Ancelotti refuzon Italinë për Chelsea-n

April 29, 2018 09:10

Ancelotti refuzon Italinë për Chelsea-n

 

Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit.

Ish-trajneri i Milanit, aktualisht me pushime në Kanada, i ka bërë të ditur drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) se e refuzon ofertën që i është bërë.

Sipas mediave sportive italiane, Ancelotti ka arritur një marrëveshje me një klub të huaj, ku mendohet se ka qenë edhe më parë trajner.

Logjika të çon vetëm te Chelsea.

Tashmë, për Italinë mundësia e vetme mbetet Roberto Mancini, ish-trajner i Inter dhe Manchester City.

a.s/dita

April 29, 2018 09:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*