Analizë e mrekullisë ekonomike që prezantoi Kryeministri

January 1, 2019 03:31

Analizë e mrekullisë ekonomike që prezantoi Kryeministri

Si në një spektakël kick-box, Rama ua përplasi shifrat një pas një në fytyrë përfaqësuesve të “kazanit” që dëgjonin të urtë si në meshë. Si për ta bërë edhe më të besueshëm referatin e tij, Kryeministri nuk hezitoi të marrë si dëshmitar apo arbitër të vetmin etalon të vlefshëm në këtë botë lajmesh të rreme, raportin e fundit te Bankës Botërore. Kemi vendosur për këtë shkrim në Dita t’i referohemi edhe ne të njëjtit raport të Bankës Botërore që Kryeministri nuk ia përmendi titullin. Ai quhet “Raport i Rregullt Ekonomik Për Ballkanin Perëndimor Nr. 14, vjeshte 2018”. Interesi i këtij raporti është se nuk merr në analizë vetëm Shqipërinë por të gjitha vendet e rajonit.

Nga Genc Burimi

Vështirë të bësh një koment ekonomik më 1 janar.

Po edhe më të vështire e ka patur dje Kryeministri me gjithë ato shifra dhe statistika që serviri në konferencën e fundit të vitit pak orë para ndërrimit të viteve.

Sa për metode , do të ishte më mire që në të ardhmen qeveria mos të ndjehet e detyruar të komunikojë deri në minutat e fundit të vitit mbi ato që i konsideron si suksese të patundshme të politikave të saj.

Nuk kishte asnjë urgjencë , përveç se asaj të një buzz-i të ri mediatik, siç e linte ta kuptoje dhe prania në krah të tij e drejtorit të komunikimit.

Ndër ato që rradhiti Rama, ka padyshim materie per satisfaction. Por ka njëkohësisht edhe shumë përgjithësime të qëllimshme.

Shqipëria e këtij fund viti paraqitet si kampione e tregueseve makroekonomikë , të punësimit apo të fiskalitetit.

Si në një spektakël kick-box, Rama u përplasi një pas një në fytyrë përfaqësuesve të “kazanit” që dëgjonin të urtë si në meshë, rritjen ekonomike stratosferike 4.5%, zgjerimin fenomenal të eksporteve +30% , rënien homerike të papunësisë afër kufirit 12% me mbi 260 mijë vende pune të krijuara që nga ardhja e Rilindjes në pushtet, si dhe rënien e vazhdueshme të taksave që prekin dyshemenë, me taksat më të ulëta në rajon për biznesin (vetem 5% taksa e fitimit mbi 90% të bizneseve nga 15% më parë, apo rreth vetem 5% detyrime sociale që u mbahen punonjësve në rroga).

Si për ta bërë edhe më të besueshëm referatin e tij, Kryeministri nuk hezitoi të marrë si dëshmitar apo arbitër të vetmin etalon të vlefshëm në këtë botë lajmesh të rreme, raportin e fundit te Bankës Botërore.

Kemi vendosur për këtë shkrim në Dita t’i referohemi edhe ne të njëjtit raport të Bankës Botërore që Kryeministri nuk ia përmendi titullin.

Ai quhet “Raport i Rregullt Ekonomik Për Ballkanin Perëndimor Nr. 14, vjeshte 2018”. Interesi i këtij raporti është se nuk merr në analizë vetëm Shqipërinë por të gjitha vendet e rajonit.

Do ta na lejohet kështu një krahasim dinamik me vendet e tjera për të mos ta kujtuar veten kërthizë të rajonit apo më gjerë, megjithë rezultatet e mira të pamohueshme ekonomike që rradhiti kryeministri qe na kujtojnë per nga toni ato krahasimet e dikurshme me “veten e vetes tonë” ose me sakte me vitin 1938.

Rritje ekonomike në gjithë rajonin…

Me 4,5% rritje ekonomike në tremujorin e tretë 2018 që përmendi Rama, dhe me nje rritje te pritshme 4% per 2018 sipas Bankës Botërore, Shqiperia nuk po bën mrekullira në kontekstin rajonal. Kudo në vendet qe na rrethojne tendenca është ajo e një rritjeje të vazhdueshme ekonomike e stimuluar nga një kerkese e fortë që vjen nga vendet e BE-së.

Ashtu si Shqiperia edhe Kosova ka rritje të lartë këtë vit, 4%. Pothuajse aq dhe Mali i Zi (3,8%), Serbia (3.5%), Bosnia Hercegovina (3,2%). Maqedonia ndonëse afishon për 2018 një rritje më të vogël se fqinjët (“vetëm” 2,5%), rritja e saj ekonomike është më impresionuesja në të gjithë rajonin sepse më 2017 rritjen e kishte patur 0% , kur Shqiperia kalon lehtazi nga 3,8% ne 4%.

Elementi i dytë që ia zbeh pak shkëlqimin rritjes ekonomike të Shqipërisë është struktura e saj. Me 2018, sipas raportit të Bankes Botërore, ajo i detyrohet me pak njerëzve që qeverisin sesa motit!

Rritjen ekonomike e ka tërhequr energjia dhe me pas turizmi.”Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet hidrike,- shkruhet ne raport, pothuajse u dyfishua në gjysmën e parë të vitit 2018 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për shkak të rreshjeve të shumta”.

“Turizmi, shkruan me tej Banka boterore, po i jep një shtysë të fortë rritjes së eksporteve të shërbimeve.”

Dhe turizmi po ashtu, mund të themi pa frikë se lidhet në një masë të madhe me bukuritë natyrore të Shqipërisë që i tërheqin vetvetiu turistët sesa me masat e qeverisë që është kufizuar për momentin të ule taksat e hoteleve me 4-5 yje.

Rritja ekonomike konsiderohet e shëndetshme kur ajo bazohet në investime private dhe prodhim. Por investimet private janë pikërisht ato që po çalojnë.

Banka Boterore shkruan : “Investimet private po ngadalësohen me përfundimin e dy projekteve të mëdha të energjisë të financuara nga investimet e huaja direkte (IHD)” (qe jane TAP dhe hidrocentralet ne lumin Devoll).

Banka e Shqiperise nga ana e saj në raportin e saj të fundit shkruan se kreditë bankare për biznesin në Shqipëri vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta e shqetësuese, si per shkak të kërkesës së vogël për kredi nga ana e vetë bizneseve, ashtu edhe për shkak të kushteve shtrënguese që venë bankat për të dhënë kredi për biznesin.

Një biznes që nuk merr kredi është një biznes që nuk investon dhe nuk përgatit terren për rritje ekonomike. Në këto kushte është vetë qeveria që ka vendosur të investojë duke rritur investimet publike sipas Bankës Botërore.

“Shpenzimet e larta publike në infrastrukturë po mbështesin rritjen e investimeve totale” shkruhet ne raportin e saj. Kjo do të thotë se qeveria po preferon të luajë me opsionin kejnezian në mungesë të inisiativës private. Dhe sa kohë do të vazhdojë kjo lloj rritje që disa mund ta konsideronin si “fake”?

Sigurisht Kryeministri ngrihet me forcë kundra këtyre hipotezave duke e argumentuar rritjen ekonomike si rrjedhojë e fuqisë së konsumit vendas. Ai shpesh përsëriti në këtë aspekt se faktet jane fakte dhe kokëforta. Mund t’i kundervemë të njëjtin argument faktesh.

Në raportin e Bankës Botërore që vetë Rama përmendi, konsumi i brendshem si shtyllë e rritjes ekonomike ka nje trajektore flagrante rënëse ndër vitet e fundit. Në 2014 konsumi ishte në masën 4,5% në përbërje të rritjes ekonomike . I njëjti indikator konsumi zinte 2,1% vend në rritjen ekonomike të 2017 dhe vetëm 1,5% në 2018. Ku rezulton ketu roli esencial i konsumit?

Eksportet, Shqipëria po avancon apo po zbrapset në raport me rajonin?

Tema e eksporteve, ishte po ashtu qendrore në morinë e statistikave që zbrazi Rama dje para gazetarëve në konferencën e fundvitit. Me mburrje dhe me të drejtë ai deklaroi se eksportet janë rritur me 30% në krahasim me 5 vjet më parë.

Domethënë se Shqipëria e Rilindjes eksporton 1/3 me shumë se ajo e Berishes. Djalli fshihet në detaje thonë anglezet. Sigurisht që në shifra absolute Shqiperia eksporton me shume se 5 vjet më parë. Por a është ky kandari mates i duhur, apo duhet vëzhguar më saktë vendi që zenë eksportet në prodhimin e brendshem bruto?

Banka Boterore në raportin e saj këtë tregues jep, dhe ai është katastrofik per Shqiperine. Më 2013 , eksportet perfaqësonin 10% të GDP-së. Me 2018, ato zenë afërsisht 6%. Një rënie kjo brutale dhe e konsiderueshme në 5 vjet, po të shohesh se në të gjitha vendet e rajonit, jo vetëm që niveli i eksporteve është i lartë në raport me GDP, por -ai eshte dhe ne rritje te vazhdueshme qe prej 5 vitesh. Serbia nga 30% te eksporteve ne GDP ne 2013 ka shkuar sot ne 40% te mases se eksporteve ne raport me GDP. Maqedonia nga 30% ne 42% ! Bosnia nga 24,8% ne me shume se 30% e keshtu me rradhe.

Papunesia po ulet kudo ne rajon

Papunesia ka rene ne Shqiperi, vuri ne dukje Rama. Ajo eshte ulur ne 12,4% nga 18% qe ishte ne 2014. Por hapa gjigande kane bere ne te njejten periudhe dhe fqinjet. Serbia nga 19% papunesi ne 2014 ka shkuar sot ne 13%, Maqedonia nga 28% ne 20%, Kosova nga 35% ne 27% , Bosnia nga 28% ne 18%, Mali i Zi nga 18% ne 15%.

Nuk ka pra asgje “heroike” ne rastin e Shqiperise. Per me teper qe Kryeministri e pranoi se me 2018 jane krijuar jo me shume se 35 mije vende te reja pune, nga 262 mije totalisht ne pese vite , qe do te thote nje mesatare prej 52 mije vendesh te reja pune ne vit. Pra ne vitin 2018 krijimi i vendeve te reja te punes ka qene proporcionalisht me i ulet se mesatarja e pese viteve.

Taksat e biznesit po ulen, por pasi u rriten shume gjate pese viteve

Rama u mburr se taksa e fitimit u ul tani ne Shqiperi ne 5% nga 15 % qe ishte ne fillim te mandatit te pare dhe qe e ben ate me te ulten ne rajon (perveç biznesit te madh qe mbetet me te njejten norme takse 15%).

Por Rama harron te thote se askush nuk e detyroi ne fillim ta hiqte taksen e sheshte te Berishes 10% dhe ta zevendesonte me nje takse 15% . Sot vertete ai po e ul trefish, por me kete , Rama 2 , apo 3, thjesht por ç’ben ate qe beri Rama 1 dhe ketu nuk ka nevoje per mburrje te egzagjeruar.

Mbetet tani te shohim se keto shifra qe mbeten sigurisht pozitive per shqiptaret do te konfirmohen dhe ne 2019. Pertej gjithe atyre qe permendi Rama, dy jane indikatoret qe duhen survejuar vazhdimisht : a do te bjere nje dite borxhi publik nen nivelin ku e gjeti Rama me 2013 (70% e GDP-se atehere dhe po aq sot) pasi ne kete pikepemaje ky tregues eshte renduar duket arritur pik-un ne 72% dhe nuk eshte permiresuar keto 5 vjet.

Dhe se dyti, a do te ulet ritmi i largimit te shqiptareve ne emigracion. Do te deshironim te guxonim te shpresonim biles nje tendence rikthimi te atyre qe jane larguar, qe te perfitojne dhe ata nga “mrekullia” e re ekonomike shqiptare.

Por s’do humbasim me shume kohe te komentojme eksodin e shqiptareve qe vete Rama nuk preferoi ta komentoje. Gje qe s’duhet te na pengoje te urojme gjithe shqiptaret kudo qe jane nje vit sa me te lumtur. Te vazhdojne ta mbajne ne zemer Shqiperine e perjetshme, pa qeverite ate tager kane, ato shkojne e vijne…

January 1, 2019 03:31
Komento

17 Komente

  1. Niku January 1, 03:52

    Burimi nuk je per kete pune, qe te besh analiza ekonomike. E qellon Ramen me pambuk, qe te te jape si dhurate ndonje post, sikurse ia dha Bodes. Rama eshte Kryetari i PS-se, qe mbahet e majte, pra edhe programi ekonomik duhet te jete I majte, me shpenzime sociale, per te varferit. Taksa duhet te jete progresive, nemenyre qe kush fiton me shume, i rritet taksa dhe ne asnje menyre takse te njejte per te gjithe. E tha nje here qe jashte paguhet 45 perqind takse. Keshtu duhet te jete, dhe mos u krahasoni me rajonin, por me Europen. Shteti po pati para me taksat ben rishperndarje sociale dhe njerezit nuk kane arsye perse te ikin. E keqja eshte se jeni te babzitur, kush te pasurohet me shpejt dhe te polarizohet shoqeria. Kjo eshte arsyeja qe Rama duhet te largohet nga PS dhe te shkoje tek PD. Ne vend te tije te vije nje I majte qe mbron keto shtresa.

    Reply to this comment
    • Nesti January 1, 15:46

      Doni apo nuk doni ne jemi mrekullia ekonomike me presh ne….bithe!

      Reply to this comment
      • Arjan January 3, 11:16

        ahahahhaahhahahahah, Nesti je i madh. Nese je nga Gjirokastra je akoma me madheshtor :). Humor i holle. Edhe sikur kunder thelbit te asaj qe thua te jem prape me ben per te qeshur.

        Reply to this comment
  2. tori January 1, 07:02

    Rritja ekonomike eshte barometri kryesor I mireqeverisjes apo keq qeverisjes se nje vendi.Kjo rritje tregon gjithecka.Si u rrit apo shkaqet e rritjes eshte gje tjeter.Hapja e vendeve te punes shoqron rritjen ekonomike.Ne boten e qytetruar kjo rritje I jep garanci cdo qeverie per te qeverisur edhe nje kadenc tjeter.Inshalla ndodhe keshtu edhe ne Shqiperi

    Reply to this comment
  3. Arben January 1, 07:06

    Nga fitorja ne fitorje.

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik me shoket edver

    dhe lalidhjer ne krye.

    Reply to this comment
  4. mateo January 1, 07:59

    Rama eshte mjeshter i mashtrimeve mediatike!
    Shqiptaret nuk ngopen me shifra ,por me pune,arsim,shendetesi,cmime te ulura,pensione qe t’u pergjigjen nevojave jetike te tyre,investime sa me prane njerezve duke filluar tek pallati,lagja,blloku i banimit ,qe te mos dalin nga shtepia e te shkelin ne balte,ku femijet te kene cerdhe,kopshte ,shkolla shteterore,kende lojrash e lulishte afer pallatit e jo te presin mijra femije qe kur lindin e deri sa te shkojne ne gjimnaz te mos kene asnje kend lojrash,asnje fushe sportive etj se kryebashkiaku Veliaj e ka mendjen vetem tek reklama e imazhit te tij e jo qe t’i vije ne sherbim qytetareve!

    Reply to this comment
  5. Buda January 1, 08:57

    Sipas te dhenave te OKB, nga 50 shtete te njohura te pavaruara qe ka Europa, sipas te ardhurave per fryme, Shqiperia gjendet ne vendin e 48; Ukraina ne vendin e 49 dhe Moldavia ne vendin e 50-te.

    Reply to this comment
  6. Bureto January 1, 09:54

    Është e vërtetë kjo, por kjo e ardhur për frymë, që del nga pjestimi i GDP me numrin e popullsisë, a tregon realitetin për Shqipërinë? Ka dy arsye që të bën të dyshosh.
    E para, për llogaritjen e GDP nuk ka metoda të sakta, aq më e dukshme është kjo tek ne, ku informaliteti është afro 40%, pra kemi një GDP jo reale, pra më të ultë.
    E dyta: emruesi i këtij raporti (GDP/nr. popullsie) është popullsia. Edhe llogaritjen e saj ne e kemi skandaloze. Ne jemi shtet pa adresa, edhe ato që janë i ndryshojmë sipas konjukturave politike. Por e kishim fjalën për numrin e popullsisë. Cili merret si tregues? Sa jetojnë në Shqipëri realisht apo sa janë të në Gjëndje Civile? Në këto të dyja ka një diferencë prej afro 1.4 mln banorë!? Cila nga këto shifra merret për bazë? Nëse vihet në atë raport numri real i popullsisë këtu, e ardhura për frymë del më e lartë, në të kundërt, me atë të gjëndjes civle del më i ultë.
    Siç shihet në kushtet e një anarkie shifrash në Shqipëri dhe treguesi i mësipërm do të jetë jo real. Formalizimi i çdo gjëje në vendin tonë, veçanërisht i ekonomisë dhe financave, ngelet një nga dobësitë më të mëdha. Mund të jem subjektiv, por them se nga ato që shohim në kuptimin makroekonomik, Shqipëria nuk duhet të jetë e treta nga fundi i listës i të ardhura për frymë në Europë.

    Reply to this comment
    • Buda January 1, 14:27

      The Poorest Countries In Europe
      Rank
      Country
      GDP per capita (current US$), 2015
      1
      Moldova
      1,843.2
      2
      Ukraine
      2,115.0
      3
      Kosovo
      3,553.4
      4
      Albania
      3,965.0
      5
      Bosnia and Herzegovina
      4,197.8
      6
      Republic of Macedonia
      4,852.7
      7
      Serbia
      5,143.9
      8
      Belarus
      5,740.5
      9
      Montenegro
      6,415.0
      10
      Bulgaria
      6,819.9

      Reply to this comment
    • ganiu January 1, 16:18

      Bureto, deri diku ke të drejtë. Por kemi një faktor që të ka shpëtuar. Për mendimin tim është shumë i rëndësishëm.
      Po ti bënim një makjazh të dhënave makroekonomike, me koeficientin e informalitetit që mbretëron në Shqipëri, pra atë 40%, do të dilnim shumë më lartë se ajo që na vlerësojnë. Kështu që nuk do të ishim të tretët nga fundi, por diku nga mesi ose më lart.
      Por ky makjazh nuk mban në “faqen” e Shqipërisë. Sepse me atë “djersitje”, emigracion legal e ilegal, në kufijt e arratisjes, del se dhe ato të dhëna që janë dhënë nga BB, duhen parë më tendencë uljeje.

      Reply to this comment
  7. Kris January 1, 15:59

    Ne vendet e zhvilluara opozita ben dhe gjeste politike kavalereske duke pershendetur dicka pozitive qe ben pozita per nje aspekt te vecante. Tendenca e kundershtimit total pa shume argumenta(do ishte mire te citoni dokumentet duke i paraqitur ato) po behet e lodheshme dhe me efektivitet 0. A mundet dikush nga media opozitare te thote cfare ka bere mire qeveria? Jam i sigurt qe do gelltiteni para se te mund te artikuloni dicka.

    Reply to this comment
  8. Adih January 1, 20:03

    Shkrim i siperfaqshem .
    Keni haruar me kryesoren ,ku mund ta varrosi komplet Shqiptaret ,dhe tna nxjerin ne ankand. E pastaj tna blejne Greket e Serbet , Turqit e Ruset . Shkelet kushtetuta posacerisht per pronat. qe prej 27 vitesh nga neokomunistet te ndare ne tre parti PS ,LSI ,,PD.. .Konkretisht :
    Jane shume dosje ( me qindra) ne gjykaten e STRASBOURGUT te bllokuara ,pa dale ende ,posacerisht per pronat mbi 10 viteve . Dhe mos te harrojme .qe pritet te shkojne te tjere kondra shtetit shqiptar ,pronare ,dhe natyrisht kane me se te drejte . Jane pa ikur , se politika qe e terheq prej hundesh drejtesine , ju i ,eshte dhene urdher me i sorollatur pronaret dhe mos me mbaruar procesi gjygjesor ne shqiperi. Dhe ne qofte se Gjyk e STRASBOURGUT , neser hap rubinetin , vjen katastrofa me e madhe qe mund te ekzistoje . Te papergjegjshmit politikane te ketyre 27 viteve , po ja lene njeri tjetrit kete katastrofe te majme me miliarda Euro popullit ne kurriz , e ti pagoje si deri me sot me taksat e veta , , ne favor te pronareve . Dhe , spo ja u llogaris leket mbi gjygjet , qe mer si hak pune Gjyk e STRASBOURGUT ,ku deri me sot ka qene teper sekret dhe pa transparence nga ana e shtetit te dhjere shqiptar. Ta dini o popull i neperkembur ,keta zabite te papergjegjshem kane premtuar ne BE ,amani na ndihmoni na lini pak kohe ,mos na i jepni keto vendime ,se do ja japim pronen pronareve ,me ane te Merkelit dhe ish pres Hollande ne France i jane lepire dhe lutur te nderhyne ne gjyk e STRASBOURGUT , dhe nga ana tjeter , me emra te trete ,si Z Mane e me soj e sorolloper ,i kane dhene perlen e bregdetit me 1 euro m2 ??? per interesat e tyre ??no koment.
    Papergjegjshmeria e ketyre kelyshve te R Alise te Katovices ,ka arritur kulmin .Kjo eshte edhe detyra kryesore qe Brukseli ja ka lene ciper tavolines ketyre bandilleve si kusht kryesor ,per integrimin e shqiperise ne BE: Ku keto nuk e duan integrimin e shqiperise ne BE se i ruhen diktatit dhe transparences se ligjit te BE ,ku shqiperia ka shume nevoje dhe interes ,per zhvillim ekonomik e social.
    Pa haruar , se sidomos per kete problem , nuk ka as edhe nje invesitor serjoz te vije ne shqiperi ,ku papunesia ka aritur perqindje te dhimbshme ,dhe Rama si kryeminster e ka alergji pathollogjike tja permendesh kete teme ,pronat dhe pse nuk ka as edhe nje investim nga perendimoret . As edhe nje te vetme ne kete kohe te Edverit sot e 6 vite ne pushtet .. Prandaj po behet nga perendimoret ,me diktat ,kunder katovicareve anti zhvillim dhe eshte pa kthim mbrapsht reforma ne drejtesi , SPAK..
    Gezuar viti i ri 2019 dhe zoti i ruajte gjithe shqiptaret nga kjo katastrofe ,qe do vije pa tjeter ,por eshte thjesht vetem ceshtje kohe .Do me kujtoni.

    Reply to this comment
  9. Zgalem January 1, 21:40

    Me gjithe respektin , qe kam , per autorin e ketij shkrimi , dua te bej disa vrejtjetje , qe duhet t’i mbaje parasysh , per vete , ne se do te ruaj staturren si perfaqesua I popullit . Qysh ne fillim , duket se ke bere nxehjen , per te ber nje shkrim kitrik , fund e krye . . Faktikisht , ne kete dalje nuk ka asgje per te kritikuar , sepse raportin perpara Publikut e ka detyre .cd’do Kryeminister I cilitdo vendi . Ti thua , qe raporti I BB, nuk eshte bere vetem , per Shqiperine . C’argument eshte ky ? Thjesht tendenca jote . Vijon me poshte ti : “Ulja e pa punesise ka ndodhur kudo ne rajon ” Po pastaj , c’do te thuash ? Njeriu , qe ti I je qepur flet , per gubernen e tij . Do te ishte ndryshe te kishte deformuar ndonje shifer . Gazetari serioz , per te arritur ku do , duhet te shofi bazen nga niset . Eshte fjala , qe eshte bere dicka , ku kishte vakum nga A te zh . populli degjon per dite kritika tendencioze nga opozita dembele . Vakumin e ketij opozitarizmi bajat , dicka duhet ta plotesojne gazetaret e pa anshem . Ky shkrim nuk ploteson asnje mission Zgalem

    Reply to this comment
  10. Varthi January 1, 23:07

    Burimi,
    Shirat që sjell ti vetë në shkrim vërtetojnë atë që thotë KM për rritjen dhe papunësinë. Pavarësisht nga gabimet, ky KM po përpiqet të bëjë shtet dhe këto përpjekje duhe lavdëruar. E harruat rrumpallën që gjeti më 1913?

    Reply to this comment
  11. sopiqoti January 2, 12:32

    AS MISH e AS PESHK analiza qe na paraqet zoti Genc Burimi.Varferi ne debatimin me e problemet qe paraqiti kryeministri.lidhur me aritjen dhe prespektiven.

    Reply to this comment
  12. francesk January 2, 19:03

    ky zotnia Burimi asht ba si Lubonja, per gjithshka ban Rama ,i del kunder; udhhiqet pra nga menia jo nga arsyja…
    Domethane nuk ja vlen me marre seriozisht.
    Le ti rroje Dites per pashke a bajram

    Reply to this comment
  13. besa January 4, 20:45

    Nuk e kuptoj ku punon, merr leke dhe ha ky Genc Burimi qe nuk paska shteruar akoma se kjo bora qe bie tani eshte per beharin e ardhshem. E kam lexuar shpeshe dhe shkrimet e tij me duken bajat pa asnje shije, si duket dhe vete si njeri i tille eshte, por pyetja eshte: a e kuptojne veten njerez te tille se ku notojne? Apo not bejne dhe ne ajer!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*