Analiza/ Përse nuk duhet bombarduar Koreja e Veriut

January 12, 2018 20:16

Analiza/ Përse nuk duhet bombarduar Koreja e Veriut

Duke gjykuar nga artikulli i fundit i Edward Luttwak (analist politik në Foreign Policy), për politikën e jashtme, duket se ai mendon se një luftë midis dy shteteve të pajisura me armë bërthamore, do të ishte një ide e mirë. Ai e ka gabim. Në fakt, asgjë nuk mund të jetë më shkatërrimtare ndaj interesave të SHBA-ve, apo më e rrezikshme për vendet mike të Shteteve të Bashkuara, se sa një sulm kundër Koresë së Veriut.

Ju nuk duhet të bazoheni te fjala jonë për këtë. Kur i kemi shkruar Departamentit të Mbrojtjes këtë vjeshtë për ta pyetur rreth rreziqeve që do të sillte një sulm ushtarak në Korenë e Veriut, ata na thanë se një pushtim terreni do të ishte i nevojshëm për të shkatërruar vendet bërthamore të Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut dhe vuri në dukje se 25 milionë banorë të Seulit ishin brenda zonës së artilerisë së Koresë së Veriut, dhe raketave balistike. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo Shërbimi Kërkimor i Kongresit të SHBA kohët e fundit vlerësoi se 300, 000 njerëz do të vriteshin ditët e para të luftimeve.

Çdo përpjekje për të shkatërruar atë arsenal do ta paraqiste atë me një skenar klasik “përdore ose e humbe”, me gjasa që të përfundojë në një shkëmbim bërthamor. Nga ana tjetër, Kim mund të zgjidhte të reagonte nëpërmjet mijëra raketave dhe topash artilerie, duke vrarë dhjetëra ose qindra mijëra civilë amerikanë, japonezë dhe koreano jugorë, përfshirë edhe personelin ushtarak. Në çfarëdolloj skenari, humbet edhe nëse fiton në kuptimin ushtarak.

Ashtu si në të gjitha fushatat për parandalimin e një shpërthimi bërthamor, e vetmja mënyrë për të fituar vërtet nuk është të luash me të gjitha fushatat e parandalimit bërthamor, e vetmja mënyrë është në fakt të mos luash.

Luttwak përmend ngritjen e stacioneve të metrosë si një mënyrë për të mbrojtur qytetarët e Seulit. Pa marrë parasysh se asnjë masë përforcimi nuk mund të parandalojë shkatërrimin e qytetit. Kurrë mos harroni që koreano-jugorët do të bashkoheshin në ato strehëza të improvizuara nga mijëra shtetas amerikanë dhe shtetas të vendeve të treta që jetonin në Seul. Pa marrë parasysh se Jugu do të ishte nën presion të madh për të përshkallëzuar në orët e para të një shkëmbimi konvencional.

Për më tepër, çdo përshkallëzim mund të, dhe ndoshta do të provokojë një reagim nga Kina. Paqja në Gadishullin Korean dhe ruajtja e një lidhjeje ndërmjet vetes dhe një aleati bërthamor të SHBA-ve mbeten të rëndësishme për qeverinë kineze dhe ne nuk do të tregoheshim të mençur për të vënë bast kundër zbatimit të këtyre interesave nga ana e Kinës.

Në vend që të mendojmë për sulme ushtarake, duhet të pranojmë se opsionet jo-ushtarake për Korenë e Veriut janë reale dhe që funksionojnë. Koreja e Jugut tashmë ka thyer politikën e rrezikshme të presidentit Donald Trump në interes të negociatave mbi Olimpiadën Dimërore në Pajongçang. Kjo rrugë, e shmangies së konflikteve duhet të ndiqet në masën më të plotë të mundshme.

Duke ecur përpara, ne duhet të mbështesim dhe fuqizojmë oficerët e shërbimeve të huaja të SHBA-së dhe nëpunësit civilë të cilët po punojnë për të “shtrënguar” paratë, naftën dhe kontrabandën e regjimit të Kim. Ne duhet të identifikojmë dhe çnderojmë bankat kineze që pastrojnë paratë për elitat e Koresë së Veriut, i cilësojnë ato si shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe i heqin ato nga sistemi financiar botëror. Dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të ndarë Korenë e Veriut nga një Kinë që gjithnjë e më shumë e sheh regjimin e Kim si dëmtues ndaj ambicieve të saj.

Më e rëndësishmja, ne duhet të përforcojmë mbrojtjen e aleatëve tanë aziatikë ndërsa punojmë për të ndërtuar një front global të unifikuar kundër regjimit të Kim. Sanksionet janë efektive vetëm në masën që ato zbatohen dhe ky lloj veprimi i koordinuar ndërkombëtar kërkon një mendjemprehtësi të vërtetë diplomatike, diçka që administrata Trump nuk ka për të treguar.

Në fund të fundit, qindra mijëra njerëz do të vdesin brenda ditëve të një sulmi të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut dhe miliona të tjera mund të humbasin në luftën që do të pasojë në mënyrë të pashmangshme. Presidenti Trump i detyrohet aleatëve tanë në rajon dhe trupave tanë në terren të adoptojë një qasje më të mençur dhe më të kujdesshme.

Burimi: Foreign Policy 

January 12, 2018 20:16
Komento

1 Koment

  1. ilir January 13, 20:51

    po ju tregoj nje barcalet , pake te vertet.shoku i thot shokut:1.a e more vesh usa do te bombardoj iranin sepse irani ka arem berthamore , ashtu si bombardoj dhe irakun.
    2-aterher usa do te bombardoj dhe koren e veriut?
    1-jo ,koren e veriut jo, sepse koreja e veriut i ka vertet armet berthamore

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*