Anderlecht, Besnik Hasi nuk shkarkohet

June 1, 2015 12:09

Anderlecht, Besnik Hasi nuk shkarkohet

Edhe pse nuk e fitoi asnjë trofe me Anderlechtin në edicionin që sapo përfundoi, Besnik Hasi do të vazhdojë të udhëheqë gjigantin belg edhe në kampionatin e ardhshëm. Edhe pse mbetën duarthatë, drejtuesit e këtij klubi janë të kënaqur me punën e deritanishme që e ka bërë trajneri kosovar. “Ne jemi shumë të kënaqur me punën që e ka bërë Besnik Hasi”, ka deklaruar për “Anderlecht-Online” drejtori i klubit belg, Herman Van Holsbeeck.

Në një prononcim të botuar në median belge, ai ka thënë se ish-kapiteni i Shqipërisë do të qëndrojë gjatë në krye të shtabit teknik. “Hasi është zgjedhja jonë e gjatë për të ndërtuar një ekip me të rinj. Ne e kemi ruajtur këtë frymë në skuadër. Hasi e ka treguar më së miri këtë. Nuk duhet harruar fakti se deri në fund ishim në garë për titull, pastaj luajtëm në finale të Kupës, e mbi të gjitha duhet kujtuar pjesëmarrja e mirë në Ligën e Kampionëve”, – ka theksuar ai.

June 1, 2015 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*