Ancelotti prezanton në Tiranë librin e tij “Udhëheqja e urtë”

September 2, 2016 19:00

Ancelotti prezanton në Tiranë librin e tij “Udhëheqja e urtë”

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, trajneri Ancelotti ka ardhur në Tiranë për të folur përpara 150 të ftuarve mbi librin e tij “Udhëheqja e urtë: Si të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet”.

Takimi mes trajnerit të mirënjohur italian, ish-drejtues i Milanit, Parisit dhe Realit të Madridit e tashmë në krye të Bayern Munchen, ka nisur në Kryeministri që prej orës 18:30. Mes të ftuarve është tekniku i kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, por edhe trajnerë të tjerë shqiptarë.

Para të pranishmëve Ancelotti ka përshkruar disa momente nga libri i tij, dhe mesazhet që përcillen tek lexuesit.

“Jam i kënaqur dhe i nderuar që ndodhem këtu. Faleminderit për ftesën e kryeministrit. e pranova me shumë dëshirë. është hera e dytë që vij në Tiranë. Hera e parë ka qenë me Milanin ku kemi bërë një miqësore këtu. Libri është shpjegimi i një përvoje të bukur, bazuar në marrëdhëniet midis njerëzve. Pasi në fund të fundit futbolli është ky. Trajneri duhet të ketë aftësi të menaxhojë dhe të ruajë marrëdhënie të mira me të gjithë. Lidershipi është mbi të gjitha i qetë dhe me komunikim. nuk mund të ketë lidership autoritar. Karakteri përfitohet me përvojën që personat kanë. Asnjëherë unë nuk kam patur një lider autoritar, as im atë, as mësuesit e profesorët e mi, dhe as trajnerët e mi. Ndonjëherë thonë se duhet të përdorësh thuprën, por unë i kam thënë se nëse doni të përdorni thuprën duhet të merrni dikë tjetër”, tha Ancelotti.

Kryeministri Rama tha se libri përcjell mesazhe me vlerë për lidershipin.

“Në libër ka gjëra mjaft të dobishme për çdo person që punon me persona të tjerë që duhet t’i menaxhojë dhe të punojë me ta”, tha Rama.

September 2, 2016 19:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin