Cilat janë dy superministritë e kabinetit Rama 2

September 15, 2017 11:53

Cilat janë dy superministritë e kabinetit Rama 2

 

 

Qeveria “Rama 2” u betua në zyrën e Presidentit të Republikës mbrëmjen e të mërkurës së 13 shtatorit 2017.

Programi i qeverisë që shoqëroi votimin e saj në parlament premton mes të tjerash “përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, sidomos në fushën e shëndetësisë, arsimit, ujit të pijshëm, administrimit të mbetjeve, regjistrimit të pronës dhe hipotekave”.

Për të realizuar këto premtime, qeveria “Rama 2” do të ketë 15 ministra [Link].

Për nga numri i ministrave, kjo është qeveria më e vogël që ka njohur Shqipëria në shumë kohë – shkruan BIRN.

Qeveria më e madhe për nga numri i ministrave ka qenë qeveria ‘Meta 2’ e cila pati një jetë të shkurtër në fund të vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002. Ajo qeveri pati plot 22 vetë me titullin “ministër”. [Link]. Meta pati ardhur nga zgjedhjet e vitit 2001, si kryeministër në mandat të dytë, mes një klime tensioni të krijuar nga manipulimet e shumta të kryera gjatë zgjedhjeve si dhe nga presionet e brendshme në Partinë Socialiste. Qeveria e tij në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës ‘sajoi ministri’. Pesë nga të 22 ministrat u shpallën “ministra pa portofol”. Shqipëria e vogël dhe e varfër u desh të paguajë për rroga, makina dhe truproja mes të tjerëve edhe për pesë persona, të cilët u emëruan “ministra shteti”. Qeveria ‘Berisha 1’, e cila erdhi në pushtet në vitin 2005 ekzaktësisht me premtimin ‘qeveria e shërbimeve dhe shërbesave’. Edhe ajo, njësoj si qeveria aktuale, premtoi reduktimin e burokracive dhe shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë. Ajo qeveri pati 16 ministra [link].

Shkurtimi i numrit të ministrave dhe prania e dy ministrave pa portofol, Pandeli Majkos si Ministër Shteti për Diasporën dhe Sonila Qatos si Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka krijuar si superministri, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që ka zgjeruar ndjeshëm Ministrinë e Shëndetësisë, duke i shtuar kësaj ministrie gjysmën e funksioneve që më parë i kishte Ministria e Mirëqenies Sociale, (e njohur para 2013 si Ministria e Punës).

Sipas vendimit të qeverisë “për përcaktimin e fushës së veprimit” ministria e re e Financave dhe Ekonomisë do të ketë 24 funksione të shprehura, të cilat variojnë nga politikat makroekonomike deri te mbrojtja e konsumatorit apo inspektimi financiar publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë në portofolin e vet 13 funksione, të cilat variojnë nga menaxhimi i rrugëve ekzistuese apo ndërtimi i rrugëve të reja, te menaxhimi i tregut të telekomunikacioneve, të postës, të naftës, të minierave, të planifikimit urban, të standardeve të ndërtimit – shkruan BIRN.

 

September 15, 2017 11:53
Komento

2 Komente

  1. Luela September 16, 20:18

    Super Ministria e Financave. mendoj qe eshte nje bashkim i mire i financave, ekonomise dhe punes.

    Reply to this comment
  2. Koli September 16, 20:21

    Dy super ministri me ne krye dy super ministra si Ahmetaj dhe Gjiknuri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*