Analiza e PS i prezantohet Ramës: Në cilat qarqe do marrim më shumë deputetë

May 21, 2017 10:16

Analiza e PS i prezantohet Ramës: Në cilat qarqe do marrim më shumë deputetë

 

Partia Socialiste ka bërë një analizë të situatës së saj elektorale në të gjithë vendin, duke parashikuar që të marrë e vetme 75 deputetë në 25 qershor. Shqiptarja.com mëson se analiza e detajuar i është prezantuar dje Edi Ramës nga të gjithë drejtuesit e qarqeve, duke bërë krahasime me vitin 2013 dhe tani.

Kjo është shifër optimiste e bërë me dije gjatë një takimi që kryeministri Edi Rama ka pasur pasditen e djeshme  me të gjithë kandidatët për deputet të Partisë Socialiste si dhe grupin parlamentar aktual në kryeqytet.

Sipas raportimeve në këtë mbledhje, mësohet se Tahiri është shprehur për një shifër prej 17 deputetësh në kryeqytet, ndërsa Vangjush Dako ka thënë se në Durrës “6 mandate janë dështim, 7 detyrë dhe 8 fitore”, duke lënë të kuptohet se pritshmëria në këtë qark është për 8 mandate.

Vlorë Gjiknuri ka parashikuar 7 mandate, ndërsa Klosi në Berat 4 të tilla. Lindita Nikolla parashikon të marrë 4 deputetë në Lezhë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër po kaq.

Mimi Kodheli parashikon të marrë 2 mandate në Kukës, ndërsa Ilir Beqja në Dibër parashikon 3 mandate. Taulant Balla është shprehur optimist për 7 deputetë në Elbasan, ndërsa po kaq pret të marrë dhe Niko Peleshi në Korçë.

Gramoz Ruçi është shprehur se në Fier do të marrë 9 mandate, ndërsa Çuçi në Gjirokastër, 3 të tilla. Burime nga mbledhja bëjnë me dije për “Shqiptarja.com” se Rama u ka thënë deputetëve se qëllimi kryesor është sigurimi i 71 mandateve, e vetme, ashtu si kurse ka deklaruar edhe më herët në daljet e tij publike. Ai u ka kërkuar të gjithë kandidatëve të nisin menjëherë punën në terren. “Shkoni derë me derë, mos lini njeri pa takuar. Shpjegoni marrëveshjen dhe fitoren tonë për vettingun. Duhet të punojmë me këmbëngulje për çdo votë.

Duhet të marrim minimalisht ato që morëm në vitin 2013. Duhet punë për vete natë e ditë në terren. Zgjedhjet do të certifikon tashme dhe do të kemi të hapur rrugën për integrimin, duke shtuar dhe reformën për drejtësinë”,-mësohet të ketë thënë Edi Rama. Për sa i përket marrëveshjes së dy ditëve më parë, Rama është shprehur se nëse do të hynin në zgjedhje pa opozitën, atëherë nuk do të kishin mundësi për të qeverisur për një mandatë të plotë.

Projeksionet e PS

Tiranë         17

Vlorë            7

Berat            4

Lezhë           4

Shkodër        4

Kukës           2

Dibër             3

Elbasan         7

Korçë            7

Fier               9

Durrës           8

Gjirokastër     3

Gjithsej        75

May 21, 2017 10:16
Komento

3 Komente

  1. spata May 21, 11:16

    Me eshte fiksuar prej kohesh 70 e sigurte + nga 1-3 i diskutueshem.LSI .Te sigurta 9 + nga 1-3 te diskutueshmed .Pd .Te sigurta 50 + nga 1-3 te diskutuara. Idreizi 4 te sigurta mund ti shtohet vetem 1.

    Reply to this comment
  2. info analitike May 21, 18:32

    Helbete nese LSI synon te dale force e pare perse te mos ia fusin ca shifrave edhe ata te nahijes rilindjote. Pak synokan se une mendova mos kishin objektiv 91 deputete.

    Reply to this comment
  3. Mark uk May 22, 09:18

    Lehtesisht e kuptueshme aty ku do jepni leke ma shume aty do merrni deputet ushtar te Edit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*