Bashkëshortja e Hitlerit ishte… hebreje (?!)

April 5, 2014 22:40

Bashkëshortja e Hitlerit ishte… hebreje (?!)

Bashkëshortja e Adolf Hitlerit Eva Braun ka qenë me origjinë hebreje, ka treguar një analizë e ADN-së që është kryer për nevoja të një filmi dokumentar që do të transmetohet në Channel 4. Ekspertët në një analizë të mostrës së ADN-së, kanë gjetur një sekuencë specifike të ADN-së që ndërlidhet me hebrenjtë ashkenazi që përbëjnë 80 përqind të hebrenjve të botës.

Kjo tezë bazohet në analizën e lëkurës së kokës që është gjetur në furçën e flokëve në rezidencën e Hitlerit në Berghof, ku Eva Braun ka kaluar kohë të gjatë, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Autorët e dokumentarit pohojnë se gjithçka tregon se mostra e analizuar është floku i Eva Braun, por thuhet se mënyra e vetme që kjo të verifikohet do të ishte krahasimi i ADN-së me të afërmit e gruas së Hitlerit që janë të gjallë. Por asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’i nënshtrohet këtij testi.

Eva Braun ka qenë e dashura e Hitlerit për një kohë të gjatë. Ata janë martuar më 29 prill 1945, një ditë para vetëvrasjes në një bunker në Berlin, i cili kishte rënë në duar të sovjetikëve. Në Gjermani, gjatë shekullit 19, një numër i madh i hebrenjve Ashkenazi janë konvertuar në të krishterë.

April 5, 2014 22:40
Komento

4 Komente

  1. mazllemi April 5, 19:50

    Pirdh Meço pirdh

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit April 5, 20:38

    do jete krehur Hitleri me ate kreherin

    Reply to this comment
  3. roland April 5, 21:04

    Hebrenjt Ashkenazi nuk jane gje tjeter vetem se degezim Ilir i vendosur ne ate zone sot Izraeli,dhearesyeja e te quajturit hebrej vjen nga ilirishtja hevre -i vetem.Po ti behet ADN SHQIPTAREVE MOS U CUDISNI TRCEREKU E ME SHUME DO TE DALIN ASHKENEZI GJAKU BLU-ARIANET.Kete lloj informacioni ,lexoni Straboni dhe De Angely.

    Reply to this comment
  4. ARUSHA April 6, 16:35

    PRA SHQIPETARET JENE ME TE VJETER ME GJAK SHUME TE PASTER ARIAN DHE JO TE DEGEZUAR DO ME THONE SAFI PELLAZG ILIR DHE ARBER E ALBAN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*