ANALIZA: Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin

April 22, 2018 11:57

ANALIZA: Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin

 

Mesazhi i presidentit francez, Emmanuel Macron në Strasburg para disa ditësh ka fuqinë shpërthyese të ashpërsimit të krizës në Ballkan, mendon Ivan Krastev. Ai dobëson madje edhe pozicionin e BE në rajon.

Ivan Krastev

Nga Ivan Krastev – DW

Fjalimi i Emmanuel Macron në Parlamentin Europian ishte krisma e parë për hapjen e fushatës zgjedhore europiane në vitin 2019. Pasi dëgjuam fjalimin e bukur, nuk e dimë akoma, nëse presidenti francez do të tentojë në Europë atë që kërkonte në Francë para një viti – shkatërrimin e partive politike ekzistuese dhe krijimin e një platforme të re proeuropiane, thelbi i së cilës është refuzimi i statuskuosë. A do të rrezikojë ai t’i sfidojë aq shumë partitë e qendrës, që shumica qeverisin në Europë, saqë të ndahet edhe nga kancelarja Merkel? Si do të veprojë ai me rritjen e tensioneve mes Lindjes dhe Perëndimit? Si do ta sjellë ai energjinë e re demokratike në projektin europian, veçanërisht, në ato shoqëri, që fjalimet e tij i lexojnë në versione të përkthyera?

Prej shekujsh ka një lidhje të thellë në Francë mes politikës dhe poezisë – dhe Emmanuel Macron i mbetet kësaj lidhjeje besnik. Ai e vuri në provë edhe talentin e tij për dramaturgjinë, kur foli, për “luftën e re qytetare” në Europë, rreziqet e nacionalizmit dhe kur deklaroi se nuk do të jetë pjesë e një “gjenerate sonambulësh”. Ai i ngacmoi kundërshtarët politikë në anën e djathtë të spektrit politik në Europë, kur u pozicionua si mbrojtës i vlerave europiane, jo vetëm ndaj sundimtarëve autoritarë në Rusi, Kinë, Turqi, por edhe kundër “iliberalëve” në shtëpinë e vet, Europë, kujtojmë Hungarinë, Poloninë.

Macron fitoi pikë me pragmatizmin politik, kur u distancua nga narrativi klasik federalist, të cilin e mbështesin shumica e francezëve dhe nuk argumentoi më për „Shtetet e Bashkuara të Europës”, por për një tatim digjital të përbashkët, që do ta forconte Brukselin.

Një vizionar i kujdesshëm

Presidenti francez ka vendosur të jetë në rolin e vizionarit të kujdesshëm. Ai vetëm i rivijëzon opcionet politike të tij, në vend që t’i trumbetojë me të madhe. Nga ana retorike fjalimi ishte shumë i fuqishëm, por të bien në sy temat që nuk preku Macron. Presidenti francez qëndroi dyshueshëm i heshtur, në temën e reformave në Eurozonë, që ishte lajtmotivi i fjalimit në Sorbonë vitin e kaluar. Heshtja është një sinjal i qartë për vështirësitë në bisedimet francezo-gjermane për unionin monetar europian. Ai gati nuk e preku qëndrimin e Europës në tregtinë e lirë, dhe nuk mbajti një qëndrim të qartë politik në temën e migracionit në Europë.

Gjenerali Charles de Gaulle një herë ka thënë: “Një lider i vërtetë e mban gjithmonë të fshehur asin nën mëngë, e i jep me të publikut një gjendje entuziazmi dhe emocioni.”

Asi që kishte Macron ishte mesazhi i tij për të ardhmen e zgjerimit. “Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia apo Rusia“, tha presidenti francez në Strasburg. Por ai as nuk do një Europë me 28 anëtarë, së shpejti 27, që funksionon me vështirësi e që pastaj do të vendoste të “marrë galop me 30 apo 32 anëtarë por me të njëjtat rregulla”.

Macron u drejtohet zgjedhësve në Europën Perëndimore

Ka një të vërtetë këtu. Shumica e europianëve do t’i jepnin të drejtë, se nuk ka kuptim të flitet për zgjerimin, kur nuk është vendosur se çfarë do që të jetë ky union, që do të zgjerohet. Aktualisht nuk ka asnjë miratim për një formë te re zgjerimi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Ballkanin, Turqinë apo Ukrainën. Nëse i pyet zgjedhësit europianë se sa e madhe duhet të jetë BE në të ardhmen, shumë do të zgjidhnin zvogëlimin, jo zgjerimin.

Por efekti konkret i mesazhit të Macron është katastrofik. Konstatimi i Jean-Claude Junckerit se alternativa tjetër e integrimit në BE është një luftë në rajon është një shembull se si banaliteti mund të përdoret për shpëtim.

Por në të vërtetë mesazhi Macron mban brenda fuqi shpërthyese, përkeqësim të gjendjes në rajon. Bullgaria, si presidente e radhës në BE ka të drejtë të akuzojë Macron, se për shkak të tij, samiti i përgatitur me aq kujdes në maj të tingëllojë më shumë si një shaka. Komisioni Europian po ashtu ka të drejtë ta interpretojë mesazhin e Macron si thikë pas shpine. Edhe reformuesit proeuropianë në rajon kanë të drejtë të akuzojnë Macron se po minon pozicionin e tyre.

“Ambiguitet konstruktiv” – ka qenë strategjia e preferuar e BE në mënyrën e sjelljes me Ballkanin. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, politikanët e BE thonë më dëshirë, pyetja e vetme që shtrohet është “kur”. Por në realitet askush nuk e beson, as në Bruksel e as në Beograd, se në vitin 2025 njëri nga këto vende do të jetë anëtar i BE. Por nëse deri tani loja e BE me Ballkanin quhej “mbajtja e derës hapur“, Macron ka vendosur të mbajë dyert mbyllur, të paktën për momentin. Për këtë nuk mund ta akuzosh. Por ajo që mund t’i thuash është se me “ngrirjen” e zgjerimit të BE pa një strategji alternativë, ai kontribuon në thellimin e krizës në Ballkan dhe dobëson pozicionin e BE në rajon. Ajo që u bë e qartë: Kur Macron flet për “europianët”, elektorati, të cilit ai i drejtohet është vërtet vetëm ai europianperëndimor.

*Ivan Krastev është drejtues i Qendrës për Strategji Liberale në Sofje, i Ftuar i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, dhe i Ftuar i bursës Richard von Weizsäcker i Akademisë Bosch në Berlin. Ai shkruan rregullisht analiza për New York Times. Libri i tij “Perëndimi i Europës” u botua në vitin 2017 në shtëpinë botuese Suhrkamp.

a.s/dita

April 22, 2018 11:57
Komento

15 Komente

  1. aktualiteti April 22, 12:17

    Me mire nje realitet i hidhur qofte, por eshte realitet kjo qe thote Macron se sa rrena pa fund te embla mjalte nga Mogherinet qe me rrena per “zgjerime” imagjinare te BE marrin ato rrogat atje ne Bruksel.

    Reply to this comment
  2. Une,Lubonja April 22, 12:49

    Vettingu per sistemin e drejtesise! Te dalin para drejtesise Sala-Meta Lulja! Makron le te thote cfare te doje eshte e drejta e tij,por krimi salinian eshte ne prag te ndeshkimit!

    Reply to this comment
  3. A April 22, 13:11

    Sa me pare duhet bere Vettingu me mender klasen politike shqiptare qe kane 28 vjet qe shkaterrojne Shqiperine dhe varferojne dhe mjerojne popullin shqiptar te udhehequr nga dy partite kryesore PD dhe PS te drejtuara nga SALI BERISHA, LULEZIM BASHA dhe FATOS NANO, EDI RAMA. Keto jane fatkeqesia e shoqerise shqiptare qe non stop per interesa e tyre meskine personale kane vetem demagogji dhe broçkulla si mashtrues ordiner qe jane.

    Reply to this comment
  4. BE-ja e do Ballkanin ta shikoj gjithmon ne nji pozicion Ambivalent April 22, 13:13

    Nuk do desha ti referohem ne pergjithsi Analizes qe i behet Aktion-it ala Macron ,bere prej Analistit Bullgar ,
    sepse ne te vertet s’krruan aspak atje ku ne te vertete
    qendron problemi i Europes Plake vs Ballkanit .

    Po i refrohem vetem kendveshtrimkit te AS-it te te Macronit sipas Analistit te ktij shkrimi .

    ” Asi që kishte Macron ishte mesazhi i tij për të ardhmen e zgjerimit. “Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia apo Rusia“, tha presidenti francez në Strasburg. Por ai as nuk do një Europë me 28 anëtarë, së shpejti 27, që funksionon me vështirësi e që pastaj do të vendoste të “marrë galop me 30 apo 32 anëtarë por me të njëjtat rregulla”.”

    Qe te thuash se ;
    . “Nuk dua që Ballkani të drejtohet nga Turqia apo Rusia“,
    dhe kte ” Argument qit nga As-i ” nga njera ane ,
    e njikohesishte te kerkosh Stop- min , e zgjerimit te vendeve te Ballkanit ne BE , kemi te bejme me
    dy shprehje qe llogjikishte kundershtojne njera-tjetren ,
    pra nji As-kontravers qe xerrohet vet,pa arritur te kryej funxionin prej As-i !

    Le ti marim me radhe ne qetesi e arsyetojme kte stradegji boshe te Macron-it qe krruan diku ne hapsir .

    Nqs Francezi i trembet asaj qe shpreh me larte ,
    se Ballkani mundet te jeri nen thundren e Rusise APO Turqise ,
    ateher si kerkon ta mbroje BE-ja kte Ballkan nga kercenimi qe pretendon Macron ?
    Duke e lene jashte Forteses se BE-se ne meshire te fatit , ne vend qe te shpejtoje integrimin e ktyre vendeve te Ballkanit ne BE me veprime konkrete e jo
    vetem me prapagande rekomendimesh e parole para
    medieve ?!

    Ana tjeter e medaljes se demagogjise ala Macron eshte se ,
    nqs do ti referohemi realitetit ne Ballkan ,
    realishte Rusia e Turqia nuk ka ate prezenc ne terren, si kan organizatat e BE-se ,te cilat jane Stacionuar ne shtetet e Ballkanit prej 28-vjetesh pran qeverrive te shteteve perkatese ,pra qe kan nji influence direkte ne qeverrite e ktyre vendeve ,nderkohe qe Rusia e Turqia
    kane nji influence relativishte te qendrushme ne kto shtete deri diku ne distance vetem nepermjet propagandes mediatike e lobyingjeve ,por qe edhe keto ,te kontrollushme nga cdo shtet i Ballkanit dhe te paperfilleshme ,me forcen e prezences se Org. te Be-se ne Ballkan .
    Prandaj per cfar prralash me gogola flitet ktu e cili eshte problemi i vertete i BE-se ,
    qe qit ne skene Macron-in e recitoje proza te nji rreziku imagjinar qe i ngjajne me shume nji prognoze
    sinoptike te shekullit te kaluar !

    Fakt eshte se Be-ja ,ka gjithe mundesite e mjetet e nevojeshme per te qit jasht loje cdo kercenim imagjinar
    qe pretendon ,se mundet te vij nga Rusi & Turqia ne Ballkan ,sepse natyrshem ka nji influence politike shume shume her me te madhe se kto dy shtete ne Ballkan .
    Pra prrallat e vjetra te BE-se mos te tregohen ne Versinon-in Macron ,
    sepse realishte s’krruan asgje ,por eshte mir qe As-in ta fusi perseri andej nga edhe e qiti.

    Bruxeli mbasi e ka sjell vet ne skene nji skec te tille ,
    rreziku Ruso-Turk mbi Ballkanin ,
    del e kerkon ti jape tone Dramatike situates ,por qe
    problemi rreh diku tjeter ,pse jo i sakrifikimit te popujve te Ballkanit ,per lojrat diplomatike te Bruxelit ,
    qe sot ka marre rolin e Romes se Lashte
    dhe e shef veten si nji Perandori Perendimore ,
    dhe propaganden per hyrjen ne BE ndaj shteteve Lindore ,
    si nji Arene ,ku dyluftimet e shteteve te Ballkanit
    me njeri-tjetrin (pra e ardhmja /exzistenca e tyre )
    vendoset nga humori i Klases se Larte te Bruxelit ,
    i cili vendos nga shkallet e Arenes mbi jeten ,te ardhmen e Ballkanasve etj ,
    me Gishtin e tyre te madhe ,ngritur Larte (jere te jetoj )
    ulur Poshte (te vdese) .

    Loja akrobacia e fjaleve me dyer e dritare ,hapur
    APO mbyllur , kontrollet ,mbyllje kufiri ,etj kercenime
    arrogantesh ,
    tregojne qarte pafytyresine e seriozitetin e Bruxelit sot.

    E keqja ,sipas kendveshtrimit tim ,prej nji qytetari te thjeshte Shqiptare eshte se ,
    Politkanet Ballkanas ,Elita e dobet e shteteve te Lindjes e ne pergjithsi,
    vazhdojne te mbeten ne ate guacken e tyre naive dhe veshtrojne gjithcka nga atje ,

    pra si me then jane njilloj si ata femijet e pafajshem
    qe naiv , gjejne nji Kondom diku hedhur ne menyre te pakujdeseshme nga nji Europian per toke ,pasi ka kaluar nji nate me nji Ministre integrimi Lindore “Per ne BE” dhe e fryn ate ,sepse i duket si tollumbace duke e ngritur larte ne ajer i gezuar …

    Reply to this comment
  5. Une,Lubonja April 22, 15:34

    Ambivalent? Sa njerez e kuptojne kete fjale! Sidomos berishianet qe njehere thone po e njehere jo?!

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 23, 07:02

      Puna e pranimit te Ballkanit perendimor eshte se pjesa me e madhe e elektoratit ne Europe nuk i do keto vende pas provojes me Rumanine dhe Bullgarine pa folur per Greqine
      Macroni po te flase ndryshe vetem humb ..
      Po te doje te futet Norvegjia e duartrokasin me te madhe se do ishte pagues netto ne buxhetin e BE se Ne c’kontribut do japim?
      Nichts Nada Niente ,do zhvasim vetem !
      Rusia Turqia jane vetem sebepi qe ja hedhin para syve elektoratit naiv se baza ushtarake s’ka si te kete kur ne jemi antare te NATOS.

      Reply to this comment
  6. Kuq e zi April 22, 15:48

    Per fat te keq shtetet me te shkuar perandorake e kane ves qe kur nuk ju del loja permbysin tavolinen
    Rusia i tha po ukraines ne BE pastaj mbrenda vitit ktheu mendim dhe e dime c’dodhi
    Mbase makron po terheq ne maksimum fillin ne ballkan pra na mbyll dyert por nuk na do ne rusi as turqi … e cfare do?
    Kohe vetem kohe qe ta kete kete krijon kushtet per nje konflikt te ri ne ballkan duke i izoluar dhe para se te flitej per ballkanin prape ne BE do ishte viti 2100
    Mendimi im as qe e do europa ballkanin ne BE por ka frike nga bazat ruse ne zemer te europes

    Reply to this comment
  7. Haka Tekizoti April 22, 15:55

    Politikanēt shqiptarë, ata që e duan vërtetë vendin e popullin e tyre, duhet të heqin dorë nga “blerja” e votave me premtime gjoja strategjike, përmbushja e të cilave është ose e dyshimtë ose do të ndodhë në kalendat greke. Premtimet duhet të nxitin dëshirën e dashurinë për punë e jo shpresat për të hyrë në BE, të cilat janë motive dembelash, të cilët rrinë pfanë hirit të vatrës në pritje të motit të mirë. Do ishte mirë që tē mos varemi nga gjendja shpirtërore e makronëve a mikronëve, dhe që të mos varemi nga ata është diçka që arrihet duke u marrë me punët e shtëpisë sonë.

    Reply to this comment
    • ! April 22, 17:25

      Korrekt i nderuar .
      Kto lexione motivacioni i duhet asaj shoqerie dembelash te deshtuar…

      Reply to this comment
  8. Nje epoke e re mbase po.... fillon . April 22, 18:44

    Ambivalent….te kisha vullnetin tend per te shkruar do komentoja thelbin e diskursit te macron . Me kohe ka lind idea e nje formulimi global mbi normat e …pluralizmit dhe fjales se lire dhe ai po e thote .Te ndryshoje statukuoja e funksionimit te sotem te te drejtave te partive medjave e shoqatave ..do te thoja une krejtesisht ndryshe nga sa eshte deri tani . Me dy fjale, se pertoj te shkruaj . Per me teper pozicionimi; i majte, i djathte eshte fallsitet . Ka vetem nje pozicion partiak ne sherbim te komunitetit : Te luftohet pe mirqenien e komunitetit, mbi bazen e barazise midis qytetareve pa dallim rracial gjinor dhe individual . Partite mund te jene te shumta por te gjitha duhet te kene te njejtin objektiv . Te drejtojne komunitetin ne progres sa me te dukshem .
    Pas fitores zgjedhore, askush nuk sfidon forcerisht pushtetin e partise ose partive fituese . Aq me pak medja qe deri tani quhet pushtet i katert dhe per me teper ….moralisht . Kush bene ate qe psh. ben opozita dhe medja e sotme duhet pa meshire te perfundoje prapa hekurave . Ne zgjedhjet e radhes gjate fushatave zgjedhore, partite, shoqatat apo individet kane te drejte te vene ne dukje te metat e pushtetit ne ikje dhe promovimin e ideve dhe premtimeve te…..veta .
    Kjo eshte e reja qe ka sjell ne kete fjalim Macron dhe ….kjo eshte nje risi e jashtezakonshme ne kete planet qe pritej prej kohesh dhe e shpalli nje djalosh qe per mua, per nge efekti qe do kete ne histori do jete mbase i barasvlefshem me efektin qe ka lene qe prej 2000 vjetesh ….jezu krishti .

    Reply to this comment
    • Nganjiher njeriu s'di se ku ndodhet vertete e ku ben pjes ! April 22, 20:20

      Nuk jemi duke analizuar Macron-in i nderuar ,
      por nji pjes te Analizes se Bullgarit mbi ate .
      Megjithate do thoja vetem kaq ,pa dashur te zgjatem se,
      nuk eshte e vertet qe Macron eshte partizan i lirise fjales shtypit ,e as ashtusi i duket dikujt ,
      eshte thjeshte mbrojtes i shtresave te te pasurve .
      Nuk e di se per cfar risie e keni fjalen ,por e vetmja risi qe po demostron Francesi eshte kunder interesave te vendit tim dhe kjo nenkupton shume per mua .Un jam Shqiptare ,qe si pjes e e ktij Kontinenti qe askush
      s’ka te drejten e Pervetesimit kam te drejten e gjithe Botes te jem pjes e Bashkesise e jo trajtohem parrespekt nga Hundemedhenjte Perendimore .

      Reply to this comment
    • mirel April 22, 21:45

      qenke pak e rrjedhur

      Reply to this comment
  9. mirel April 22, 19:03

    Keto kambana duhet te degjohen nga entuziastet Rilindas.
    Evropa eshte kurthi per te maskuar vjedhjet dhe shitjet qe po i behen Shqiperise, dhe per te dale me “sukses” nga aferat politike qe po varferojne shqiptaret
    Macroni nuk eshte budalla.
    Ai dhe Evropa e dine mire se si qeverite e Ballkanit perendimor jane banda kriminelesh qe vjedhin ,dhe qe duan ti japin shprese popujve qe ata grabisin, duke ju ofruar nje prespektive ne leter..
    Sa qesharake eshte kjo ide, aq dhe tragjike.
    sepse njerezit akoma nuk po e marrin veten dhe te ndalin qeverine qe vjedh me te dyja duart..bile dhe me cismen e Monikes..
    Koncesionet qe denon Evropa dhe FMN Ramuti po i shton dhe me teper.
    Nje arsye tjeter kjo qe Evropa te rrije larg nga gansteret e Ballkanit.
    NEse shqiptaret nuk tregohen njerez te qyteteruar mjaftueshem te marrin fatet e veta ne dore dhe te vene para pergjegjesise qeverine, atehere kane per te mbetur gjithmone larg Evropes, si popull legen dhe lamash per nje kocke
    Evropa nuk fitohet me hile, por me pune dhe pergjegjesi.
    Merreni fatin ne dore rinia, mos u beni servile te shurdher dhe pa personalitet qe te rrini pas bajgave te politikes.
    shkunduni dhe i kerkoni Ramutit llogari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*