish – drejtuesja e emisionit shqip te “Dojçe Vele”-s, eshte njeriu i duhur per te ndermarre kthesen e deshiruar.

    Reply to this comment
  4. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine June 27, 16:34

    Per Adelheid,Meta Presidet po moj zonje!Por sikur ne Gjermanin tuaj te dilte nje politikan qe te dhunonte kushtetuten me ze,figure e deshmi te gjalla, a do t’a deklaronit ju presidentin e Gjermanise,aqe me teper kur se fundi ky palo president ben thirrje per lufte?Turp per ju qe pretendoni rolin e analites ,ne nje kohe qe i sherbeni me ndergjegje apo nga fuqia e lekeve nendore jashtqitjes shqiptare.nese nuke gaboj.Mjaft me,shqiptaret ka nevoje per miq te mire,se per mashtues u velen aqe shume sa ne shumice i bojkotuan zgjedhjet.Edvin Rama nuke duhet te fle mbi dafina,100 ditet e para do te jene pasqyra e nje zgjedhje te merituar,apo te nje fundi te turpshem dhe pa kthim.Vullkani popullore ne shumice po vlon,Ada ky vullkan ne shumice nuke duhet injorohet,por te shikohet si nje gjykates i pakorruptuar, qe nuke te lejon te dhunosh mbi ligje nga forca e lekut te piset apo e pushteteve.Beso e binduni si ju Ada dhe Rama me shoke e shoqe,qe si ujqer qe ishin na rane nje dite kelltum brenda ne gropen e geqeres dhe na dolen te bardhe si pelluba me dy gishtat lart,por qe ne praktike deri me sot koha ka vertetuar se ja futen popullit gishtin pas.Ada ish presidenti i Cekosllavakise disidenti Havel tha;nuke ka me te ligje se komunistet anti komuniste,nese nuke goboj.Dhe kete e vertetoje koha ne dite e vite ne Shqiperi dhe ne te gjithe hapsiren ish komuniste europiane,se nje krim i pandeshkuar,eshte nje krim qe vazhdon.Ada,elozhet ruhen pas te pune dhe jo para saje;thote populli.Uroj qe Rama dhe ju ti kuptoni si duhet shumicen shqiptare qe bojkotuan keto palo zgjedhje brenda lloit,ne te kunderten,per njerez te tille qe i flet pushteti i lekut te piset shqiptaret nuke kane me nevoje.Beso dhe bindu shqiptareve me prish e nderto dhe nderto e prish sikurse me ideologjite komuniste-nazifashiste e terrorriste si “sherbe,perca e sundo dhe mashtro mashtro e terrorrio se dicka do te fitosh” gaboheni kohes e mashtrimeve dhe fuqise se lekut te piset e pushteveve pa merite i shkoje vapa me gushtin;thote populli,Dhe kete e vertetoje katerciperisht bojkoti ne shumice i SOVRANIT ne keto palozgjedhje.Mjaft me me eloxhe,sot eshte koha per te pastruar nga te tre pushtetet boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik,ne nderim te vetes,familjes dhe Shqiperise e Boten ne Progres Njerezor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*