Ancelotti së shpejti me një ekip të ri

October 30, 2017 13:08

Ancelotti së shpejti me një ekip të ri

Carlo Ancelotti ka mbushur një muaj nga shkarkimi si trajneri i Bayernit.

Trajneri italian është ende i pa punë por kjo gjendje nuk pritet të zgjasë shumë, pasi ai së shpejti pritet të marrë drejtimin e ndonjë skuadre të madhe.

Ish-trajneri i Milanit, Chelseat e Real Madridit është kthyer të flasë për shkarkimin nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Sipas Ancelottit drejtuesit e Bayernit nuk besonin më tek puna e tij dhe për këtë erdhi shkarkimi.

Drejtuesit e klubit nuk besonin më në punën time dhe për këtë erdhi edhe shkarkimi, por që tani më nuk ka rëndësi. Tani vetëm dua ta shijoj futbollin si një tifoz”, u shpreh Ancelotti.

Italiani ka zbuluar se së shpejti pret të marrë drejtimin e ndonjë skuadre që ka projekt fillestar dhe të punojë i qetë.

“Dua të drejtoj ndonjë skuadër me një projekt fillestar që të punojë në qetësi. Profesioni i trajnerit është që nëse pëson humbje presioni rritet vetvetiu. Nuk jam duke i ngutur, pasi po pres që me qetësi të marrë drejtimin e ndonjë skuadre”, u shpreh Ancelotti.

Përveç Milanit dhe Bayernit, Ancelotti më parë ka drejtuar edhe Juventusin, Chelsean, Real Madridin, PSG-në, Parman dhe Reggianan.

October 30, 2017 13:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*