Analiza vjetore në prokuroritë e rretheve, Arta Marku sot në Fier

February 9, 2018 11:43

Analiza vjetore në prokuroritë e rretheve, Arta Marku sot në Fier

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku vijon analizën në prokuroritë e rretheve për analizën vjetore. Sot ajo ka vizituar Prokurorinë e Fierit.

Kjo vizitë e Kryeprokurores vjen një ditë pas asaj të Durrësit ditën e djeshme. Marku deklaroi në Prokurorinë e Durrësit se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive.

Ndërsa kjo vizitë i dha efektet e menjëhershme ditën e sotme ku pas një aksioni u arrestuan 4 ish-zyrtarë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe falsifikim të dokumenteve në tjetërsimin e pronave në Ishëm dhe Lalëz.

Në prangat e policisë ranë ish-kreu i komunës Ishëm dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore.

l.h/ dita

February 9, 2018 11:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*