Analizat për tërmetin: Hekur dhe beton më pak sesa e kërkojnë rregullat antisizmike

December 30, 2019 13:47

Analizat për tërmetin: Hekur dhe beton më pak sesa e kërkojnë rregullat antisizmike

Janë zbardhur detajet nga hetimi për banesat e shembura nga tërmeti në Durrës.

Sipas hetimit janë gjetur shkelje të rënda të rregullave të sigurisë teknike në objektet e shembura që shkaktuan viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Analizat tregojnë se janë përdorur sasi dhe dimensione më të vogla të hekurit sesa e kërkojnë rregullat antisizmike.

Analizat kanë zbardhur faktin se shkeljet janë kryer me rezistencën e betonit dhe kolonat mbajtëse të objekteve të shembura.

Pas këtyre analizave , për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, pritet të zgjerohet numri i personave në hetim.

o.j/dita

December 30, 2019 13:47
Komento

4 Komente

  1. ME EMER December 30, 14:47

    Hetimi duhet te behet nga lart , nga ministria e ndertimit nese ekziston ndonje e tille dhe deri poshte ..!Qeverite cilatdo qofshin kane pergjegjesi pasi kemi te bejme me jete njerezish . Ministria e bujqesise e kethyer ne “ministri peshku apo cirronkash” e di qe nuk ekziston dhe me vjen keq per agronomet e perkushtuar qe ” numerojne yjet “..! Tani me vjen keq per inxhinieret e vertete ndertimesh qe punojne si argate ne Europen e mplakur , pasi atdheu nuk ka nevoje per njerez te sinqerte , me kulture dhe dije profesionale , por per mashtrrues , mafioze te lidhur me shtetin , I mjeri atdhe ..!

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji December 30, 15:45

    Mine me sahat do te mbeten pallatet me mbingritje,tullat e fasadave dhe ato te mureve portante jashte destinacionit.fasadat e plasaritura kane probleme me shirat dhe ngricat.asnje nuk po i vlereson si demtime .

    Reply to this comment
  3. klementi December 30, 16:31

    More shoku gazetar kur fillon te shkruash nje material studjoje pak situaten e mos na thuaj pallavra. Qe betoni dhe hekuri nuk jane ne sasine e kerkuar kjo nuk do as mend e as kalem, por a je nje gjendje te na thuash se kush e shkaktoj kete, projektuesi apo ndertuesi. Ky eshte hetimi e qe duhej te na thoshje ne kete artikull.

    Reply to this comment
  4. Nje durresak December 30, 20:17

    Po cilesia e marka e betonit a jane analizuar? Meqenese dihet se kush ka furnizuar me beton pothuajse tere Durresin, analizat nuk besoj se i kane bere!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim