Analiza e “FT”: Rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke

July 2, 2015 12:11

Analiza e “FT”: Rreziku më i madh që i kanoset Shqipërisë nga kriza greke

“Shqipëria po bëhet gati për rrezikun nga trazirat në Greqi, fqinjin e saj jugor, që mund të detyrojë dhjetëra mijëra emigrantë shqiptarë të kthehen në shtëpi, duke ndërprerë dërgesat për familjet.”

Kështu e nis analizën gazetari i “Financial Times”, Tony Barber, i cili  ndodhet në Tiranë.

Ai shkruan se,  ministrat e qeverisë në Tiranë shprehin besimin se sistemi financiar mund t’i bëjë ballë stuhisë, edhe pse tri banka në Shqipëri janë në pronësi dhe kontroll grek dhe që përbëjnë pothuajse 16 për qind të të gjithë aseteve në sektorin bankar shqiptar.

Por, për shqetësimin lidhur me kthimin e emigrantëve, Shqipëria mund të jetë vendi i parë që ndjen efektet e krizës ekonomike dhe sociale në Athinë.

bushati“Emigrantët shqiptarë kanë shkuar në Greqi që prej viteve 1990”, thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. “Kontributi i shqiptarëve jashtë vendit, në Greqi dhe Itali, ka qenë i dobishëm në mbështetjen e ekonomisë shqiptare. Nëse flasim në aspektin ekonomik, ne e kemi ndjerë efektin e krizës greke.”

Remitancat nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit kanë rënë nga 952 milionë euro që ishin në vitin 2007 në 544 milionë euro për vitin 2014. Edhe pse shifrat janë të vogla, ato përbëjnë rreth 5% të prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë.

Rreth 180 mijë emigrantë shqiptarë janë kthyer nga Greqia në pesë vitet e fundit.

Rreziku tani është se nëse emigrantët humbasin vendin e punës apo kursimet, ata do të kthehen në Shqipëri.

Kjo do të rriste papunësinë në vend, që aktualisht është në nivelin 14% të fuqisë punëtore.

Ky është rreziku më serioz për Shqipërinë nga çdo pasojë që mund të vijë nga kriza greke.

Por, Bushati thotë se kriza greke ka sjellë pasoja edhe në rritjen e tensionit Shqipëri-Greqi dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Në kohë të vështira ekonomike dhe krizë financiare, këto probleme është shumë e vështirë si zgjidhësh. Retorika nacionalist nuk krijon kushte për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe”, thotë ministri i Jashtëm.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vizitojë Tiranënë më 15 korrik, por mbetet për t’u parë nëse ai do të vijë me ide të reja për të tejkaluar debatet mbi kufirin detar.

Teknikisht Shqipëria dhe Greqia janë në luftë, edhe pse janë vende anëtare të NATO-s. Kjo sepse parlamenti grek nuk e ka shfuqizuar kurrë një dekret lufte të miratuar kur forcat italiane me bazë në Shqipëri sulmuan Greqinë në vitin 1940.

Nga pikëpamja e Shqipërisë, kjo parandalon minoritetin çam të rimarrë pronat e konfiskuara gjatë dëbimit nga Greqia në Luftën e Dytë Botërore.

July 2, 2015 12:11
Komento

3 Komente

  1. NIO July 2, 16:07

    Kur thane se nuk do tu jepen tokat cemerve … aq shume mu be qejfi sa ska ku te vej me … Hall greqise … I ka Hallall ato toka …

    Reply to this comment
  2. Plaku July 2, 19:12

    E ku di gje Tany Barber per efetet e krizes greke ne Shqiperi. Vetem agronom Adran Civici merr vesh nga keto gjera. Dje lexova pacavuren qe kishte shkruajtur Civici tek Panorama dhe u temerrova nga budallalleqet qe thoshte. Sipas tij, sistemi jone financier eshte aq i mire pregaditur sa qe nuk ka per ti ndiere fare, ama fare, efektet negative te krizes greke. Analiza e profesor agronom Civic-halldupit tegon se ai as qe e ka haberin nga ekonomia dhe financa. Njeqind here me shume di ky gazetari Tony Barber per ekonomie dhe financen tone, sesa ky “profesori i kooperativave te tipit leshit” qe na çau trapin me brockulla e tij pa lidhje fare, e qe i ka kopjuar poshte e perpjete neper gazetat e botes.
    Mendimi ekonomik i gjigandeve (prej m.ti) si Civici, Bode, Nano, Malo, Cani, Fullani, Sejko etj., na ka ndihmuar te zhvillohemi kaq shpejt gjate ketyre 25 viteve te fundit saqe kemi kapur nivelin e Somalise, Sri Lankes, Benin apo Togo-se.

    Reply to this comment
  3. ilir cami July 11, 13:21

    O nio te paskan shkel motren camt sic duket….hallall dyfeku atij qe te shkeli rracen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*