ANALIZA / Korrupsioni, kryefjala e raportit të progresit të këtij viti

November 10, 2015 17:52

ANALIZA / Korrupsioni, kryefjala e  raportit të progresit të këtij viti

Përdorimi i fjalës ‘korrupsion’ në raportet e progresit të Komisionit Europian mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit shënoi një nivel historik këtë vit, bëhet e ditur nga të dhëna të mbledhura nga BIRN. Në raportin 2015, fjala korrupsion përmendet 99 herë. Që kur Brukseli filloi praktikën e raporteve të progresit në vitin 2005, ky është edhe numri më i lartë. Raporti ku fjala korrupsion përmendet më pak është ai i vitit 2007 me 29 herë, ndërsa në opinionin e dhënë në vitin 2010 për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, fjala korrupsion përmendet 91 herë.

Përdorimi i fjalës korrupsion në raport mund të jetë në kontekst pozitiv ose në kontekst negativ. Fjala vjen, ka raste kur thuhet se “qeveria ka luftuar korrupsionin”, gjë që e bën përdorimin e fjalës të ketë kuptim pozitiv si dhe raste kur thuhet se “nuk ka të dënuar të nivelit të lartë” gjë që ka kuptim negativ. Ka edhe raste kur fjala ‘korrupsion’ është përmendur në kuptim neutral. Fjala vjen, në paragrafin që flet se Shqipëria ka ratifikuar konventën e OKB-së kundër korrupsionit.

Për këto arsye, BIRN shikoi nga afër të 99 rastet e përdorimit të kësaj fjale dhe zbuloi se në raportin e këtij viti, fjala ‘korrupsion’ është përmendur në kuptim pozitiv në 21 raste, në kuptim negativ në 59 raste dhe në kuptim neutral në 19 raste.

Kjo është një situatë e përmbysur në krahasim me raportin e vitit 2014, kur fjala korrupsion qe përmendur në 78 raste, nga të cilat, në 31 raste në kuptim pozitiv, 39 në kuptim negativ dhe 8 në kuptim neutral.

Statistikat e përdorimit të fjalës korrupsion nuk shprehin realitetin në mënyrë të plotë. Për shembull, në raportin e vitit 2015, shënohen si pozitive dy raste të dënimit të një gjykatësi dhe një kryetari komune për korrupsion ndërsa fjala korrupsion rezulton e përdorur si pozitive vetëm në një rast kur flitet për institucionin e auditit të kryeministrisë, i cili lavdërohet për faktin se ka kryer mbi 20 hetime gjatë vitit të fundit me 36 masa administrative të rekomanduara dhe 3 kallëzime penale të kryera.

Gjithsesi fakti është që gjuha e përdorur në raportin e këtij viti është shumë më e ashpër dhe e përqendruar te faktet negative në lidhje me luftën kundër korrupsionit në krahasim me vitin 2014. Raporti i vitit të kaluar qe në përgjithësi lavdërues duke renditur një sërë masash të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër korrupsionit ndërsa këtë vit, lavdërimet qenë të kursyera.

 

Në raportin 2014, theksohet se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe ka demonstruar vullnet të vazhdueshëm politik për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin”. Por këtë vit shkruhet: “vendi ka arritur disi vend përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit”. Vullneti politik në luftën kundër korrupsionit nuk përmendet më.

 

Gjithashtu, vitin e kaluar, shënohej si pozitive rritja e numrit të denoncimeve në prokurori të ish – zyrtarëve të lartë për korrupsion. Por këtë vit, raporti vendos theksin te mungesa e gjithanëshme e dënimeve për korrupsion të zyrtarëve të lartë ndërkohë që denoncimet e bujshme të vitit të kaluar nuk kanë sjellë deri tani asnjë dënim konkret.

Disa fjali në lidhje me korrupsionin nga raporti i progresit 2015

Vendi ka arritur disi nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Disi progres është bëë vitin e kaluar, veçanërisht përmes miratimit të një strategjie dhe një plani masash. Gjithsesi, korrupsioni është i gjithëpërhapur dhe masa më efektive nevojiten për të themeluar një rekord solid të hetimeve, përndjekjes dhe dënimit në të gjitha nivelet, në veçanti për rastet kur përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit. F. 15

 

Hetimet financiare nuk janë nisur ende në mënyrë sistematike në rastet e korrupsionit. Ka shumë pak raste të konfiskimit të aseteve në rastet e korrupsionit. Infiltrimi i sektorëve publikë dhe privatë nga krimi i organizuar – gjë që lehtësohet nga korrupsioni – vijon të mbetet një arsye madhore për shqetësim dhe duhet të trajtohet me urgjencë. Ndikimi politik në autoritetet ligjzbatuese është një çështje për shqetësim. Aktorët politikë në mënyrë frekuente kritikojnë hetimet për korrupsion dhe vendimet e gjykatave. F 16

 

Në lidhje me financimin e partive dhe fushatave elektorale, nuk ka ende të dhëna për kontrolle efikase, apo penalitete parandaluese për keqbërje. Arsimi, shëndetësia, drejtësia, prokurimet publike, ndërtimi dhe planifikimi urban si dhe qeverisja vendore vijojnë të jenë veçanërisht të prekshme nga korrupsioni. F 17

 

Duhet të përmirësohet ligji për t’i bërë hetimet më efikase dhe për të qartësuar përkufizimin e ‘zyrtarit të lartë të shtetit’ dhe ‘korrupsionit në shkallë të gjerë’. F 17 /BIRN

November 10, 2015 17:52
Komento

6 Komente

  1. LOVE November 10, 18:05

    kjo eshte nje tjeter arritje e partise tone te rrrrrrrrrilindur
    me aksion vullnetar dhe pune te detyruar ,ja dolen te marrin vendin e pare
    reaksionaret e Europes egoiste te na marrin te keqen se ne nuk na prishet gjiza
    po te shkruanin fjalen pikture dhe ekspozite do hynim ne gines

    BIRN ben mire te na informoje sa ore ne dite rri ne ekran te tv shoku EDver
    sepse ky raport eshte genjeshter ,ja do shikojme cfare do thote shoku Endrina te traparenca
    do i shpalli reaksionare keta te BIRNit ,se europianet dihen qe reaksionare jane …..

    Reply to this comment
  2. TJ November 10, 18:09

    Lulja sikur tha qe edhe BE eshte me PD dhe Lulin?! Eshte korrupsioni berishian moj Lulzime ne politike dhe drejtesi!

    Reply to this comment
  3. Moza November 10, 18:09

    Me ben pershtypie gezimi i madh i opozites per prodres raportin per Shqiperine.Haptaz opozite antikombetare.Kane kontribut ne lobimin kunder Shqiperise.Sic thote populli: [er inat te sime vjehrre, do te flr mr millonane.Kur kane goje e flasin vrases,hajdute,mashtruese si Saliu, lulushi e co.

    Reply to this comment
  4. intelektuali November 10, 21:11

    SI E KA LUFTUAR QEVERIA KORRUPSIONIN KUR KA KRYETAR PARLAMENTI LIKE FLORIRIN, QE ESHTE MBRETI I KORRUPSIONIT NE VENDIN TONE?

    Ne fillim doli Ylli Manjani qe deklaroi se do te luftoje agresivisht korrupsionin por harroi se per kete gje do t’i duhet ta filloje me BOSIN e tij Like Floriri qe eshte Mbreti i Korrupsionit dhe qe e pa gjithe Bota bythejashte duke kollofitur rryshfetin nga videoja e Dritan Priftit, por qe e shpetoi gjykatesja bullafiqe e Fullan Kusarit, qe vodhi si magjyp hindie Thesarin e Shtetit dhe qe doli i paster nga Gjykata me nderhyrjen po te BOSIT Like Floriri dhe me heshtjen tradhetore te Edi Rames dhe me miratimin prej pushti te Sali Berishes qe nga ana e tij ka mbetur i pandeshkuar nga Drejtesia megjithese ka vrare dhe ka vjedhur LEKA njesoj si mesuesi i tij sadist dhe gjakatar Enver Hoxha, qe nga ana e tij ka mbetur akoma nga Kuvendi i Like Floririt dhe nga qeveria e Edi Artistit si HERO i popullit dhe i punes socialiste, si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes Demokratike.

    Reply to this comment
  5. Ajaxs November 11, 12:56

    Same shume te vjedhin qeveritaret aq me te lumtur jemi Ne.

    Reply to this comment
  6. Autonom November 11, 13:07

    Komisioni, Parlamenti, Bashkimi keta vellezer me mbiemrin Europian. Me ato deklarimet globaliste idiote qe i kane mesuar si papagall zyrtareve te tyre. Me ” as mish, as peshk “. Me lavderime per arritje e kritika per deshtime te mbledhura tok! Derr-derr pa thene asgje e pa fajsuar asnje! Me gjuhe si Ezopi sa per te kaluar radhen. Keta pra jane ato qe na monitorojne, mesojne e korigjojne dhe kemi kete situate ku jemi. Dhe Europa ka kete gjendje ku eshte! Qe dyndjen pushtuese klandestine nga ISIS e quan me gjuhen e saj globaliste – Mikpritje!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*