Analiza/ Shpenzimet kapitale më 2016, më të ultat e dekadës

August 9, 2016 10:57

Analiza/ Shpenzimet kapitale më 2016, më të ultat e dekadës

Ndryshe nga sektori privat, i cili njohu një zhvillim pozitiv kete vit, konsumi i sektorit publik, pritet të japë një kontribut jo shumë të lartë në rritjen ekonomike.

Ministria e Ekonomisë në një analizë të posacme për Komisionin Europian analizon se shpenzimet kapitale për vitin 2016 do të arrijnë shifrën më të ulët në dekadën e fundit, në pak se 60 mld lekë.

Të dhënat fiskale tregojnë, që totali i shpenzimit publik është nën normën e përcaktuar, 82.5 mld lekë.

Duke mos llogaritur detyrimet e prapambetura të vitit të mëparshëm, shpenzimi total ka shënuar një rënie prej 1.4% në terma vjetore.

Sa i përket investimeve në vitin 2016 sipas zërave, 21 mld lekë janë planifikuar për ndërtim dhe rikostruktim rrugësh, 5 mld lekë për investime në energji (përtej investimevë të vetë kompanisë) dhe për Fondin e Zhvillimit të Rajoneve rreth 10,5 mld lekë.

Me gjithë fondet në ulje vit pas viti, edhe ato nuk po mund të realizohen. Qeveria e ka shndërruar në traditë shkurtimin e fondeve të investimeve në mes të vitit. Edhe këtë vit plani i investimeve publike shkurtoi fondet për këtë zë. Por gjithashtu nuk ka edhe një përdorim eficient të tyre.

10% e investimeve publike pëtë këtij viti qeveria i ka parashikuar për administratën, në blerje pajisjesh, mobilime zyrash si dhe kompjuterë.

Në listën e detajuar të shpenzimeve rezulton se nga 500 milionë dollarë që jep buxheti i shtetit për investime publike çdo institucioni, rreth 50 milionë dollarë do të shkojnë për të lehtësuar punën e nëpunësve dhe ministrive.

Këto shpenzime, të cilat llogariten si shpenzime kapitale, në fakt nuk do të shkojnë për të përmirësuar rrugët, ndërtuar shkolla apo spitale, shërbime për të cilat qytetarët kanë vërtetë nevojë. Në listën e gjatë të shpenzimeve për vitin e ardhshëm, ato që vihen re më shpesh janë shumat e përcaktuara për blerje zyrash, rikonstruksion godinash e ndërtesash si dhe blerje kompjuterësh.

Fondet më të mëdha janë parashikuar për rikonstruksione godinash, ku shumë ministri si ajo e Arsimit, Planifikimit Urban dhe me dhjetëra drejtori do të ndërtojnë dhe rimodelojnë ambientet ku rrinë. Këto lloj shpenzimesh nuk kanë përjashtuar asnjë institucion publik.

Shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh do të përdoret nga Kryeministria vetëm për sistemin e sigurisë ndërsa qindra dollarë të tjerë jepen për rregullimin e ndërtesave.

Vila e shërbimeve qeveritare në Dhërmi, merr 210 mijë dollarë për mobilim dhe konstruksion të plotë të pjesës që ka mbetur. Po kështu edhe Presidenti do të marrë 150 mijë dollarë për të rregulluar zyrën e tij dhe për të mobiluar atë të takimit kokë më kokë./MONITOR

August 9, 2016 10:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*