ANALIZA: Sfida mes L5Y-së dhe së djathtës për pushtet dhe tre skenarë koalicioni

March 7, 2018 16:14

ANALIZA: Sfida mes L5Y-së dhe së djathtës për pushtet dhe tre skenarë koalicioni

 

Me një rezultat historik prej 32,7% L5Y-ja, që është edhe partia e parë e në vend nëntë vite pas themelimit, synon që të marrë drejtimin e qeverisë. Por të njëjtën gjë kërkon edhe e djathta

Nga Ljubomir Milasin /AFP

Koalicioni i djathtë, që ka dalë në krye të legjislativeve në Itali, është vendosur në rend pas kreut të “Lega”-s, Matteo Salvini për të kërkuar pushtetin përballë partisë kundër sistemit Lëvizja Pesë Yjet (L5Y), që ka dalë partia e parë në vend.

Pas 48 orësh lëkundjeje, me shumë mundësi për shkak të tronditjes sepse humbi kontrollin mbi të djathtën italiane për herë të parë prej 25 vitesh, Silvio Berlusconi mbështeti qartësisht aleatin e tij, ku formacioni i ekstremit të djathtë mori 17,4% të votave kundër vetëm 14% për partinë e djathtë “Forza Italia”.

“Aktualisht, në respekt të marrëveshjeve tona, do të mbështesë me besnikëri përpjekjen e Salvinit për të krijuar një qeveri”, deklaroi miliarderi 81-vjeçar në një intervistë për ”Corriere della Sera” të publikuar sot në mëngjes.

Anëtari i tretë i koalicionit, “Fratelli d’Itallia” (FDI, ekstremi i djathtë), që mori 4,5% të votave, u shpreh gjithashtu i gatshëm për të luftuar në krahë për krahë për të gjetur një maxhorancë në parlament.

Duke përjashtuar një aleancë mes partive, shefja e FDI-së, Giorgia Meloni vlerësoi se “duhet të shihen të gjithë individët në të gjithë krahët politikë, personat që janë të gatshëm të vendosin interesin e Italisë para ideologjisë së tyre”.

“Kam bërë një fushatë të gjatë dhe të gjerë me sloganin ‘Salvini kryeministër’, koalicioni mori 12 milionë vota. Nëse na thërrasin, ne jemi gati të punojmë që nesër dhe të krijojmë një qeveri”, theksoi Matteo Salvini.

Por, ky koalicion ndaloi në 37% të votave, shumë larg maxhorancës absolute në Parlament, ndonëse rezultatet nuk janë përkthyer ende përfundimisht në numër deputetësh.

Salvini ka mohuar sërish duke i quajtur “fake news” fjalët për një aleancë të mundshme mes “Lega”-s dhe L5Y-së, dy formacionet populiste dhe kundër sistemit që të vetëm kanë maxhorancën në vota dhe deputetë.

Tre skenarë koalicioni

Me një rezultat historik prej 32,7% L5Y-ja, që është edhe partia e parë e në vend nëntë vite pas themelimit, synon që të marrë drejtimin e qeverisë.

Qindra përkrahës u mblodhën sot në mbrëmje pranë Napolit në “Pomigliano d’Arco”, bastioni i Luigi Di Maio, 31 vjeç, shefi i radhës i L5Y-së dhe kandidat në postin e kryeministrit, për të festuar fitoren e tij.

“Ne kemi fituar këto zgjedhje, ne jemi fituesit absolutë”, iu drejtua ai turmës.

Të mërkurën, në një letër për të përditshmen “La Repubblica”, ai theksoi se ndjen peshën e përgjegjësisë përballë kësaj vote, duke garantuar se nuk ka për qëllim që të tërhiqet nga detyrat që rrjedhin, që do të thotë krijimin e një qeverie.

Po me kë? Formula e Di Maio duket e thjeshtë, “ne vendosim qytetarët në qendër të veprimeve tona. Qeveria do të jetë me ata që, bashkë me ne, janë të gatshëm të bëjnë të njëjtën gjë”.

Partia Demokrate (PD, qendra e majtë) del e tretur nga ky votim me 8,7% të votave, niveli i saj më i ulët që prej krijimit në vitin 2007.

Por, vazhdon të mbetet e kërkuar si nga e djathta ashtu edhe nga L5Y, votat e saj janë të domosdoshme për të krijuar një maxhorancë parlamentare.

Media italiane ka filluar të bëjë përllogaritjet mbi aleancat e mundshme për të arritur një maxhorancë parlamentare.

Vetëm tre koalicione mund të arrijnë maxhorancën, sipas të përditshmes “La Repubblica”.

E para është ajo mes “Lega”-s dhe L5Y-së, një mundësi e përjashtuar nga vetë partitë.

E dyta është L5Y-ja me PD-në dhe partinë Të Lirë dhe të Barabartë (LEU, e majtë), por kjo mundësi përplaset me refuzimin kategorik të bërë nga kreu i dorëhequr i PD-së, Matteo Renzi.

E treta, matematikisht e mundur, është një koalicion mes aleancës së djathtë dhe PD-së, por kjo e fundit e ka hedhur poshtë kategorikisht.

Testi i parë do të jetë zgjedhja e presidentëve të dy dhomave, duke filluar nga 23 marsi.

Më pas, vetëm presidenti i republikës, Sergio Mattarella do të fillojë konsultimet zyrtare për të përcaktuar një shef qeverie.

a.s/dita

March 7, 2018 16:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*